Një 30 vjeçar nga Shqipëria me inicialet H.E. është arrestuar në aeroportin e Genovas në Itali, pak pasi kishte zbritur nga avioni.
Më përpara, autoritetet kishin kryer një operacion kundër shpërndarjes së kokainës, nga i cili ishin arrestuar dy persona, dhe ishin në dijeni të përfshirjes së H.E.
Hetuesit dyshojnë se H.E. furnizonte me drogë një çift që kishte në pronësi një dyqan mishi.
Trafikantët përdornin një gjuhë të koduar kur flisnin me klientët e drogës.
Sipas asaj që shkruan La Stampa, i riu, i cili në të kaluarën jetonte në Loano, investonte të ardhurat në automjete të cilat më pas shiteshin në Shqipëri.
Momentalisht, ai ndodhet në paraburgim dhe akuzohet për trafik droge si edhe pastrim parash.
s.a/dita
