25 vjeçari E.Sh., banues në Gramsh është shoqëruar një natë më parë në ambientet e Komisariatit të Policisë pasi ishte konfliktuar me disa persona gjatë një feste të organizuar nga Bashkia Gramsh. Në përfundim të veprimeve, ai është lënë i lirë.
Ky shtetas në bashkëpunim me 24 vjeçarin K.B., gjithashtu banues në Gramsh, i kanë zënë pritë punonjësit të policisë që e kishte shoqëruar në Komisariat ditën e sotme dhe kanë tentuar ta godasin.
Në vijim, këto shtetas janë arrestuar për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
e.ll./dita
