Një 37-vjeçar u arrestua dje në Tiranë, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh në linjat e autobuzave të kryeqytetit, ku të paktën 10 nga këto vjedhje i ka të dokumentuara nga policia. Me taktikën e vjetër ai pikaste viktimat në linjën e Unazës, kryesisht gra dhe sapo gjente momentin e rrëmujës, u hapte çantat, duke u marrë portofolat ose celularët. Nga përshkrimet e 10 grave të vjedhura prej tij, ishte mundur të krijohej një identikit i këtij personi, ku pas krahasimeve mes dëshmive të femrave dhe karakteristikave fizike të Stefan Agollit, është arritur në konkluzionin se bëhej fjalë pikërisht për të. Edhe të paktën 10 denoncime të tjera pritet që të kenë të njëjtin autor vjedhjesh, ndërsa duke mos përfshirë rastet e denoncuara, dyshohet se ky person ka vjedhur me dhjetra gra nëpër linjën e autobuzëve të Unazës, në Tiranë.

Jepeni foton e ketij HAJDUTI,qe te kujtohen te gjithe ata qe ai u ka vjedhur parate neper xhepa apo canta!!!
Ky hajduti nuke ka fytyre,se po te kishte nuke vjedhe pleq dhe plaka….se qunat e rinje e bejne synet.
Mos i nxirni më nga burgu sepse nuk e harrojnë kurrë zakonin?