Ryshfet 200 euro, arrestohen tre doganierë të pikës kufitare në Kakavijë

Saimir Lleshi
corruption

Tre doganierë të pikës së kalimit kufitar në Kakavijë përfunduan në prangat e policisë, pasi akuzohen për korrupsion pasiv.

Burime zyrtare të policisë sqaruan se janë arrestuar doganierët Ilirian Ymeraj , 42 vjeç, banues në Fier, si dhe Islam Thana , 42 vjeç , banues në fshatin Picar ,Gjirokastër dhe Eneida Çuçi , 35-vjeçe, banuese në Gjirokastër, me profesion doganiere në Pikën Doganore Kakavije.

Sipas policisë, doganieri Ymeraj ka marrë një shumë prej 200 eurosh për të lejuar kalimin kontrabandë të disa mallrave. Ndërkohë, dy doganierët e tjerë me veprimet dhe mos veprimet e tyre kanë lejuar kalimin e mallit teksa ishin në shërbim. Policia tha se është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi Edison Qose, 42-vjeç, banues në Shkozë, Tiranë.

“Në aksin rrugor Kakavije -Tepelenë, në automjetin e tij tip “”Fiat”, u gjetën 1.3 ton mallra ushqimor, të cilat i kishte sjellë nga Greqia nëpërmjet Pikës Doganore Kakvijë duke shmangur detyrimet doganore, si dhe duke i dhënë doganierit të turrnit shtetasit Ilirian Ymaraj shumën prej 200 Euro”, sqaron policia.

Doganieri Ymeri teksa ka marrë vesh për arrestimin e poseduesit të mallrave kontrabandë ka braktisur detyrën dhe është larguar por është kapur gjate ndjekjes nga Policia e Gjirokastrës.

Dy doganierët e tjerë akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë qenë në shërbim në Pikën Doganore Kakavijë dhe me veprimet dhe mos veprimet e tyre kanë lejuar kalimin e automjetit me ngarkesë ushqimore prej 1.3 ton mallra ushqimor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale. /Dita/

Share This Article
2 Comments
  • Reklam ju behet .
    Do lirohen shume shpejt me argumentin ” Arrest i pa ligjshem ” .
    Do akuzohet gjykata se ka lene te lire kriminelet.
    Pas pak kohe keta do te propozohen per drejtora.
    Qarkullim kuadri dhe lirim vendi pune ,hesapi. Presin ata qe jane emeruar.

    A nuk ndodhi keshtu me punonjesit e tatimeve ne Gjirokaster qe u arrestuan per korrupsion dhe u lane te lire se ishte arrestim i pa ligjshem . Komisioni ne Tirane vendosi qe per, 7 vjet mos te jene ne administraten publike.
    Partia , deputeti Ahmetaj dhe Angjeli i propozon per drejtora ?
    Kush ben burg per 200 Euro mor ta marsha !

  • NORMALE,

    KUSH VJEDH 200 EURO SA PER TE MBAJTUR FAMILJEN DIREKT NE BURG.

    ILIR M…TI QE KERKON “200,000 NESER NE MBREMJE SE ME DUHEN”, ESHTE NE KRYE TE SHTETIT.

    POR MIRE TJA BEJNE KETIJ MILETI SE KESHTU I DO DRUTE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *