Anëtarësimi i Gjibraltarit si anëtar i plotë i UEFA-s ka ngjallur shpresa edhe te Kosova për të arritur një gjë të tillë, por ka qenë presidenti Mishel Platini ai që ka ftohur menjëherë entuziazmin e kosovarëve. Në të vërtetë, ideja u hodh nga një publicist britanik, i cili shkruante se tani edhe Kosova i ka dyert të hapura, pas anëtarësimit të Gjibraltarit, ndërkohë që Federata e Spanjës ishte kundër. Gjibraltari është tokë spanjolle, por i është dhënë Britanisë më 1713 dhe 30 mijë banorët e tij janë shtetas britanikë. Mosnjohja nga Serbia ka shkaktuar deri tani mosanëtarësimin e Kosovës, por Platini ka thënë dje se këto nuk janë raste të ngjashme dhe se Kosova nuk mund të perfitoje nga rasti i Gjibraltarit. Francezi ka shpjeguar se Gjibraltari ka aplikuar për anëtarësim atëherë kur nuk ka qenë kusht anëtarësimi në OKB. “Jemi të detyruar ta pranojmë Gjibraltarin, sepse ashtu ka vendosur gjykata. Ai vendim nuk do te ketë kurrfarë ndikimi për Kosovën”, tha presidenti i UEFA-s. Megjithatë, drejtuesit e futbollit kosovar i kanë dërguar një letër presidentit të FIFA-s, Sep Blater, që ta zgjidhë çështjen e futbollit kosovar gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv dhe Kongresit të kësaj organizate, i cili mbahet në fund të këtij muaji. Për fat të keq, është mësuar se çështja e Kosovës nuk do të jetë në rendin e ditës së KE të FIFA-s.

platin figur rmjerane,figur shkarravitur.
Per te marre mandantin si president i UEFA, Platini, qe nuk ka koke por vetem shputa (kembe) i lepihesh Armando Dukes, per nje vote. Ky pazarexhi, ben pjese te futbollit Europian Gjibraltarin, teritor i Spanjes me 30 mije banor dhe le te pa perfaqesuar nje komb ne mes te Europes, Kosoven me 2 milion banore. Pazarexhiu Platini eshte deshtak dhe kerkon te behet president i FIFA-s ne vend te Sep Blaterit, matrapaz. Sporti eshte jashte politikes dhe bashkon popujt dhe kombet.