Duam t’u shprehim mirënjohjen tonë të gjithë atyre që na u gjendën në dhëmbjen e madhe që na ra befas, kur shtëpia jonë u mbush me dritën e qirinjve të vdekjes.
Djali ynë Atjon Zhiti ndërroi jetë para ca ditësh në një aksident rrugor pas një feste me shokë dhe shoqe. Shpejtësia e madhe si e dëshirave të tij, pengesat e rrugës si një mallkim i kobshëm e çuan në tragjedi, duke i ndërprerë pa mëshirë gjithçka që sapo kishte nisur…
Përmes pikëllimit të thellë e hutimit mortor i falenderojmë mediat elektronike dhe ato të shkruara që jo vetëm e dhanë lajmin e zi duke shpërndanë imazhe të studentit 19 vjeçar të filozofisë Atjon Zhiti, por në shumicë botuan shkrimin e fundit të tij, të cilin e priste, por nuk e pa dot. Po kështu botuan dhe artikuj të veçantë që i kushtoheshin atij, njëri e shihte si trishtim në të gjithë Shqipërinë, tjetri ulërimë oqeanike, se ndodhej buzë oqeanit kur mori kumtin, ndërsa një prift zbulonte një mision të shenjtë te Atjoni ynë, etj, etj.
Së pari ne u dëshirojmë çdo të mirë të gjithë atyre që na thanë fjalë ngushëlluese apo u përlotën bashkë me ne apo heshtën, që nga fqinjët tanë të mirë e deri tek të njohurit e largët e të pa njohurit, nga kudo, nga miqtë nga Shqipëria e Kosova, nga Italia, ku djali ynë studionte në Milano, në Universitetin “Sacro Cuore”, nga Anglia e Greqia, Zvicra, Franca, Austria, SHBA-ja, Belgjika, Austria, Izraeli, etj, mirënjohje të gjithë atyre që kaluan pragun e derës tonë për të trembur mortjen, shokët dhe shoqet e shumtë të Atjonit, që sillnin forcë jete, pedagogë, shkrimtarë, bashkëvuajtës, deputetë, klerikë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ambasadorë, ish ministra, ish Presidentë të Shqipërisë dhe të Kosovës, ku djali ynë shkonte me dëshirë, etj, etj, deri edhe alpinistët që iu ngjitën Himalajeve, pamë qiellin afër Zotin, na thanë, nuk dihen misteret e tij, kurse ne tani na mjafton një copëz tokë sa një varr dhe humnera e saj… Do të donim t’i kujtonim një për një, me emra, do të donim t’i falenderonim për gjithçka, edhe për duartrokitjet me të cilat u përcuall Biri ynë, kuartetin e harqeve, i premtuar për datëlindjen e tij të 20-të, për karafilat e kuq që hodhën mbi arkmort studentë e bashkëmoshatarë, për tufat me lule e kurorat që na erdhën nga kudo, nga ministra e deri dhe nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Republikës. Dhe ata që s’mundën të vijnë dot i kuptojmë… Humbja që pësuam ne është e madhe dhe e gjithmontë, e pa qetësueshme kurrë, mbase vetëm kur të jemi pranë birit tonë, por do deshëm të thoshim tani se, kur besimi ynë në qiell u trondit së tepërmi, na u shtua besimi në njerëz…
Shoqet dhe shokët e Atjonit i falenderojmë veçanërisht për gëzimet që kanë kaluar ata së bashku, për aventurat e pafajshme rinore, që e duan aq shumë, gjithmonë në kohë të tashme, për ato që thonë dhe shkruajnë për Atjonin e tyre, për takimet ku ai vazhdiumisht është…
Shokët dhe shoqet e Atjonit, një pjesë të cilëve kanë ardhur për pushimet e fundvitit nga universitete të ndryshme të botës, na thonë se Atjoni kishte një ëndërr dhe një përkushtim në arritjen e saj, ne e dimë cila është, shtojnë ata dhe buzëqeshin, është dhe jona, e dëshmojnë dhe ato pakëz shkrime që na la e arriti të botojë, e shpalosin dhe veprimtaritë e tij të porsanisura në Parlamentin Rinor Europian, si p.sh., në Riga, Barcelonë, etj, si dhe takimi i fundit për të të cilin po punonte, do ta kryenin në Shqipëri, në Korçë, i binduar se do të tregonte diçka të vyer nga vendi.
Ah, ne vetëm deshëm të përuleshim me nderim para dhëmbjes e mirësisë së të gjithëve atyre që na u gjendën, secili siç mundëte, në hatanë tonë dhe deshëm të thoshim diçka që e dinë të gjithë, por jo gjithmonë ndjehet, për fat të keq dhe harrohet, që nuk ka pasuri më të shtrenjtë e më të shenjtë se jeta dhe jeta e gjithsecilit është po aq dhe e të tjerëve që ka përreth dhe e duan, është lidhur dhëmbshëm, tmerrshëm, ulëritshëm dhe atë, jetën tënde, duhet ta ruash po aq shumë dhe për të tjerët, të rinjtë sidomos të ruhen nga gropat që ne kemi lënë rrugës, të mos i shndërrojnë në varre, se ky është fatkobi, apokalipsi… Ndërkohë po e mbyllim, me sytë plot lotë, duke i dëshiruar kujtdo të mirën që do të donte vetë e që vlen për të gjithë, vite të rinj të begatë atdheut, me besimin se ëndrra e Atjonit dhe e të rinjve për një jetë më të bukur është gjithandej, ata po kulturohen për t’i bërë të vërteta vizionet dhe idetë, të cilat janë më të mira se sa tonat dhe do të dijnë t’i përmbushin më mirë se sa ne.
Amen!

Pa koment………..
Sa keqardhje per birin e tyre te vetem qe iku nga duart e prinderve aq i ri. Shume e veshtire , por mbahuni, zoti ju dhente force.
Zoti ua befte dhimbjen te lehte.
Dhimbje e pazevendesueshme, por edhe guximi juaj meriton nje bravo, qe permes dhimbjes, gjeni forcen, per te treguar qytetarine tuaj.
I qofte i lehte dheu djalit tuaj dhe jam mese i bindur, se ai sot ju sheh nga parajsa.
Dhimbjen qe ndjej, teksa lexoj me lot, nuk mund ta shpreh ndryshe, vetem me keto fjale:
I QOFTE DHEU I LEHTE DHE SHPIRTI I TIJ I NJOME U PREHTE NE PARAJSE!
AMEN!
Ne te tilla raste thuhet “edhe hasmit mos i rente ne dere kjo tragjedi”..por kur mora qe islamiku Mal Berisha qenka favorit i kesaj familje (ish ambasdor ne stamboll dhe londer dhe ish spiun i dy sistemeve) nuk na vjen mire qe spiunet e diktatures bashkjetojne me viktimat e tyre.
Nuk me vjen mire qe jemi ne prinderit e tyre qe po vrasim femijet tane me rruget dhe ligjet qe kemi bere.megjithate ….RIP –ATJON ZHITI
Po cfar te lexosh !!! Dhimbja ndihet tek cilido …… Mbahuni Ju dy …. Ngushullime per kete dhimbje pafund.
Fisnikeria dhe kurajua e juaj me shton dhimbjen, sepse esht humbje e te gjitheve, kur pjes e pjeses suaj ndahet nga nje shoqeri qe kaq shum ka nevoj per njerez si ju ! I ndrit shpirti atje ku shkoi per ju e per te gjith ne, qe aq shum u prekem
Qofte i Parajses Atjoni…
Ju shpreh ngushellimet e sinqerta familjes. Humbja eshte e pazevendesueshme. Deri sa prinderit te jene gjalle dhimbja do t’i shoqeroje. Cdo vdekje eshte nje gjendje shock-u per te afermit, ku maksime qe vlen eshte: thjesht duhet te kalojme permes kesaj dhimbje. Rruge tjeter nuk ka. Vendi qe la bosh per prinderit nuk e zevendeson njeri.
Jeta eshte e shkurter dhe mund te mbyllet ne cdo cast. Cdo gje tjeter pervec jetes eshte hic.
Ky shkrim i z.Zhiti tregon edhe nje here sa vanitoze jemi ne njerezit. Me vjen keq qe Zhit-et edhe ne keto caste dhimbje te kobshme, ne vend te merren me veten e tyre merren me nje vanitet te kote: mesazhet nga shume vende te botes, dhe vizitat e ish-ave te vdekshem prej koti te politikes shqiptare (shumica kriminele te padenuar) apo edhe kryetarit te Bashkise se Tiranes, atij hajdutit qe la pa baba kater pale kalamaqer me 21 Janar 2011. (Ne kete kontekst nuk kam kuptuar asnjehere, se si nje njeri si Visar Zhiti, i persekutuar me gjase pa te drejte nga nje sistem jo human, si ai enverist, u be paterice e nje sistemi po jo human si ai i Sali Berishes. Kaq te veshtire e kane disa njerez te shohin disa te verteta te thjeshta dhe t’i thone te bardhes te bardhe dhe te zezes po te zese?)
Sic duket Zhit-et i kane keqkuptuar mesazhet. Ato i drejtohen gjemes qe i ka gjetur, sepse i ka ikur drita e syrit dhe me siguri jo aftesive te djalit te tyre te dashur si filozof i ardhshem. Besoj se cdokush e merr me mend, qe nje 19 vjecar nuk ka ndonje filozofi te madhe per te ofruar ne kete bote te sotme.
Edhe njehere ngushellime te sinqerta dhe zoti i ruajte mendte.
Tung,
Blendi
Mbase mund ta konsideronit edhe si nje mesazh sensibilizues i cili duhet te na beje te reflektojme Z. Blendi, e mos t’i shihni gjerat ne kontekst negativ?
Zonja Lola bashkohem me mendimin tuaj qe ka vend per sensibilizim dhe reflektim por shikoj qe ka nje ekzagjerim ne kete eveniment mortor.
Konkretisht ajo qe na ndan nga zoti Visar eshte se ai ” Kryetari i Bashkisë së Tiranës” qe e paska vene me germa te medha eshte nje kriminel gjakftohte qe ka kryer krimin e vrasjes ne 21 janar 2011 bashke me kolegun e Zhitit ,Sali Berishen.Disa muaj para votineve te 23 qershorit ne nje interviste te Zhitit me rastin e marrjes se turpeshme te portofolit te Ministrit Kultures foli me tone euforike per “shpetimtarin berishe” dhe denigroi keq Edi Ramen.Edhe kur u dogjen te perndjekurit politike ne tetor 2012 Visar Zhitit nuk ja pame jo vetem bojen por u rrjeshtua ne krah te kanibalit Berishe.Vlersoj shume shoqerine civile shqiptare qe i kane ndenjur prane nje njeri ne hall te madh si zoti Zhiti por ky i fundit te mos ngaterroje solidaritetin e shqiptareve ne pergjithesi duke bere seleksionim dhimbjesh……………………..21 janari,gerdeci dhe djegia e te perndjekurve politike duhet te veje ne mendime Visar Zhitin si nje nga emblemat e disidences ne Shqiperi qe u be vegel e Berishes.,ish persekutorit te tij dhe per kete e ftoj kete te perndjekur politik te mos harroje gjyqin e Hysen Shoshorit qe dhe nga varri mallkon ato qe perkrahin shtrigun Berishe.
Per te tilla raste nuk eshte me vend qe te politizoen edhe dhimbje te ketij formati, pavaresisht se e kujt ishte rradha kesaj here. Duhet te jemi më qytetare dhe më njerëzorë.
Familjes Zhiti i urojme qe, te pakten Zoti me qe nuk ua kurseu djalin e vetem, t’u kete dhene atyre force per ta perballuar dhimjen e pangushellueshme.
Zoti Bureto te kuptoj ne menyre absolute por dhe ju perpiquni te me me mirekuptoni.Nuk ka baba ne Shqiperi qe nuk do ta kishte zili nje djale engjell si i ndjeri Atjon dhe nuk ka force ne kete planet qofte dhe hyjnore qe te zvogloje sadopak dhimbjen kozmike te ciftit Zhiti.Por zoti Visar me kete “nde qe i ben Kryetarit i Bashkisë së Tiranës” qe e paska vene me germa te medha qe eshte nje kriminel gjakftohte dhe qofte ju i nderuar Bureto qofte dhe zoti Zhiti nuk duhet te plagosin dhembjen e 8 jetimeve te 21 janarit qe kane te njejten dhembje me ju per te dashurit e tyre.Zoti Visar nuk duhet te lendoje 3000 Atjonet e vrare ne 1997 ,te egzekutuarit e fisit te haklajve te gerdecit dhe otrantos per te cilet i preferuari i visarit ,sali berisha eshte treguar frankeshtein moster.Vdekja nuk duhet te kete seleksionim ne dhembjet qe shaktojne e cfare do natyre qofte.Mbeten ne shprese se nuk do keqinterpretoni kete mesazh.
Njè dhimbje e pa fund por tè keqes hapi derèn thotè populli.Ngushèllime familjes Zhiti.Zoti jua bèftè tè lehtè dhimbjen.
Tastjera e ka te veshtire te ngushelloj keta dy prinder per djalin e tyre 19 vjecar…zoti ju ndihmofte.
Keqardhje, dhimbje dhe respekt.
Keqardhje dhe respekt!Ikja shpejt e nje femije eshte nje shkaterim i pariparueshem,qe ska gje ne bote qe e balancon.
Eee! Bir i nenes, bir…!
Ngushellime per humbjen e madhe…..nuk ka fjal qe qetson shpirtin e prindit per humbjen e djalit,… koha kalon ,malli shtohet dhe dhimbja rritet akoma me shume. Keto jane caste qe jeta te duket ferr dhe ti nuk e kupton pse po jeton akoma pas ketij kobi….por do apo nuk do ti, jeta vazhdon dhe ti je e pafuqishme para vedimit te Zotit. Eshte Ai qe vendos fatin tend. Nje dite te gjithe do jemi sebashku me te dashurit tane, po kur te vije koha. Tani duhet durim dhe shume kurajo per te perballuar dhimbjen…..dhimbja ime eshte po aq e madhe sa e juaja sepse dhe une e humba djalin tim dy vjet me pare ne nje aksident …..Le ta jetojme jeten me kujtimet e bukura qe na kane lene djemt tane sepse dhimbja eshte si puna e lules qe sa here e ujit ajo rritet me shume. Ngushellime nga zemra!!
Ngushellim Poetik ne kujtim te Atjon Visar Zhiti
Nuk di pse vargu nuk mer fryme
E pena ngec e s`ecen permbi leter
Nje lajm ogurzi vjen rrufeshem
Per shokun tim nga kontinenti tjeter
Une penen le menjane e rri mendoj
Atje larg mbyll syte nje vogelush
O c`tmerr per nenen, llahtar per babane
Te vuajtur, te mjeruar si askush
Po ngrihu me kurajo shoku im
E di qe shpirtin ke te vrare
I pafuqishem, kllapitur ne trishtim
E qan me denese permbi djale
Po ja qe jeta eshte e pameshire
E cdo gje ne bote te duket kot
Kurajo, vec kurajo shoku im
Kjo breng me lot, nuk lahet dot
Robert KAMANI
Worcester – Massachusetts,
USA
Atjon nuk ka vdeķ por ka ndrue jete ,rispetto per fam Zhiti
Une e mama ime bejme pjese ne ata, qe ne heshtje e nga larg ju kemi qene prane keto dite e vazhdojme t’ju jemi prane per t’ju lehtesuar sado pak dhimbjen e papershkrueshme qe ju takon te mbani tashme mbi supe.
Fort te hidheruar ju perqafojme nga larg.