Ndërsa lundrojmë në një botë post COVID,ne po pastrojmë negativen dhe po sjellim pozitiven.Por nëse pandemia na ka mësuar dicka është se shtëpitë tona janë vërtet kështjellat tona.
Ndryshimi i stinëve është një justifikim i mrekullueshëm për rinovimin,apo përmirësimin e dizajnit në ambjentet e brendshme të apartamentit tuaj.
Disa ide praktike dekorimi pranveror që do ta bejnë hapsirën tuaj të ndritshme dhe plot gjallëri .
NGJYRAT PASTEL
Nuancat e ngjyrave pastel janë thjesht sinonim i pranverës dhe bëjnë punën e përsosur për të freskuar dekorimin pranveror të shtëpisë tuaj. Këto nuanca ofrojnë një mjedis qetësie aq shumë të dëshiruar në jetën tonë me ritme të shpejta dhe plot tension. Qoftë si jastik,ngjyrë muri apo pjesë dekori,nuancat pastel në dekorin e shtëpisë shtojnë nje butësi që vjen me pranverën.
Në të kundërt,ngjyrat e ndezura mund të përdoren gjithashtu për një përdorim më të guximshëm që të kujton lulëzimin e gjallë të pranverës.


DRURI I PAPËRPUNUAR, ESENCIALE PER DEKORIMIN PRANVEROR
Druri është një material thelbësor për të krijuar rehati,ngrohtësi dhe bukuri organike në një hapësire.Duke e mbajtur atë të pastër,të pa përpunuar do të duket si një vepër arti në interiorin e ambientit tuaj.E gjetur në formën e një tavoline ,veshje muri,apo edhe në të gjithë tavanin, kjo do të ishte padyshim një ide dekorimi pranveror.

ELEMENTET NATYRORË
Sjellja e natyrës në ambjente të mbyllura na lidh përsëri me botën e jashtme. Përdorimi i bimëve në dizajnin e brendshëm plotësojnë më së miri anën estetike nëpërmjet ngjyrave të tyre ,një dhomë është e paplotë pa to.Për të mos përmendur përfitimet shëndetësore të shtuara në hapësirën e shtëpisë.


ELEMENTET DEKORATIVE
Aksesorët mund të jenë një mënyrë e shkëlqyer për ti dhënë gjallëri ambjentit të shtëpisë.Perdet e gjata të dritareve,vecantërisht në ngjyrë blu ose jeshile mund të jenë një mënyrë për ti dhënë më shumë ngjyra interiorit tuaj.Jastikët janë gjithashtu një mënyre e lehtë dhe e arritshme për të luajtur me dizajnin.Ju gjithashtu mund të varni vepra arti që përfshijnë ngjyra ose fotografi të bimëve të gjelbërta.

