“Pranvera Frankofone” në Tiranë do të fokusohet tek viktimat e Charlie Hebdo

Herion Mesi

Një ekspozitë me vizatime në Kryeministri dhe konferenca me debatet “Vlerat e Frankofonisë, kundër barbarise” e kanë kufizuar këtë vit pranverën e frankofonisë në homazhe kundër viktimave të terroristëve islamikë. Ativitetet tradicionale të Pranverës së Frankofonisë do të zhvillohen në të gjithë Shqipërinë nga datat 17 mars deri në 24 mars.

Aktivitetet do të nisin nesër me një pritje të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, më pas do të vijë konferenca debat “Vlerat e Frankofonisë, kundër barbarisë”, ku shkencëtarë dhe intelektualë të ndryshëm frankofonë do të mblidhen në Universitetin e Tiranës, si Eriona Tartari-Kërtusha, Doktor në Letra në Universitetin e Montpellier-së; Radu Toma, Filozof dhe Drejtor i Shkollës së Doktoraturës të Shkencave Sociale e Bukureshtit; Benoît Falaize, Historian dhe studiues rreth “Laicitetit dhe Vlerat e Republikës” në Ministrinë e Edukimit Kombëtar.

Ekspozita “Les Acadiens d’la Baie” do të çelet në 18 mars. Në 21 mars do të jepet koncerti folk “Christian Tschanz” në Teatrin Eksperimental. Më 23 mars do të zhvillohet takimi me Eric -Emmanuel Schmitt në Muzeun Historik Kombëtar, si dhe do të bëhet dhënia e çertifikatave për të diplomuarit DELF në Qendrën Rinore në rrugën e Kavajës.  Pjesë e aktiviteteve është edhe shfaqja e teatrit ‘Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” nga Eric -Emmanuel Schmitt , interpretuar nga Mirush Kabashi.

Shqipëria është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. /H.M/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Pranvere frankofone ne Tirane???!!! Pa mendohuni pak.
    Nuk ju duket si qesharake? Mund te quhet “Pranvere Frankofile por jo Frankofone sepse dallimi eshte i qarte::
    Frankofon quhet nje vend ku flitet frengjishtja si gjuhe e pare (te pakten nga nje segment i popullsise) dhe Shqiperia nuk eshte nje vend i tille.
    Pervec Ambasades franceze, a ka ndonje familje ku flitet frengjisht ne Shqiperi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *