Pranverë largimesh nga LSI, sot radha e këshilltarëve të Shkodrës

DITA Online

Largimi i këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim drejt Partisë Socialiste nuk ka të ndaluar.

Këtë herë ka qenë radha e Shkodrës.

Në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, LSI-së i kanë ikur Sokol Jubica, Roze Dedvukaj, Mirjan Bletaj dhe Elton Radovani.

Arsyet të gjithë i gjejnë tek opozita e LSI dhe bashkëpunimi me PD.

Largimet në Shkodër vijnë pas atyre në Gjirokastër, Fier dhe Belsh.

Në Fier, PS ka tashmë shumicën e sigurtë me 24 nga 41 anëtarë që ka këshilli, në Belsh 11 nga 21 dhe në Gjirokastër arriti në 15 këshilltarë, vetëm një më pak nga shumica PD-LSI.

Deklarata për shtyp e këshilltarëve të LSI, Shkodër

Zgjodhëm të bëhemi pjesë e Këshillit Bashkiak të Shkodrës 3 vite më parë nën siglën e LSI me shpresën se vendi do të jetësonte shpejt ëndrrën për një Shqipëri si gjithë Evropa. Por për fat të keq LSI dhe PD lan pas krahëve ëndrrën e shkodranëve dhe të gjithë shqiptarëve duke u investuar në një kthim të fuqishëm kursi nga e shkuara dhe jo nga e ardhmja.

LSI u ngrit si një forcë që në themel kishte integrimin në BE, realizimin e reforma transformuese për vendin,  dhe jo një Shqipëri të influencuar nga qarqe dashakeqe ruse që kërkojnë ta kthejnë vendin në një teatër përplasjesh dhe destabiliteti. Koalicioni anti-perëndimor LSI-PD është kthyer tashmë në një koalicion anti-shqiptar që me para të errëta kërkojnë të vënë në jetë një skenar ogurzi për Shqipërinë.

Qytetarët e Shkodrës e din fort mirë çdo të thotë kthim nga lindja, pasojat që ka dhe u sjell atyre në kujtesë ditë të errëta. Kemi kërkuar votën e qytetarëve të Shkodrës që t’u shërbejmë interesave të qytetit dhe jo interesave të influencave të huaja.

Deklarojmë sot përfundimisht largimin nga grupi i këshilltarëve të LSI, largimin nga politika anti-shqiptare e Lulzim Bashës dhe të koalicionit LSI-PD të bekuar nga qarqet pro-ruse që kërkojnë të marrin peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Gjejmë rastin që t’i bëjmë thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë të LSI në të gjithë njësitë administrative të vendit të ndjekin shembullin tonë dhe të atyre para nesh, për t’u mos vënë në shërbim të interesave okulte që nuk kanë asgjë të përbashkët me të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

a.s/dita

Share This Article
3 Comments
  • Kjo forec politike qe nuk eshte e till pore force familjare duhet ta mbyll kete kapitur se mjafte ka bere qefe ne keto 27 vjet.
    Ata kan qendruar ne bllok si mise kali. Prandaj une i rrespektoi vendimin e keshilltarve te LSI-se drejte prespektives jo vetem te tyre pore edhe te vendit.!

  • LSI ose levizja mbas llokmave te pushtetit te radhes e ka kuptuar edhe vete se e ka mbyllur me sukses ciklin nga flutur e kuqe ne dukje ne krimb te zi qe nuk ka me ushqim vendi per te . LSI dhe PD e kane mbyllur me sukses ciklin me parimin perçaj vidh e shaj . Kete cikel uroj qe mos ta mbyllin edhe PS ja .

  • Me siguri që edhe këshilltarë të rretheve të tjara , dp të kuptojnë , se janë të mashtruar nga familja Meta-Kryemadhi dhe do ti ribashkohen familjes së madhe të së majtës , të cilës i përkasin realisht , për të mirën e Shqipërisë dhe të ardhmen e tyre .E gjithë kjo valë largimesh , nuk është rastësi , por një proces krejt i natyrshëm , që do ta kthejë krejt antarësinë e LSI-së , në origjinë , prej nga u shkëput për një kohë , si rezultat i politikës së pa përgjegjëshme , të sarahoshit , kumarxhiut , dhe fillogrekut Fatos Thanas Nano !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *