Pranverë pa xixëlloja

J L

Nga Ahmet Ҫollaku

Shkenca mund të shpjegojë si shumëzohet një virus, por nuk di te thotë se përse derdhet një lot.

Bernard LON

OPEC, i udhëhequr nga Arabia Saudite, i kërkon Rusisë për të shkurtuar miliona fuçi nafte në ditë… Pra, në këtë botë vetëm ajrin e kemi të lirë, sado që tani e kemi të minuar.

Universi përbëhet nga ndodhi, jo nga atome, thotë Amajuriel Rucejser.
Kinë, Wuhan 12 Dhjetor 2019…

Mjekët, policët, ministrat, asnjë s’ lëvizin pa makinë. Makina e urgjencës nuk ndizet, pa naftë.

Doktorët mbahen mënd më shumë se viruset, por nuk lëvizin pa makina. Nafta është organike si vetë njeriu. Duam ajër, se pa ‘të nuk jetojmë as pesë minuta. Nafta është energji.

Habitem me Ramën, si nuk troket në dyert e kompanive të huaja, që shfrytezojnë naftën? Tani është rasti më i mirë t’i anullojë të gjitha marrëveshjet skllavëruese. Nafta dhe mineralet tona janë pasuri kolosale, që mund të amortizojnë tërmete dhe viruse.

Kjo heshtje fetare e Ramës, ndaj kompanve të naftës, të cilat “punojnë me humbje”, të bënë të mendosh se në këtë mes fshihet një Covid-19 më i tmerrshëm.

Pra, ka disa gjëra më të keqia se tërmetet dhe viruset. Kompanitë e huaja, që vjedhin pasuritë e Shqipërisë, janë Covid-19. Edhe opozita shqiptare nuk ndihet fare për naftën, ajo është me Ramën sepse sëbashku kanë mashtruar dhe vjedhur.

Wuhan 12 Dhjetor 2019…

Kjo Pandemi e madhe nuk njeh ideologji, kufi, gjeografi, princa dhe senatorë, mbretër dhe mbretëresha, shënjtorë. Nafta është lokomotiva, përkrah mjekëve kundër virusit Covid-19.

Mjeksia ka nisur 8.000 vite Para Krishtit.

Nafta është baza e Petrokimisë dhe Petromedicinës.

Nga sot koha do të ndryshojë kordinatat. Këtej e tutje Koha do të arshivohet me simbolet Para dhe Pas Covid-19.

Sepse njerzit, sipas një fillozofi, kanë ndryshuar shumë nga gjëndja e tyre natyrore! Janë bërë frikacakë, të poshtër dhe mashtrues…

Soba ime punon me gas, lëndë ku bashkohen magjishëm Carboni me Hidrogjenin.

Prodhohen shumë produkte nga nafta, sa nuk numurohen dot.

Karburantet e makinave, bitumet për shtrimin e rrugëve, shampot, pesticidet, plehrat kimike, prodhimet plastike, antibiotikët… Nafta e papërpunuar është lënda e parë kryesore për industrinë kimike.

Covid-19 e vret sapuni, jo qeveria shqiptare. Lani duart, thonë mjekët! Nga nafta prodhohen shumë parfume grash.

2
Në kuzhinë kam një thes me miell, ca shishe vaji, ca qese me fasule, makarona, oriz… se nuk e dimë sa do të zgjasë kjo kolere. S’e kishim menduar kurrë këtë gjëmë! U dashka të mbyllemi brenda. I ndarë jam më dysh, s’e di as si, as qysh, rënkon Akademiku Kopi Kycyku.

Fqinji im Low, rri kyçur me ditë të tëra. Ai ka një makinë të vjetër, që e vë në lëvizje vetëm një herë në javë, kur shkon të blejë ushqime.

E shikoj të ndez makinën dhe të marrë rrugën Thompson. Kjo rrugë e drejtë zgjatet si meridian gjeografik deri  në vëndlindjen time, në Shqipëri.

Këtu në Richmond, pemët e rralla anës rrugës po çelin me frikë. Duket sikur ky dimër i gjatë, s’ka ndër mënd t’i zgjojë pemët nga dimëri!

Afër shtëpisë time është një kënd lojrash.. Tani portat e këtij sheshi, rrethuar me rrjetë teli, janë të mbyllura me kyç. Nuk shikon femijë. Rrallë ndonje zë i mprehtë fluturon nga dritaret, si protestë burgu. Diçka e rënde dhe e hidhur më rëndon në gjoks…

Kohë më parë kaloja këtu pranë dhe u buzëqeshja të gjithëve, femijëve dhe të rriturve, zezakve dhe meksikanve… E, si nuk e paskemi ditur vlerën e ajrit, bukurinë e natyrës, fuqinë e lirisë, magjinë e dashurisë…

Me Covid-19 u infektua edhe dashuria. Tani nuk ka më dashuri buzë më buzë. Tani të gjitha dashuritë janë nostalgji.

Më parë, në ata stolat e gjatë dhe të pastër të parkut, bashkë me femijët uleshin edhe mjaft gra malësore shqiptare, të ardhura në Filadelfia para Covid-19.

Përskajë rrugës Indiana, gati përballë shtëpisë time, ndodhet godina e dasmave. Këtu nuk ka më festa. S’ka më hov rinor. S’ka më asnjë dashuri të zyrtarizuar. Dyert janë mbyllur.

Nuk duken më nuset veshur me fustane të bardha.

Jo shumë larg kësaj godine, është biblioteka e lagjes, një ndertesë e bukur akademike… Pemët rreth sajë kanë nisur të çelin, por ato nuk i mbajnë dot ato lule me gjethe të reja. I lëshojnë në tokë si lotë. Pemë dhe bar jeshil ka edhe në sheshin e bukur pas saj.

Në derë nuk ka më asnjë njoftim për evenimente, apo ndryshim orari.. Nëpër shkallët e mermerta, brenda oborrit rrethuar me gardh hekuri, era ka bërë kërdinë. Ka burgosur gjethe të vjetra dhe lule të reja…

Pranëverë pa manushaqe dhe xixëlloja!

Share This Article
3 Comments
  • q collak kthehu ne shqiperi se ketu gjelberimin nuk e ka zene covidi dhe as karantina ,eshte gjelberim ulerites,ibujshem,ilulezuar .Mos rri atje se te ze covidi qe paska rrezuar edhe gjethet

  • q collak kthehu ne shqiperi se ketu gjelberimin nuk e ka zene covidi dhe as karantina ,eshte gjelberim ulerites,ibujshem,ilulezuar .Mos rri atje se covi paska rrezuar edhe gjethet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *