Pranverës, në përvjetorin e ditës së lindjes!

Ornela

Pesëmbëdhjetë Maji i bekuar,
erdhi sivjet si ditë e mirë,
si dritë jete e pashuar,
në më të madhen errësirë!

Ti ta gëzosh sot përvjetorin,
se është një ditë e shënuar,
koha s’ka vlerë në moshën tënde,
se kohën ti e ke sfiduar!

Dalta e kohës gjer më sot,
tek ty ka gdhendur vetëm ar,
sa vite je-nuk e them dot,
se do më thoshin gënjeshtar!

Dhe sado vite të jetosh,
ti do të mbetesh mjalti i këngës,
njeriu ka vetëm një moshë,
atë të shpirtit dhe të zemrës!

Po dua unë me fantazi,
që ti dhe Zotin ta sfidosh,
dhe kaq e bukur si tani,
dhe Njëmijë vite të jetosh!

Ti meriton gjithnjë më shumë,
nga unë këngë e poezi,
po të pamundur e kam unë,
kur në e mira këngë je Ti!

Për mua mbete vajzë e vogël,
në jetë dhe në poezi,
e gjithë jeta është një lodër,
që quhet shpesh dhe dashuri!

Për atë kohë që na ka ikur,
ti shpirti im mos u brengos,
koha tek ty asgjë s’ka fikur,
koha ty vetëm të përsos!

Në stinë e mote që kanë ikur,
bëhen të thata lulet e njoma,
me qindra shokë na janë fikur,
neve këtu frymojmë akoma!

Bekuar Maji-Pesëmbëdhjetë,
t’i ndezim Botës një qiri,
sa këngë ke ti në këtë jetë,
s’besoj se do të ketë njeri!

Nuk e harroj këngën e parë,
njëlloj si ta kem shkruar sot,
kur të jem fare plak i bardhë,
këngën e fundit s’do ta bëj dot!

Ty të shikoja dhe mendoja,
dhe zëri i zemrës si një fllad më foli:
“Vërtetë kjo stinë ta dha emrin,
apo emrin ty ta mori?!…”

A.DUKA

Share This Article
6 Comments
  • Beno ,miku im ti gjeneron vec dashuri ,miresi e paqe.
    Ti je Euriditi i poezise shqipetare.
    No other like you!
    Te pershendes nga USA,te uroj jete te gjate ,krijimtari te sukseseshme dhe jetoje jeten ashtu si ajo na vjen.
    The world is not enough!

  • “Poçar”i talentuar, që me fjalën në mendjen tënde, krijon një pafundësi “enësh”, të vogla, të mesme dhe të mëdha, të gjitha të nevojshme, të bukura, më e bukur njëra se tjetra…dhe duke i soditur me kujdes e kënaqësi, harron, që koha nuk ka rëndësi, kur qëndron përpara të bukurës…

  • A VJEN PRANVERA ME NJË LUL?

    Jemi mbledhur sot këtu bashkë,
    të ardhmen tonë të diskutojmë,
    si do e shtyjmë mandatin e tretë,
    mandatin e katërt si do e fitojmë.

    Zgjedhjet i manipuluam e i blemë,
    humbja opozitën e kapi mat,
    kështu është kur ulesh me Damianin,
    na rrofshin patronazhistët dhe paratë.

    Ashtu si në 2017 e tani 2021,
    zgjedhjet patën të njejtin fat,
    Luli pranoi ndryshimin e 5 qershorit,
    ia futa prapë unë patronazhisti i gjatë.

    Basha tha do pengonte votimet lokale,
    por 1 ditë para tha nuk bllokoj asgjë,
    gjithë opozitarët u ndjenë të tradhëtuar,
    pse kauzat në mes ky Luli i lë?!

    Nëse nuk donte t’i bllokonte,
    votimet moniste siç i quan ai,
    pse nuk hyri në zgjedhje të garonte,
    kush do fitonte më shumë bashki?!

    Ca thonë që ai mi bëri mua dhuratë,
    si besnikëri për 17 majin dikur,
    se unë i paskam çuar thesin me paratë,
    dhe ai e mban fjalën se është burrë.

    Pak rëndësi ka se ç’thotë bota,
    hallin tonë duhet të shikojmë,
    tani do sundojmë dhe 4 vite,
    opozitarët duhet të durojmë.

    Si dreqin do t’ja dalim mbanë,
    ata e dinë që votat kemi blerë,
    këto tetë vite kanë qënë papunë,
    edhe 4 vite do hanë një mut mender.

    Ju e dini mirë si funksionon,
    torta e pushtetit në Shqipëri,
    unë fitova, marr tërë tepsinë,
    një mut që ngelet do hash ti.

    Por njeriu është qënie me nevoja,
    duhet të hajë, të pijë, të vlerësohet,
    po i lamë opozitarët me barkun bosh,
    kontigjenti i madh i krimit do shtohet.

    Prandaj ju kam thirrur këtu,
    opinionin tuaj të ma thoni,
    a t’i hedhim ndonjë ”kockë”
    apo ”çek” të bardhë, si doni?

    Duka “poeti” thotë me të drejtë,
    me votat tona trapin mos tall,
    fitove zgjedhjet do hamë veç ne,
    pse të dhimbset Luli u budall?

    S’është problemi veç te Basha,
    se ai është çun shumë i mirë,
    por mua më duhet dhe historia,
    negociatat me BE janë ngrirë.

    Në 8 vite asnjë rezultat me jashtë,
    ngela Erdoganit duke iu lëpirë,
    hapja shishe shampanje kot,
    duke gënjyer popullin sa më mirë.

    12 vite në pushtet qëndror,
    ç’do thonë për mua në histori,
    që jam thjesht një autokrat,
    hajdut që nuk do as popullin i tij?

    Prandaj më duhet të hedh ca miliona,
    për profesorët që shkruajnë historinë,
    t’ma kurojnë imazhin si dikur Enverit,
    meqë deri tani s’është dënuar asnjë krim.

    Por pavarësisht se ç’do thonë ata,
    puna është si do i lëmë opozitarët,
    t’i shtypim sa t’i vejë thika në palcë,
    e të presim ç’do bëjnë me ne ”të marrët”?

    Për një gjë të jeni të sigurtë ju,
    ç’ka vjedhur Saliu dikur, për vete i mban,
    nuk shpërndan asgjë në popull,
    veç te nja 2 TV e analistë që i rrinë pranë.

    Edhe Imami, Nishani e të tjerë,
    kanë ngelur thatë me gisht në gojë,
    pushtet apo poste hiç nuk fituan,
    por secili mirë do që të rrojë.

    Prandaj thonë se s’është problemi,
    veç te thirrja ”Basha IK”,
    të reformohet PD e të hapet thesi,
    të jenë të mbrojtur e mos kenë frikë.

    Të gjithë e dinë si qeverisi Saliu,
    me korrupsion e me rryshfet,
    po këta isha-t që PD i hedh në rrugë,
    si do mbrohen nga mua në pushtet?

    Ta dini kohë të vështira na presin,
    mbase duhet të ribëjmë zgjedhjet lokale,
    të lëshojmë një pjesë të tepsisë,
    se përndryshe do kemi një mal me halle.

    Ja e zëmë i lëshuam edhe bashkitë,
    por sikur të kënaqur mos të jenë,
    e të çohen të uritur si ”kanibalë”,
    pastaj zgjidhjen kush ma gjen?!

    Unë tashmë s’e kam problem,
    për protesta me dhunë i fus dajak,
    arrestime e burgime në masë,
    me gaz lotsjellës në çdo sokak.

    Puna është kur s’mban më ujë pilafi,
    edhe pse Luli dihet që do i flihet,
    a mund të më rrëzojë masa me protesta,
    a thua vallë këtij populli i ngrihet?!

    • O ‘molla e kalbur” po pse o debil ke bere “nje carcaf”me brockulla?
      Po ti sikur ke ca mastera ne ekonomi jo ne poezi.
      Ri nashi si muti ne shi ,pastaj pastaj edhe mund te te “ngrihet”,ty dhe Lul sumkapucit and Co.
      Next time you would have a good job,”Minister i brockullave dhe Rumpalles.That’s it.

  • Pershendetje Arben Poeti,
    Pershendetje Pranvera, ta gezosh Ditelindjen dhe te rrosh sa te duash vet!…
    Talenti yt i rralle, i nderuar Arben duket veçanrisht kur shkruan per njerzit e tu te zemres!…Kur shkruan per Nenen, Babain, vellezrit gruan, femijt, Denisin dhe Denaden…
    Ti Esenini Shqiptar i ke fjalet magjike, me vlere universale…Çdo çift bashkshortor do ndihej krenar dhe dhe i frymezuar nga poezit e tua…po ashtu çdo Nene, Baba, Vella, çdo femije per prinderit e vet.
    Ti Arben dhe ti Pranvera jeni nga çiftet me te bukura te Tiranës, nga pamja dhe nga shpirti, te dy te denje per njeri tjetrin…E kam te veshtire ne kete poezi mbreslense te veçoj nje strofe me shume se tjetra, se te gjitha jane Ar safi…strofa e fundit ka nje kunderthenie universale.
    E thote Sokrati i antikitetit: NJE GRUA E MIRE TE BEN TE LUMTUR,
    NJE GRUA E KEQE TE BEN FILOZOF….(nga nje here te flasesh me vehte…)
    Mua me kane mbetur ne mendje shume poezi te tuat, sidomos ato per Denaden dhe Denisin, por dhe te tjera.
    Nga zemra ju uroj te dyve Ty dhe Pranverës:
    U PLAKSHI TOK!…GJITHNJE TE LUMTUR!…
    Por ju dy si Gjysh e Gjyshe keni edhe femijt e femijve, si yje!…Nuk thosh kot Shekspir klasiku, TE FEMIJT SHOH VEHTEN TIME TE RILINDUR…
    (Pres se shpejti te vij ne Tiranë dhe tu uroj drejtperdrejt dhe me nje propozim interesat qe ua kam premtuar…)
    Ju perqafoj.

  • Gjithe jeta jote mikunim,ka qene nje poezi per muzen tende yjnore,Veren e embel dhe me plot buzeqeshje!
    Nga zemra ju uroj festofshi efhe shume vite te lumtura sebashku,ciftet si ju jNe shembull per te gjithe!
    Ju dua shume!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *