Dështimi i planeve jugosllave
Prof. Xhelal Gjeçovi
(Vijon nga numri i kaluar)
Mirëpo pikërisht këtu do të nisë dhe kthesa, që s’e kishin menduar e llogaritur ata, pasi pikerisht ky rivalitet do të ishte në favor të Enver Hoxhës. Anëtarët e plenumit nisën të kuptonin lojën që po luhej në kurriz të vendit, të cilën e nxisnin jugosllavët. Në një situatë të tillë, diskutimi për zëvendësime në kreun e partisë u shmang, pa qenë nevoja që Enveri ta kërkojë vetë një gjë të tillë, biles duke qarë, siç na thonë Kaloci me Bllakën, gjë që përbën një sajesë të neveritshme, e denjë për shpifës kalibri, të stërvitur në punë të tilla, pasi asgjëkundi nuk figuron në proces verbalin e mbledhjes dhe as në shkrimet apo prononcimet e pjesëmarrësve.
Pasi kemi treguar në pjesën e parë të këtij shkrimi në formë replike me D. Kaloçin, le të shikojmë se si u organizuan prapaskenat në Berat për eliminimin e Enver Hoxhës dhe se si dështuan projektet jugosllave. Është për të ardhur keq që gazetarë e historianë të tipit Kaloçi e të tjerë, edhe pas kaq shumë vitesh nuk kanë kapur thelbin e Plenumit të Beratit dhe bien në kurthin e tezave jugosllave dhe shtojnë tymnajën e prapaskenave që u luajtën me aq zell dhe mllef antishqiptar në Berat në nëntor 1944. Prandaj dhe jo pa qëllim vura në titull të këtij shkrimi se prapaskenat e Beratit vazhdojnë…
Natyrisht në plenum u bënë dhe një numër kritikash të drejta ndaj gabimeve e deformimeve, që ishin shfaqur në veprimtarinë e PKSh. Një qëndrim i tillë ishte i nevojshëm dhe për faktin që vendi ndodhej në prag të çlirimit e në këto rrethana reflektimi ndaj tyre do të shërbente për të ndërtuar një qeverisje efektive pas lufte. Kritika që iu bë të metave dhe gabimeve ishte një shprehje e demokracisë së brendshme, të cilën në atë kohë, nuk i kishin e nuk e arritën as më vonë, asnjëra nga forcat politike shqiptare.
Por, në diskutimet e disa anëtarëve me peshë të Plenumit, si Sejfulla Malëshova, Koçi Xoxe, Nako Spiru etj., u duk dhe një prirje për të nxirë çdo gjë, duke injoruar e lënë mënjanë arritjet, luftën dhe sakrificat e bëra, për çlirimin e shpëtimin e vendit, nga pushtimi e nga copëtimi, që synonin të realizonin okupatorët, për të kënaqur veten dhe satelitët e tyre. Një sjellje e prirje kjo, që nga mënyra se si u shfaq e u përdor, në rivalitet të egër dhe me njeri tjetrin, bënë që të zbulonin veten më shpejt nga ç’mund të mendohej. Kjo krijoi përshtypjen, se ata nuk e kishin dhe aq hallin tek gabimet apo shtrembërimet, për të cilat po bënin zhurmë.
Lepuri mesa dukej flinte gjetkë dhe mendja u rrinte te pushteti, tek llogaritë si mund të arrinin kapjen e tij. Po delegatët nuk ishin aq të pandjeshëm sa të mos e kuptonin ç’po ndodhte. Kësisoj, situata do të nisë të kthjellohet e qëndrimet të ndryshojnë, duke pamundësuar që kjo çështje të shtrohet e aq më pak të realizohet, çka përbënte një dështim për Beogradin dhe emisarëve të tij në Shqipëri.
Megjithatë, Enver Hoxha, i cili, siç thotë misionari dhe diplomati i shquar anglez Reginald Hibbert në librin e tij historik “Fitorja e hidhur”, shquhej për një kujtesë të gjatë e të pamëshirshme. Hoxha nuk do ta harronte lehtë dhe kurrë këtë ngjarje, sidomos qëndrimin e jugosllavëve, por dhe të atyre që e lanë në baltë e iu bashkuan emisarëve të Beogradit, duke mbeshtetur akuzat e tyre, pa mbajtur parasysh rreziqet që përbënin këto qëndrime për pavarësinë e vendit. Inati e mëritë ndaj të dy palëve, që në njërën prej tyre qëlloi të ishin bashkëpunëtorët e tij të afërt gjatë viteve të Luftës Antifashiste, që së bashku kishin drejtuar luftën, zgjatën shumë e në momente të caktuara, kur ata dilnin ose dukej, në bazë të informatave që vinin nga burime të ndryshme dhe tepër të besueshme, se po tentonin të dilnin në skenë, me po ato mendësi e synime, që nga Koçi Xoxe e të tjerë, do të mbaheshin qëndrime ekstreme,që një pjesë e tyre nuk i meritonin.
Ndërkohë revanshi jugosllav do të vazhdonte dhe objektivi do të ishte po ai, komandanti që udhëhoqi luftën dhe Partinë Komuniste. Jugosllavët qenë bindur se me të, situata në Kosovë nuk do të mund të qetësohej dhe Shqipëria, nuk do të mund t’i bashkohej, në asnjë rrethanë Jugosllavisë. Në zëvendësimet e mundshme që mund të kryheshin, ata parapelqenin Koçi Xoxen. Kjo u duk qartë që kur Tempo kërkoi që Xoxe ta shoqëronte gjatë vizitës në Greqi dhe në bisedimet me udhëheqësit e EAM-it. Pas kthimit nga Greqia, ai do t’i bashkohej furisë së sulmeve të Tempos, ku në shënjestër ishte numri një, pra komandanti Enver Hoxha. Gjithesesi, me Koçin e jo me Enverin, realizimi i planeve jugosllave ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, mendohej se ishin më të mundshme për t’u realizuar. Por, edhe po të mos arrihej zëvendësimi i dëshiruar, vënia në zjarrin e kritikës së anëtarëve të plenumit, përfshi dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, do tq kishte efektin e vet e mund të çonte në zbutje të qëndrimeve e në përmirësim të klimës, çka do të bënte të mundur vazhdimin e përpjekjeve për realizimin e objektivave të afërta e të largëta të jugosllavëve, nga të cilat nuk do të hiqej dorë lehtë.
Delegati jugosllav e theksoi hapur, në fjalën e mbajtur në fund të mbledhjes se Shqipëria është një kafshatë e vogël përballë synimeve të imperializmit, prandaj ajo është e detyruar të ecë në rrugën e Jugosllavisë, e lidhur ngushtë me të, në formën e Konfederatës apo dhe më tutje, të Federatës. Prandaj është e nevojshme që të binden njerzit se kjo është rruga e vetme e garantimit të lirisë e të pavarësisë dhe ndërtimit të socializmit në vendet tona. E për këtë arsye duhej popullarizuar roli i Jugosllavisë dhe i mareshalit Tito në Ballkan e më gjerë, që bashkimi të pranohej e të realizohej qetësisht. (shih AQSH, Fondi 14. Materiale të plenumit të Dytë të KQ të PKSH, nëntor 1944).
***
Devijimi i mbledhjes dhe përqëndrimi i debateve në çështjet që dëshironin jugosllavët, çoi në shmangien e diskutimeve për Kosovën, e cila, pas anulimit të vendimeve të Konferencës së Bujanit, ndodhej në udhëkryq të vërtetë dhe krejt e pasigurt për të ardhmen, pasi premtimet e bëra publikisht nga udhëheqja jugosllave, se në zgjidhjen e çështjes nacionale në Jugosllavi, pra dhe të çështjes së Kosovës, do t’i përmbahej parimit të vetëvendosjes, tani qenë hedhur prapa krahëve e nuk përmendeshin më.
Ishte dhe kjo një arsye më shumë për të kuptuar rreziqet që krijonin për Shqipërinë e për Kosovën orientimet e plenumit, përgjithësisht vija dhe fryma e lëshimeve që mbizotëroi në mbledhje. Thirrjet që vinin jo vetëm nga emisari jugosllav por dhe nga një pjesë jo e vogël e diskutantëve, përfshi dhe anëtarë me peshë të Byrosë e të plenumit, si Malëshova, Spiru etj., që të hiqej dorë nga qëndrimet e ngurta, sektare të deritanishme, që ishin bërë, sipas tyre, krijimi i terrenit për burim debatesh e ballafaqimesh të panevojshme dhe hapja e vendit dhe e partisë per debate e mendime ndryshe, siç po shfaqeshin në mbledhje, ishin thirrje për të ulur kokën e për të pranuar zgjidhjen jugosllave, për dy pjesët e vendit, për Kosovën e për Shqipërinë.
Në rrethana të tilla, i shqetësuar nga rreziqet që krijonin e paralajmëronin orientimet e vendimet e plenumit, për vendin më së pari, por sigurisht dhe për pozitën dhe të ardhmen e tij, që u lekundën e u goditën, sipas mendimit të shumicës së anëtarëve të plenumit, pa të drejtë, Enver Hoxha do t’i rikthehej kësaj ngjarjeje, pak kohë pas çlirimit të vendit. Në qershor 1946, ai do të paraqesë në një mbledhje të posaçme të Byrosë Politike tezat për revizionimin e Beratit, me të cilat ai i kërkon forumit të lartë partiak që të anuloje orientimet e vendimet e plenumit, të cilat, sipas tij, qenë marrë në një atmosferë të rëndë presioni, të krijuar për shkak të ndërhyrjes së delegatit jugosllav, të cilën ai e denoncoi publikisht si të palejueshme, në kundërshtim me normat që rregullojnë marrëdhëniet midis partive dhe vendeve të pavarura.
Duke kërkuar mirëkuptim e miratim të tezave dhe propozimeve të parashtruara në mbledhje, ai shfrytezoi rastin për të theksuar se PK dhe Fronti Nacionalçlirimtar, që pas çlirimit do të quhej Fronti Demokratik, do të qëndrojnë të vendosur e të palëkundur për të ecur në rrugën e përcaktuar për periudhën që sapo ka nisur dhe askush të mos shpresojë se do të mundë të na lëkundë apo të na largojë prej saj, pasi në të mishërohet vullneti dhe dëshirat e popullit, gjaku dhe amaneti i të rënëve, dëshmorëve të atdheut. Një paralajmërim i qartë ky për “miqtë” në Beograd.
Por, pavarësisht insistimit të tij, mbledhja e Byrosë, me shumicë votash nuk do t’i pranojë tezat e propozimet e Enver Hoxhës, pasi, sipas shumicës së diskutantëve, ato shtroheshin nga pozita personale, për arsye të kritikave të ashpra që iu bënë në plenum. Veç kësaj, hedhja poshtë e vendimeve të plenumit, sipas tyre, do të sillte dhe një reagim e ashpërsim të panevojshëm të marrëdhënieve me Jugosllavinë, se do të krijonin vështirësi të tjera për vendin e sapodalë nga lufta.
Kësisoj gjendja e rëndë që mbizotëroi në plenum dhe fryma që krijoi ai, do të vazhdonin të ishin prezente dhe më tej në jetën e partisë, të shoqëruara me zhvillime të tjera të turbullta e me rreziqe për vendin, që do të arrinin kulmin në plenumin e 8-të, i cili mori vendimin fatal për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë. Në Plenumin e tetë të Partisë, mbajtur nga 26 shkurt deri më 8 mars 1948, Koçi Xoxe u përfshi në një komplot për të izoluar Hoxhën dhe për të forcuar pushtetin e vet. Ai e akuzoi Hoxhën se ai ishte shkaktar i ftohjes së marrëdhënieve me jugosllavët dhe deklaroi se misioni ushtarak sovjetik duhej të dëbohej e të sillej një jugosllav në vend të tij. Por ky nuk do të ishte fundi i dramës që po luhej, pavarësisht se për të ngushëlluar veten, një pjesë e atyre që ngritën dorën në plenum, mendonin në mënyrë naive se në këtë rrugë, të paktën do të bëhej e mundur që të arrihej bashkimi me Kosovën, në kuadër të Republikës së Shtatë që parashikohej të krijohej në suazat e Federatës Jugosllave. Hoxha qëndroi i patundur dhe përkrahja për të nuk kishte rënë. Kur Jugosllavia u prish me Bashkimin Sovjetik, mbështetja për Enver Hoxhën u rrit edhe më shumë. Më 1 korrik 1948, Tirana u bëri thirrje gjithë këshilltarëve teknikë jugosllavë të largoheshin nga vendi, dhe në mënyrë të njëanshme anuloi gjitha traktatet dhe marrëveshjet që kishte lidhur me Jugosllavinë.
Rezistenca dhe kundërshtimet rriteshin dhe pozita e Enver Hoxhës nuk ishte e lehtë. Përballë tyre Enver Hoxha nuk u lëkund e nuk u tërhoq asnjëherë. Kjo histori, sikurse tashmë është e njohur për të gjithë nga një sërë dokumentesh vazhdoi për katër vjet, për të ardhur më në fund në plenumin XI, në muajin shtator 1948, e për të kulmuar më pas në Kongresin e Parë të Partisë Komuniste, në nëntor 1948, që i zhvilluan punimet në frymën e Rezolucionit të Informbyrosë, të miratuar në mbledhjen e përfaqësuesve të Partive Komuniste dhe vendeve socialiste në qershor 1948, në të cilën u analizua e u denoncua publikisht veprimtaria përçarëse, antisocialiste, në kundërshtim me vijën e përgjithshme, të udhëheqjes së PKJ dhe shtetit jugosllav dhe u vendos përjashtimi i tyre nga Lëvizja komuniste dhe kampi socialist. Udheheqja shqiptare nuk u ftua të marrë pjesë në këtë forum, megjithatë ajo u solidarizua plotësisht me vendimet që iu dërguan menjëherë pas mbledhjes. Në përputhje me to, në atmosferën e frymën që krijuan ato, do të nisë dhe kthesa deri në ndarjen përfundimtare në marrëdhëniet me Jugosllavinë. Koçi Xoxe u përjashtua nga partia, u dënua me vdekje nën akuzën e të qenët agjent jugosllav dhe më 11 qershor 1949 u ekzekutua.
Në këtë kuadër, do të rishikoheshin e anuloheshin të gjitha marrëveshjet, të cilat i qenë imponuar Shqipërisë, haptazi në dëm të interesave kombëtare, duke bërë të mundur shkëputjen nga tutela, çlirimin nga vartësia, nga ndikimet e nga iluzionet për Jugosllavinë. Nuk do të kishte më rrugë të përbashkët socialiste me jugosllavët, duke e shpëtuar vendin nga një rrezik real, nga humbja e pavarësisë sonë kombëtare dhe kthimin e Shqipërisë në një provincë të shtetit jugosllav. Kuptohet se çfarë dëmi do të kishin sjellë dhe çfarë rreziku do të mbartnin ato dhe për Kosovën e Lëvizjen Kosovare, të cilat pas kësaj kthese, do të kishin një mbështetje të hapur e të gjithanshme të Shqipërisë, siç e meritonin, për rrjedhojë dhe një gjallëri e ripërtëritje të gjithanshme të aktivitetit dhe të ndjenjave kombëtare.
***
Këto zhvillime e kjo përvojë duhen njohur e duhen çmuar siç e meritojnë pasi janë pjesë e historisë sonë, një faqe shumë e rëndësishme e saj, me vlera e mësime dhe për ditet tona, për të kuptuar e mbajtur parasysh kompleksitetin e marrëdhënieve me fqinjët, historine dhe trashigiminë e tyre e për të ndërtuar mbi këtë bazë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, me interes reciprok, që t’u shërbejnë interesave kombëtare, paqes e stabilitetit në rajon e më gjerë. Fqinjët nuk ka qenë asnjëherë e nuk është as sot e mundur që t’i zgjedhim. Për rrjedhojë jemi të detyruar ta pranojmë njeri-tjetrin ashtu siç jemi, të jetojmë në fqinjësi dhe në paqe, siç na ka vendosur historia, secili zot në vendin e në shtëpinë e vet. Ashtu siç thoshte Naim Frashëri, poeti ynë i dashur, në paqe e harmoni, larg sherreve e intrigave, që nuk u kanë sjellë kurrfarë dobie, veç dëmeve të pallogaritshme, shqiptarëve sidomos, vuajtje e fatkeqësi të panumërta.
Por as fqinjët kjo nuk i ka bërë të lumtur, pasi u është dashur të jetojnë në pasiguri e në luftra të vazhdueshme, që u kanë shkaktuar humbje pa mbarim jetë njerëzish, të dashurve të tyre, e bashkë me to dhe humbje të qetësisë e të sigurisë për të jetuar si njerëz. Pa folur për koston dhe shpenzimet kolosale për të mbajtur në këmbë makinerinë e luftës, për të shtypur e mbajtur nën zgjedhë fqinjët, në vend që të përdoreshin për rritjen e prodhimit e të mirëqenies. E kjo duhet të kishte marrë fund me mbarimin e luftës. Dhe duhet të marrë fund, që njerëzit të lënë llogoret e luftës dhe gjuhën e urrejtjes helmatisëse e t’i kthehen punës, prodhimit e bashkëpunimit, që u sigurojnë popujve një ardhmëri më të mirë. Për këtë u bë lufta antifashiste nacionalçlirimtare dhe u arrit fitorja e madhe historike e 29 nëntorit 1944. Ato janë dhe mesazhet e lirisë dhe të pavarësisë që na i përcjellin ngjarjet historike të së kaluarës.
Fund.

Zoti Gjecovi
I mjeri Kaloc eshte hallka me e ulet qe do te erresoje kohen e luftes dhe te rindertimit..Merita jua ishte me merreshit me dipllomate te tipit Rajerson apo Arvizu qe dolen nga korizat dipllomatike dhe u morren me kockat e enverit si nekrofage..dhe pa dyshim Berishaj ..Edi Rama por dhe ky Kaloqja jane bulldoge te tyre dhe paguhen nga Sorristet e Perendimit..
.
Nuk eshte vetem pleniumi i Beratit qe tregoi pjekurine shumedimensionale te Hoxhes…por dhe Mukja…apo provokacjonet e grekut qe kishin pas Angline dhe me pas Ameriken..
.
Nese ka nje njeri te ekuilibruar dhe njohes i thelle i historise pa paragjykime eshte Indro Montaneli = analisti me i mire italian per te gjitha kohrat me prirje fashiste qe kishte nje antipati te madhe per Enver Hoxhen dhe e quante Tiran..por me nje egzatesi te cuditeshme pranonte dhe keto merita te tij qe duhet te quhen
20 POSTULATET E MONTANELIT PER HOXHEN:
1-burri i shtetit më jetëgjatë dhe serioz përsa i përket ushtrimit të pushteti
2-e fitoi pushtetin si partizan ,cliroi shqiperine pa ndihmen e huaj
3- e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.
4-ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet si gjithe bota
5-Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.
6-Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
7-Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës
8-Denimet e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit
9-në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.
10-Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.
11-Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.
12-nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut
13-në publik shfaqej rrallë
14-ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.
15-Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur
16-për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar
17-ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën
18-Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
19-kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.
20-është nje nga shtetaret me te spikatur se e nxorri ate vend nga mesjeta e hereshme ne nje vend me varferi të pranueshme
***
Pra pse ky kanibalizem cerek shekullor me Enver Hoxhen..
.
Jepini Cezarit kuroren qe i takon..sidomos pas kataklizmose se 97′ kur vrate shtetin dhe dinjitetin e kombit dhe akoma nuk po e ngjallni dot dhe sot e keni kthyer ate vend me poshte se Vilajetet e kohes se Sulltaneve te Turqise
Prisja te lexoja ndonje gje te re. Ne fakt lexova nje fragment nga historia e PPSh qe mesohej ne shkollat e mesme dhe te larta ne kohen e Enverit.
Ha,ha! Prisje ndonjë gjë të re! Historia është një tregon. Mund të zbulosh ndonjë gjë të re që është shtrebëruar me qëllim ose pa qëllim, por është vetëm një, ndryshe nuk quhet histori, por quhet perrallë, ashtu siç bën ky injoranti Dashnor Kaloçi. Atij I erdhi dita që media të merret me atë, gjë që tregon edhe se në çfarë niveli është edhe media në Shqipëri.
Flm per pergjigjen. Historia eshte shkence, apo jo? Prandaj edhe Instituti i Historise varet nga Akademia e Shkencave. Shkenca presupozon zbulimin e fakteve te reja shkencore. Gjerat e sterthena s’eshte nevoje te perseriten.
Jane dy pale Jugosllave.
Jugosllavet qe ndihmuan enverin te beje kariere ne grupimin e kaqolave komuniste,jane internacionaliste,
Keta nuk jane vetem TUTORET e enverit por qenkeshin edhe miq te sinqerte te popullit shqiptar.
Keta jane Miladin Popovic dhe Duishan Mugosha.
Pamvaresisht se mbi ta rendojne qindra porosi per krime,percarje dhe masakra ne dem te popullit te pafajshem dhe te vete komunisteve,,keto nuk quhen sepse keta nuk u lekunden kurre duke siguruar pozitat e enverit ne krye te partise komuniste,te UNCL dhe qeverise se Permetit.
Jugosllavet e tjere qe erdhen pas tyre dhe nuk ishin dakord me TARAFIN e Jugosllaveve te pare,bile denuan edhe Prishjen e Marreveshjes se M ukjes,vrasjet makabre te komunisteve te Vlores dhe komunistit Zai Fundo,denuan vrasjet e nacionalisteve qew kishin luftuar kunder italianeve dhe gjermaneve si Abaz Kupi,Kryezinjte,Bajraktaret…keta ishin armiq te popullit dhe partise shume te rrezikshem sepse kercenonin fatet e atdheut me zevendesimin e enver hoxhes.
Po a nuk ishte enver hoxha qe po ja falte Shqiperine Jugosllavise drejt bashkimit ne nje Federate?
A nuk ishte enver hoxha qe i shkruan mareshallit Tito per bashkimin me popujt Jugosllave ne nje konfederate?
Nuk ishte Enver Hoxha ne Beograd qe pranon ardhjen e dy divizioneve jugosllave ne Korce,fakt qe e terboi Stalinin?
Po nuk ishte enver hoxha qe akuzon Nako Spirun se po na armiqeson me Jugosllavine e shokut Tito?
Jo or Zhelal ,kurven serbo-malazeze enver hoxha,po na e shet te virgjer.
Nga thonjt e Serbise nuk na shpetoi enveri,por vetesakrifikimi i Nako Spirut,qe zgjoi terbimin e Stalinit.
-Per fajin tuaj po vrasin veten anetaret e komitetit qendror ne Shqiperi-ju drejyua Stalini udheheqesve Jugosllave ne Moske dhe pa i lene te flasin ju tha:-Dergimi i dy divizioneve jugosllave ne Shqiperi quhet PUSHTIM.
Te dyja keto ngjarje kane AUTOR ENVER HOXHEN,
Edhe kur Molotovi nje muaj pas kesaj nderhyrje te Stalinit,i kerkoi spjegime enver hoxhes ne nje tavoliune mbledhje ne Warshave,ky ju pergjigj se Nako Spiru ishte armik i miqesise Shqiptaro-Jugosllave.
O Xhelal,,Prapaskenat e Beratit i ka shkrojtur enver hoxha,jo ti!
Kur them une qe je i atrofizuar nga propaganda ty ste mbushet mendja.
Shiko arkivat Ato flasin me shume se propaganda.
Demo, ti ja kalon edhe Dashnorit të ballistave. Kujton se tek lexuesit do të mberet diçka nga broçkullat e tua, duke ja futur si “kau pelës”. Ri o derrëzi, ruaj shëndetin se do të kunsumohesh shpejt.
Pse komentuesi “demo” f
ans I cmendur I Titos
dhe nazi Xhaferr Deves
nuk ka te drejte morale te urinoje kunder “rezilit Gjylos”
..
Pash zotin o Demo Demoni kur do nxjerresh ate librin per Enver Rezilin sic ke premtuar apo je soji I Kasaruheve qe ishte I persekutur,,por dhe syri I sigurimit ne qelite e rezilit,,bile eshte dekoruar me urdher te vecante nga Nishanerit qe dolen komunisto-balliste si puna jote
,
Nuk e kam rruajtur kurre as per Titon per Xhaferrin as per Enverin..Biles me pelqen te bej rolin e albitrit per ju shqipfolsit budallenj..
Enveri dhe Xhaferri ishin atdhetare sipas modelit te tyre qe binte ndesh deri ne marrezi ne cfarosje nder vedi..
.
Per nje gje ke te drejte:
.
Qe amerikanet ne vitet 1943-1946 ishin me komunist Enverin kunder nazist Xhaferrit….dhe pas 1946 u bene me nazist xhaferrin kunder kamunist Enveri….perfundimi ?? shqiptaret luftojne me njeri tjetrin deri ne cfarosje per nazisem..komunizem apo demokratizem
.
pse demonkratizmi yne nga 1992 e deri me sot eshte nje vazhdim I L2B pra vazhdimi I prapaskenave te Beratit ku nuk do kete fitues…
.
pse shteti amerikan duhet te dorzonte kriminelin nazist deva ??,,,qe demoja yne mos hidhte shurren perpjete sot ?
.cfare thote enciklopedia boterore per kete super kriminel:
Deva worked with the Balli Kombëtar and the Germans to establish a pro-German Albanian government in Kosovo linked to the Albanian nation.He quickly became the Balli Kombëtar’s most powerful figure,instructing members to follow a militant interpretation of Islam.
.
Deva and Bedri Pejani, assisted by the German emissary Franz von Schweiger,[set up the Second League of Prizren on 16 September 1943.[The league, whose aim was to defend the borders of Greater Albania, declared jihad (holy war) against Orthodoks,,Gypsies and Jews
.
On 4 February 1944, police units under his authority massacred 86 residents of Tirana suspected of being anti-fascists.
Later, Deva began recruiting Kosovo Albanians to join the 21st Waffen Mountain Division of the SS Skanderbeg (1st Albanian)
.
Files released after his death showed that Deva was one of 743 nazist war criminals recruited by the Central Intelligence Agency (CIA) during the Cold War.
+++
Pra zoti Demo qetesohu I nerum enverofag,
Nuk I ben mire ultra antienverizmi yt shendetit tuaj mendor..se do te bjere ndonje damlla
.
Te gjitha sa thua negative per Enverin ai vete I pranon se ka gabuar te libri Titistet dhe nuk eshte nevoja te kalosh ne konvulsione
.
Edhe sikur sa thua ti
te zeza per Enverin me Kaloqen e Fred Serreqit te ishin te verteta problemi eshte se ju jeni njerzit e gabuar me qellim te mallkuar jeni monstra dhe demone qe dashje pa dashje coni uje ne mullirin e Enverit.
.
Jemi bashke kunder Enverit por dallojme se ti je kelysh I Titos dhe Nazi-xhaferrit qe per fat te keq zbarkuan ne 1991-1992 nga Beogradi te shoqeruar dhe paguar nga rajersonet dhe biberhonet e asja kohe qe kishin Beogradin e Titas vend komande antishqiptare qe nga koha e Plenumit Beratit dhe deri sot me ju demo kaloqet e Serreq-spy,,
Rron ky Alfred Serreqi?
Po e ka shkrujt kokoloqja ups kaloci dmth eshte Komplet e kunderta.
Lexoni o njerez Si ka ndodhur ne te vertete e mos u merrni me kokoloqen:
http://www.enverhoxha.info/shqipe/biografi.php
http://www.enverhoxha.info/shqipe/libra.php
http://www.enverhoxha.info/_books/e7x6xKUR%20LINDI%20PARTIA.doc
Kete rrembin e vajzes se monit, Bales (qe e ka botuar e ribotuar kokoloqja) e organizuan jo komunistet (PKSH e sapo formuar) por nga drejtuesit anarkiste trockiste te grupit te zjarrit (provokatori aristidh qendro dhe andrea zisi si dhe spiuni zef mala) dhe te grupit te te rinjve (anastas lula dhe sadik premtja).
Dhe per keta te fundit ka shkrojtur e rishkrojtur kokoloqja sa per dite mbush faqet e gazetave online me falsifikime.
Keta anarkiste luftonin me vjedhje e me rembime gjoja fashizmin dhe me veprime te tjera imorale midis anetareve te grupit te tyre Si dashuri e Lire (Sex me kedo).
Keta jo vetem qe nuk luftuan fashizmin por me veprimtarine e tyre anarkiste imorale U perpoqen te prishnin imazhin dhe percanin perkrahjen dhe mbeshtetjen e Po fitonin PKSH dhe bijte me te mire ne mbare popullin shqiptar per tu mobilizuar ne Lufte te armatosur kunder pushtuesve e tradhetareve.
Gjithe prallat e fallsifikimet qe ka botuar kokoloqja keto javet e fundit per sadik premten (pseudonimi xhepi ), ketij provokatori qe Conte Uje ne mullirin e fashizmin dhe anastas lulon dhe hysni lepenicen dhe ngjarjen e Gjormit ne Vlore.
Sa U perpoqen komunistet e Duke bere Pune me TA (Si U theriten te marrin pjesen ne thmelimin e PKSH dhe Si deri ne Fund U perpoqen Ti percanin grupet e ndryshme komuniste ne Shqiperi dhe sabotuan deri ne Fund krijimin e nje Partie unike qe do ti dilte zot vendit te vet)
Lirimin e vajzes se kukaleshit e urdheroi PKSh se te qe per xhepin (sadik premten) qorrin (anastas lulin) aristidh qendro, kush e di ckish per te ndodhur me vajzen e shkrete, perdhunuara e vrare e hedhur gjekundi. Me keto veprime ata “uftonin kunder fashizmit”.
Anarkiste imorale Pa asnje lloj vyrtyti.
U denuan njezeri per gjithe demet qe i kishin bere kauzes se shenjte te Clirimit te Atdheut me veprimet e tyre anarkiste sabotatore provokatore imorale percarse.
I gjeni te gjithe keta faqezinj ke faqja kujto.al
Me Redaktor gontufen uranbutkostreci dervishi kokoloqen.
Se marr vesh kokoloqen, mbron e shkruan per Bale kukaleshin, mbron e shkruan per rrembyesin e saj sadik premten.
Po ti smund ti mbrosh te gjithe Si te rembyeren dhe rrembyesin, e te thuash komunistet rrembyen Balen, vajze 12 vjece.
Qe s’eshte aspak e vertete.
Komunistet luftonin me ideale, me gjak, me vyrtyte e Moral teper te larte prandaj populli i mbeshtetur Pa kurfare rezerve.
Djaloshin komunist Shyqyr Ishmi qe permendet ketu e varen ne litar fashistet me firmen e mustafa krujes -( merlikes) tek pazari i Ri -dheshi Avni Rustemi ne Tirane. Deri ne 1990 ndodhej monumentin i tyre. U hoq nga Neo fashiste e pasardhesit e baballareve koolaboratore te kombit sapo erdhi ‘demokracia”.
Pse cu beri Shyqyriu i exekutuar ne tetor 1942?
Hoqen monumentin e Shyqyriut dhe ngriten ate te mustafa fashist krujes, kriminel qe ka duarte e lyer me gjak.
Keto dokumenta arkivore nuk i tregon kokoloqja
http://www.aqshf.gov.al/archive/load/id/1132
E ka mendjen te fallsifikoj e genjej lexuesit Si ca komentues me siper.
Pse nuk Ju bashkua populli ballisteve dhe nacionalisteve ”baballare te kombit”?
Kjo Balja e di shume mire kush ISH pergjegjes dhe kush e shpetoi.
Me urdher te Enverit U lerua dhe pergjegjesit U denuan e U perjadhtuar nga Partia.
Dhe kete e dinte mire dhe bab moni dhe xhaj qazua
Tani vanda e i vellai, sadiku e aristidhi apo qorri, Balja te gjithe i futi kokoloqja ne nje thes.
Kush ish viktima kush ish krimineli, kush ish fajtori te gjithe njesoj, kokoloqja na i ben viktima.
Te gjitha te keqijat e kesaj Bote i ka bere Enveri.
“Po ai qe vodhi lopen skish asnje faj?”
Bale nese je gjalle thuaje te verteten,
Te shpetoi ENVERI
O demo ky fredua nipi atij bithlepiresit qe i coi kuroren e mretnis V. Emanuelit lll
po kish mbaruar mjekesine dhe ushtronte profesioni e nderuar e te respektuar te mjekut ne regjimin
“komunist”.
A na i shpjegon dot ti demo Si ka mundesi ky i persekutum nuk ish i internum APO ne Burrell APO ne kamp Tepelene?
Kush di te na i thote?
Ti demo i persekutum a je regjistru ke kujto.al. me vrap me vrap jo me hap.
Po ti cfare shkolle ke bere ne regjimin komunist APO je i vjeter qysh i kohes se Italise apo me i lashte akoma i kohes se lartmadhnis dhe je bo Si Vampir i pavdekshem.
DASHNOR KOLAQI DONE TE NXIJE LNC TE POPULLIT SHQIPTARE.AI E BENE ME PARAMENDIM I PAGUAR NGA LOBI SERBOGREK I TIRANES.
Shenim: Per Enver Hoxhen,lexoni Montanelin ! Cdo shqiptar,perkufizimin qe I ben Ai,Enverit, duhet ta
beje “hajmali” kete definicion dhe ta mbaje varur me
qafe…..! Kur them cdo shqiptar,e kam fjalen per shqip-
taret e vertete patriot dhe jo per shqipfolesit si Berisha –
Meta e Co. qe jane shqipfoles dhe kete s’ja mohon kush
por kurre shqiptar dhe aq me pak atdhetar e patriote. Keta e kane shndrruar ne placke tregu Shqiperine ….!
“Moj Shqypni, e mjera Shqypni ! Kush te ka qitun me kry
ne hi,Ti ke pas kene nje zonje e rende,e gjithe Bota te
quanin NENE……….”!!!!
Korigjim: Jo ” e gjithe Bota te quanin NENE” por ” burrat e dheut te quanin NENE” …………!
Plenumi i Beratit doli ne skene pas permbysjes se sistemit socialist ne Shqiperi me pjesemarrjen direkte te UDB-se jugosllave dhe agjenteve te tyre ne gjirin e PPSH dhe shtetit shqiptar. Ne kete drejtim zoti Gjecovi do te bente mire te analizonte ndyshimin drastik te kiqve te tij te ngushte Ndreci Plasari (beshkepunetor i te dyshuarit si poliagjent Mehmet Shehu) dhe Luan Malltezi (krushk i te dyshuarit po si poliagjent Sali Berisha).