Aleanca Kuqezi e Kreshnik Spahiut do të dalë e vetme në zgjedhjet e 23 qershorit. Negociatat me Partinë Socialiste nuk arritën të finalizoheshin me sukses pavarësisht presionit që vinte nga palët për të krijuar një front të bashkuar anti-Berishë. Publikisht, Spahiu deklaroi dje se nuk pranoi të ishte me PS për shkak të pranisë së Vangjel Dules në kampin e majtë, por kjo përgënjeshtrohet nga negociatorë pranë dy partive. Burime për gazetën “DITA ” bëjnë me dije se fillimisht Spahiu ka shkuar në tryezën e bisedimeve me një kërkesë për të patur tre deputetë në listat e Partisë Socialiste. Fillimisht, PS e ka kundërshtuar këtë për shkak të ruajtjes edhe të ekuilibrave me partitë e tjera të koalicionit. Por më pas është arritur në marrëveshjen që të ishte selia rozë ajo që do të propozonte emrat e AK-së në lista. Emrat e diskutuar ishin vetë Spahiu dhe dy të tjerë. Por pas kësaj, Spahiu ka kërkuar papritur që në listë të futej medoemos edhe kryetarja e Forumit të Gruas së AK-së, Florentia Xheka. PS i ka vënë në dukje që ishin mbyllur negociatat dhe në çdo takim mes negociatorëve nuk mund të shtohej një kusht i ri nga ana e Spahiut. Sikur të mos mjaftonte kjo, kreu i AK-së e ka çuar në pesë dje numrin e emrave të sigurt që ai kërkonte në listat e PS-së, duke këmbëngulur se nuk mund ta toleronte këtë kusht. Paralelisht këtyre negociatave Spahiu ka dalë publikisht dhe ka paraqitur edhe 6 kushte të tjera për PS-në nëse donte të ishte në një koalicion të përbashkët.
Deklarata e Kreshnik Spahiut:
“Shqiptarët kërkojnë shpresë, jo ndryshim xhaketash në pushtet. Me këtë qëllim propozuam dje disa kërkesa që lidhen me një ndryshim thelbësor të standardeve dhe të ardhmes së Shqipërisë. Në kauzën e AK-së është realizimi i aspiratës për bashkim kombëtar. Për hir të prezencës së një partie greke ne nuk mund të tradhtojmë kauzën e bashkimit kombëtar, se është një kauzë e cila nuk mund të tradhtohet… Ne e mbështesim çdo koalicion anti-Berishë, por për shkak të pranisë greke, ne nuk mund të tradhtojmë kauzën tonë kombëtare… Ne duhet të maksimalizojmë votat për rrëzimin e Berishës nga pushteti. Por nëse AK do tradhtonte kauzën e vetë duke lënë që votat e saj të numëroheshin nga të tjerët, ajo do të zhgënjente qytetarët. Aleanca Kuqezi do garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme, duke bërë koalicion vetëm me popullin shqiptar”.
***
Një sorrë në qiellin e opozitës
Edi Rama
Fatkeqësisht dyshimi im se AK ishte një sorrë e pushtetit për të çoroditur popullin opozitar e jo një shqiponjë e opozitarizmit, ka marrë formë gjatë procesit qesharak e të shëmtuar që imponoi ajo parti për të (mos)negociuar me PS dhe është provuar sot, kur Kreshniku i nacionalizmës është shfaqur si xhuxhmaxhuxhi i radhës në përpjekjen e kotë për ta shitur një produkt të diktaturës së korrupsionit si një forcë vetmitare opozitare që aleat të vetëm paskej popullin! Çfarë turpi ky i shpërdorimit të simbolit kuqezi për të fryrë një komerdare shpëtimi për pushtetin e korrupsionit që medemek po lufton, duke tërhequr prej hunde njerëz të ndershëm e te lodhur nga politika e nga partitë aktuale! Çfarë pështirosje prej atyre kërkesave të shtruara skuthërisht mes tekstesh provokative, ku mbërrihej deri në marrëzinë e një lufte të ftohtë ballkanike, dhe këmbënguljes për të desantuar 5 diversantë deputetë në listat e PS apo për të përcaktuar se për çdo 10 mijë vota AK duhet të merrte një portofol ministror! Çfarë talljeje me idealet e me aspiratat e Myslym Pashait e të Pëllumb Xhufit që e kanë mbështetur me zemër këtë farsë të Saliut, i gjithë ky sharlatanizëm spektakolar! Shkurt fjala, Aleanca Kuqezi të dashur miq s’qenkej gjë tjetër përveçse grahma e fundit e Saliut dora vetë. Ndërsa vetë Kreshniku xhuxhmaxhuxh i oborrit të Saliut na dha me ketë rast, ilustrimin më të freskët të proverbit të famshëm që thotë se nacionalizmi është streha e fundit e maskarallëkut.
Mire Kreshnik, qendro i vetem dhe do ta shohesh pas zgjedhjeve se ku je. Nje komb nuk ka nevoje per recitime patriotike, por edhe per nje filozofi te mirfillte ndryshimesh. Ne se ke ndermend qe te besh opoziten e vertete dhe se vertete kerkon qe ta largosh berishen, afroju frontit opozitar. Mos e bej si liri qe kater vejt me pare mori voten e komunisteve ekstremiste qe shihnin endera ne diell se do ta rrezonin shpellarin sali, dhe pas zgjedhjeve u be paterice per kater vite duke i a lene ne supe shqiptareve kete lloj monstre.
Sistemi qe eshte prodhuar automatikisht te le ty jashte, pavarsisht nga numri i votave qe do te marresh. mos kujto se do te lene pa te vjedhur e plaçkitur. Edi e kuptoi i pari kete gje dhe lepiu ato qe kishte thenen per 4 vite ndaj “tradhetarit” te se majtes. Ne se je i vertete ne ato qe thua behu me opoziten mish e thua.
Mos mendo se ata qe te brohorasin do ta japin vertete voten ty.Demostrata e 7 prillit ishte prova jote gjenerale. Per te qene i sinqerte, gje qe ti e ke kuptuar fare mire, nuk ishte aspak ne parametrat qe priteshin, per te mos thene nje lloj deshtimi…
Neser eshte vonne. Leri deklaratat mbi nderin…Nuk mund te vendosesh kushte per bashkepunim ne se vertete kerkon qe te çosh ne burg Saline.
Vetem bashkimi e rrezon berishen. Te tjerat jane lloqe kavaje. duhet t ishe Futur ne aleance me frontin opozitar qe ta shporrje berishen sic na ke then.
AKZ + PS = berisha ne burg.
AKZ + PS = zhozefina pastruese halesh te burgut
Ky Spahiu nese populli e ha ate koqe ulliri do behet si hysni Milloshi ne zgjedhjet e Tiranes, por edhe kjo vetem nese rezultati del shtrengueshem mespaleve. Por nje gje tjeter qe verej une eshte qe aleanca me LSI-ne ka bere qe Edi Rama,jo vetem te fitoje besimin ne vetvete,por edhe te rigjeje arrogancen dhe prepotencen e dikurshme ne marredheniet me te vegjlit,te cilen arrogance kujtuam se e la pas kraheve keto muaj!!
Te jeni te sigurte qe, arroganca e rigjetur e zotit Edi Rama,do te na zbavise akoma me shume ne ditet ne vijim,madje do te jete edhe e shumefishuar,sepse,eshte arroganca e e te dobetit,qe sic dihet ,kur i vjen rasti nuk njeh meshire…
Kam pasur nje iluzion te vaket per K.S., por demostrata e 7 prillit vulosi ate qe kisha frike: nje i ceket perballe nje makine te stervitur me perballje shume here me te medha. Mjere teoria dhe perpjeka nacionaliste shqiptare ne se rri ne duar te tilla.
Mosni bre burra mos na lini pa udheheqesin tone te math e legjendar Kreshnikun.. Po varjani o burre, nuk erdhi Kreshniku ne koalicion dhe pun e madhe. Tregojini popullit qe vota per te eshte vota per Saliun dhe kaq
kreshniku te jep pershtypjen e te infiltruarit nga berisha
Kreshniku kembngulte ne negociata per nje femer nga Durresi qe esht dashnorja e nje te forti te durresit. ky i forti i ka dhen 500 mij euro Kreshnikut per fushatat e tij te shtrenjta dhe ka marr premtimin qe kjo vajza do ish patjeter ne listen e deputeteve te PS=se (se e rregullonte ky me Ramen medemek). mospranimi i saj dhe frika nga ndonje koqe plumbi se nuk kthen dot me borxhin gjys milionesh e beri KReshon te braktiste shoket dhe idealin dhe te bej ate qe beri. Ka mbushur qarqet e gangsterave me fjale se do behej minister i brendshem
U vertetu qe Kreshnika, cdo levizje dhe cdo gje e paska bere nen urdherat e Berishes. Prandaj Berisha rrinte i qete se mendonte se para nje viti i kishte futur kalin e trojes PS. Por gaboi.
Nuk na pranoi Rama kushtet, thot Kreshniku…
Po pse o Niku me kushte luftohet Saliu?
Rama ku ta gjeje qe te shtoje radhet e frontit Opozitar!
Bashohuni o njerez, bashkohuni!
BASHKOHUNI O NJEREZ, BASHKOHUNI!….
Shikoni çfare ju bashkon dhe jo çfare ju ndan
P e r b a l l
DINOSAURIT TE KRIMIT DHE TE HAJDUTERISE!…
Patriotizma dhe brohoritje per pushtet, a thua se iu be vone Kreshnikut dhe deleve te tij per Shqiperine dhe popullin. Ja shikojeni, kusht pas kushti paska vendosur, ben lista me kushte ky.. Kuptohet sa te sinqert e ka patur zellin anti Sali
O shqiptar, qe po ngaterroheni me kembet tuaja. Kush mund te jete me naiv se ai qe beson se cfar shikon? Pra ata qe shikojme dhe degjojme i besojme si te verteta,por dicka e kundert me kete eshte e verteta. Po te llogjikoni ne te kunderten e asaj qe shikoni dhe degjoni, do tju dale dicka !
nik petlla mendon se mund te vendose kushte pa u vene ne peshe !
nik petlla ne politike te rralle jane politikanet qe kane penisin me te gjate se veten keshtu qe me kok penis si puna jote nuk behet politke. Shko tek bq se me ta ke pune ndofta per ty i ka thirre sal varkari.