Ka fituar Cristiano Ronaldo. Dhe nuk ishte një nga ndeshjet e tij më të vështira, sepse fati i Rafa Benitez ishte i shënuar që në fillim. Sepse Cristiano Ronaldo ishte për shkarkimin e Benitez ende pa u mbushur një muaj punë. Nuk pati kurrë një bashkëpunim mes portugezit dhe teknikut që historikisht ka probleme me lojtarët me personalitet të fortë.
Fraza “vafsh në djall” që Ronaldo ia dedikoi spanjollit që në muajin korrik duket se ishte vetëm fillimi. Mjaftoi që Rafa ti anulonte një gol në stërvitje që të nxehur Cristianon, që edhe pas ndërhyrjes së kotë të Arbeloas që i kërkonte të qetësohej një tjetër frazë: “Shkon vetëm kundër portugezëve”.
Ishin të njohura shpërthimet e Cristianos tek Florentino Perez, të cilit kampioni portugez i kishte thënë: “Me këtë në pankinë nuk do të fitojmë asgjë”, deri në ultimatumin: “Ose mua ose atë”. Dhe në fund Florentino zgjodhi Cristianon.
Ndërkohë që ka dalë tjetër prapaskenë mbi raportin e vështirë mes Benitez dhe lojtarit simbol të Realit. Pas një miqësoreje në verë, Benitez i ishte afruar Ronaldos në dhomat e zhveshjes për të komentuar disa nga aksionet dhe e kishte kritikuar për mënyrën si driblonte, pasi sipas Benitez e bënte me një veprim të gabuar të trupit.
Kjo ndodhi mbushi kupën. “Në rregull për çështjet taktike, por që Benitez të vijë të më mësojë se si të dribloj, kjo është e tepërt”, i kishte thënë Ronaldo presidentit Perez.

Benitez koqe, Ronaldo jevg hajde duro pordhet e jevgut.
Mbeten edhe pak dite, jevgu Ronaldo te shkoje te marre mbulesen e tavolines kur Messi do te marre trofeun e peste te Topit te Arte per vitin 2015.
Miq te gazetes me kete lajm jeni te vonuar. Zidane u zyrtarizua sot ne mesdite para nje audience ku prezantoi edhe familjen me kater femijet e tij.
Traineri ka patur parasysh Messin kur I ka thene ato fjale.Ronaldo vertete nuk di te dribloje,ai ka shpejtesine dhe goditjen e forte.
Keshtu qe vrejtje ka qene shume e drejte.