Si u dorëzua Basha para Mediut e Dukës, roli i Berishës

Elton Tafaruci

Lulzim Basha ka arritur marrëveshjen me Fatmir Mediun dhe Agron Dukën.

Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Nard Ndoka dhe Agron Duka kanë rënë dakord me Bashën për përfaqësimin në listat e PD-së.

I vetmi qe ka mbetur jashtë është Kreshnik Spahiu.

Si u arrit konsensusi?

Negociatat më të vështira kanë qenë me Fatmir Mediun.

Ky i fundit ka pasur dy takime kokë më kokë sot me Bashën.

Por të dyja takimet ishin të vështira.

Në formë presioni ndaj Partisë Demokratike, Partia Republikane u regjistrua sot në KQZ nën synimin për të garuar e vetme.

Por edhe kjo lëvizje e PR-së rezultoi e kotë, pasi Basha nuk i plotësoi kërkesat e Mediut.

Këtu hyri në lojë ish-kryeministri Sali Berisha.

Pas takimit pa rezultat që zhvilloi në mesditë me Bashën, Fatmir Mediu menjëherë u nis për në “Aba Center”, aty ku ka zyrën ish-kryeministri Sali Berisha.

Pas takimit Berisha-Mediu, në orët e pasdites Basha është “detyruar” të arrijë paktin me kreun e PR-së.

Agron Duka

Edhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste e ka arritur paktin me Bashën me anë të presionit.

Ndryshe nga Mediu, Duka duke qenë se ka një parti më të organizuar dhe i sigurtë që mund të merrte deri në dy mandate me daljen vetëm në zgjedhje e nisi presionin ndaj Bashës prej disa ditësh.

Duka nuk ishte i kënaqur vetëm me emrin e tij në listën e sigurtë të PD-së, por kërkonte edhe dy emra të tjerë në listën e PD-së.

Madje Duka deklaroi se nëse do të konkurronte më vete, atëherë PAA nuk do ta përjashtonte një koalicion paszgjedhor me Partinë Socialiste.

Basha duke mos preferuar një rrjedhje votash, ka vendosur të plotësojë edhe kërkesat e Dukës.

Share This Article
4 Comments
  • Ja kjo eshte “Republika e Re” qe kerkoi Lulushi, pazare per vote e deputete sikur te jete pazari i gjese se gjalle ne Roskovec, jane te gjithe Qe, desh te vjeteruar te tredhur pa moral qe vlejne vetem per mish tek “Koopeshti Zoologjik” se nuk eshte i vlefshem per konsum tek njerzit, ose duhen groposur poshte nivelit te ujerave te rrjedheshme qe te mos demtojne ujin e puseve.
    Nuk e kuptojme si shitet Partia, si shitet Sigla e saj dhe te konkurosh me Siglen e PD ?
    Per nje vote shit-blerje denohesh 1-7 vjet burg, per shit-blerjen e mijrave vota, nuk denohesh, por pretendon te marresh nje portofol Ministri apo Drejtori te rendesishme te vendit qe kane pare me bollek per tu zhvatur.
    Qelbaniker.
    Hajde “Republike e Re” hajde

  • Gjithe keto presione e makinacione brenda dhe jasht cdo partie me goditje,kunder goditje lene te kuptohet se nuk e kane hallin tek interresi per popullin por per karrigen dhe majmurin e vetvetes.Asnjeri nuk kerkon qe te futet ne liste se kam idepragrami qe i sherben interresit te popullit e ne perparimin e vendit.Jo jo jo.Mos e thafte Zoti.Po nese nuk me ban vend mbas zgjedhjeve do kaloj ne krahun tjeter.Ose i hyjn mikut, Berishes qe ti ndreqin Basha.
    Populli mendon se keto do ti sherbejn.Jazek e stakfurullak ketyne politikanve per keto lojnave politike.Besoj qe e kuptojne ma mire turqshe se shqip.

  • Gabim!
    Me fytyren e Mediut dhe Ndokes ne krah tend z Luli megjith ate beteje te fituar keni humbur me shume.
    Jagua eshte me i vogel se Mediu dhe tjetri kllouni me madh i plitikes shqiptare.
    Pershendetje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *