PRAPË BORXH / Po sikur të ishim “më të përgjegjshëm” në kohë normale?

Ornela

Çdo lloj krize ekonomike do të mund të menaxhohej më lehtë nëse qeveritë do të ishin më të përgjegjshme në kohë normale.

Nëse reformat në tatime e taksa do të kishin mundësuar grumbullimin e të ardhurave në nivele rajonale, nëse shpenzimet publike nuk do të shfrenoheshin në koncesione dhe tenderë me kosto të pajustifikuara, qeveria e Shqipërisë do të ishte më e përgatitur sot për të ofruar një paketë ndihme dinjitoze për bizneset dhe qytetarët e saj, për të shmangur sadopak katastrofën që rrezikon të rikthejë varfërinë ekstreme.

Me nivelin e borxhit nga më të lartët në rajon (65,8% e PBB-së) me taksat më të larta gjithashtu, e goditur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, qeveria jonë ka pak mjete në dispozicion për të përballuar krizën që ka krijuar pandemia COVID-19-19.

Shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun, tha se fatkeqësisht, barra e rënies ekonomike është më e rëndë për ata që preken më shumë. Për të mbrojtur këto grupe, qeveria duhet të luajë një rol kryesor nëpërmjet stimujve fiskalë, për të mbështetur punësimin dhe për të ofruar mbështetje financiare për ata që kanë nevojë.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, tha se në skenarin e qeverisë, deficiti buxhetor parashikohet të zgjerohet në 5.4% të PBB-së këtë vit.

Për të financuar këtë deficit, do të duhen të paktën 1,1 miliardë euro. Me këtë rritje, borxhi publik pritet të shkojë në 70.8% të PBB-së në fund të vitit 2020.

Burimet për financimin e deficitit, sipas ministres Denaj, janë huatë dhe grantet nga institucionet dhe emetimi i Eurobondit para periudhës së verës që do të arrijë në 650 milionë euro, nga 600 milionë që ishte parashikimi fillestar.

Në tërësinë e tyre, financimet nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare mund të arrijnë mbi 700 milionë euro, fonde të cilat sipas nevojës së qeverisë shqiptare mund të disbursohen në kohë të ndryshme, tha ministrja e Financave, Anila Denaj.

Nga kjo shumë, 150 milionë do të jenë financim nga Bashkimin Europian, si mobilizim i Asistencës Makro-Financiare, një instrument i parashikuar mbi të gjitha për vendet anëtare në BE, por i vënë në dispozicion edhe të vendeve si Shqipëria në situatën e COVID-19.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka akorduar për Shqipërinë 174 milionë euro, në përgjigje të krizave përmes instrumentit të Përgjigjes së Shpejtë. Ky financim synon të vijë në ndihmë të problematikave të mundshme në Bilancin e Pagesave dhe mbart meritën e aksesimit në një periudhë shumë të shkurtër, duke ofruar hapësirë frymëmarrjeje për financat publike.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, pohoi se nevojat e shpenzimeve buxhetore, që nuk mbulohen nga të ardhurat, “do të rishikohen duke ulur disa shpenzime.

 

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • E te mendosh se shpenzimet ushtarake jane mjaft minimale! E te mendosh, se edhe pjesa e caktuar ne shendetsi nuk ze ndonje shume te madhe! Por dhe arsimi, aty-aty, kryesisht per rroga. Ndonje investim shteteror ne ekonomi s’ka, sepse quhet socializem. Edhe fondi i ndihmes sociale eshte vetem disa dhjetra mijra euro ne vit. Atehere, si dhe pse u gjindka ne veshtirsi ky buxhet, ku shpenzimet e siper-permendura jane aty-aty?! Duket kjo vjen nga shpenzimet e medha shteterore, nga pagesat per interesat e kredive te reja dhe borxheve te vjeter, si dhe mos-kontrolli ne disa tendere ekonomike e te varur nga buxheti i shtetit! Ky vend duhet te nise te mendoje per kursimet ne aparatin shteteror dhe shpenzime te teperta aty!

  • O Gzim nuk kane mbledhur gje per shtetin……administrata eshte e paafte dhe e korruptuar…ska ekspetize,favorizojne oligarket dhe i falin dividentin ,shpenzojne per luks per kalldreme qyteti…no per ujesjellesa e linja elektrike….ndaj nuk ka leke.

  • Per dividentet (pjesa e fitimit qe u shperndahet investuesve te vegjel tek nje firme/ kompani) ka nje ligj qe i takson. Por keto zene aq pak peshe ne vjeljen e taksave, sa nuk ia vlen ti permendesh! Nuk del dhjami nga pleshti, por duhet pare ku ka shpenzime te teperta! Mbi te gjitha duhet pakez … nuk po me kujtohen fjalet, se kane humbur, … ah, po, ndershmeri dhe idealizem!

  • Dividenti eshte 15% …eshte pjesa qe merr alsioneri personalisht….kishin vite qe e akumulonin e nuk e shperndanin….pjesa e falur llogaritet tek 150 milion euro….vodafone, telekom,banka I cuan ne llogari me taksim parajse fiskale….por administrimi fiskal e politikat jane me katastrofe dhe me qellim perfitues

  • Ne fakte kjo ecuri eshte mire ,hajdutet deri diku do te vjedhin ,pastaj do kemi zbritje Problematike eshte hajdutet ti ndrosh vazhdimisht ,sigurisht do te kete ritje te borxhit Fatekeqesia jone eshte se hajdutllekun ,e kemi trashegim !?

  • Me gjasa atij borxhit qe ka deklaruar ministrja i duhet shtuar dhe nje 10%. Tashme ekonomia shqiptare i eshte drejtuar rruges pa kthim te deshtimit sepse qeveria e kriekaqolit nuk ka asnje plan per ringritjen e ekonomise pervec improvizimive einstiktive te castit si puna e legalizimit te hashashit. Nje shtet i qeverisur nga hajdute qe e kane mendjen vec te vjedhin e pa asnje aftesi qeverisje nuk mund te kete fund tjeter. Vete e keni fatin ne dore o njerez. Nese vazhdoni ne kete rruge do te hani me tere mend bar ndersa keta qe ju udheheqin do t’ia shtrojne ne dreka e darka neper jahte te shtrenjta ne kushedi cfare brigjesh offshore. Mos u ankoni kot kur zgjidhni ne krye hajdute e psikopate se faji eshte vetem i juaji dhe jo i tyre.

    • Keta vjedhin edhe votimet. Procesi i rrenimit fillon brenda partive. A mundet PS te beje zgjedhje te pavarura nga Rama dhe klani i tij? Pyetja eshte e kote. E njejta gje ndodh edhe ne PD, LSI etj. Atehere cfare te zgjedhe populli kur alternativat jane njeri me keq se tjetri? Aderimi ne parti shperblehet me poste, ofiqe dhe vende pune. I gjithe ky proces “elegant”, i kamufluar, i korruptuar dhe korruptonjes, duke i shtuar edhe aleancat midis partive, aleancat me grupe kriminale te armatosura apo edhe me vete drejtesine te gjithe mund ta kuptojne qe nuk mund te kundershtohet nga vota e mjere e popullit. Politikanet nuk tremben nga vota e popullit dhe as varen nga ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *