Vargje të nënshkruara
Kapo Labi
Ditë moj, sa je munduar
Duke nxjerrë në kopertinë
Kriminelin e shkalluar
Që na dogji Shqipërinë.
Kryekusari me vulë
Komandant për kusarinë
Në Kuvend sharje rrëmujë
Po sfidon dhe drejtësinë.
Krimet e tij s’kanë të sosur
Tre dekada lot e gjak
Ndaj na do të armatosur
Sulltani të ngrejë bajrak.
Vranë e prenë e bënë kërdinë
Spiunë serbë e UDB-ashë
Zero bënë ekonominë
Një merhum e një qurrash.
Drejtësi e korruptuar
As shihni e as dëgjoni
Ju ushtarë të gjakatarit
Flini gjumë e mos veproni.
Popull, mos u zemëroni
Se kemi Gjykatë të Lartë
Tre vite na thanë: “Duroni,
Punë e mirë do kohë të gjatë!”
Një panel i korruptuar
Rreshter të kriminelit
Si u tha Sala vepruan
Krimi pa ndëshkuar ngeli.
Familjarë të lënduar
Ju ngelet vetëgjyqësia
Me gjyqtarë të degraduar
Prapë do vuajë Shqipëria.
