Gojët e liga thonë se Gjykata Kushtetuese ka vendosur t’i heqë mandatin deputetit Koço Kokëdhima.
Për të mbrojtur shokun e tyre në rrezik, mazhoranca e refuzoi kërkesën e opozitës për ta çuar mandatin e Kokëdhimës në Kushtetuese, pavarësisht fajësisë apo pafajësisë së tij, por opozita dashakeqe e ankimoi në po këtë gjykatë dhe ajo i dha të drejtë.
Opozita akuzoi Kokëdhimën se ka marrë para publike në të paktën 150 raste me kompaninë Abissnet, pasi kishte marrë mandatin e deputetit.
Koçua e kundërshtoi akuzën.
S’kam marrë gjë, për kë të ze be, ja kontrollomëni! – u shpreh ish deputeti.
Por gjithsesi Gjykata Kushtetuese veproi pas kokës së vet.
Gojët e liga thonë se një çështje minimale prej 200 mijë lekësh të reja në komunën e Rashbullit, ka qenë ajo që i ka bërë gropën ish deputetit Kokëdhima.
Mësohet se një masë e gjerë njerëzish po bëhet gati të protestojë me grevë urie ndaj këtij vendimi qesharak, nën moton:
Mos na e hiqni Koçon nga Kuvendi për 200 mijë lekë të reja të qelbura!
