Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i bëri thirrje opozitës që të thyejë bojkotin parlamentar dhe të bëhet pjesë e diskutimit për të përmbushur detyrimin e saj elektoral dhe kushtetues.
Një ditë përpara seancës plenare, ku do të diskutohen pr/buxheti i vitit të ardhshëm, Lëvizja Socialiste për Integrim, se pavarësisht bojkotit të opozitës, mazhoranca ka detyrën kushtetuese për të ecur përpara.
“Është e pavend që opozita i mungon këtij debati të madh që është kryedebati i politikës. Besoj se është vendi për ta thënë e rithënë, të nënvizojmë se parlamenti nuk është dhe nuk ka për të qenë pronë e deputetëve. Eshtë pronë e popullit dhe detyra në mazhorancë apo opozitë nuk është njëra më e madhe dhe njëra më e vogël. Oponenca konsutiktive dhe me fakte siguron formësimin e alternativave të tjera. Opozita sado që të përpiqet ti shmanget, salla e parlamentit është rruga e pashmangshme e saj nëse ajo do të jetë korrekte me votat që elektorati i ka besuar. Asnjë nuk e ndalon opozitën të ketë disa axhenda, por asnjë nga këto nuk mundet dhe nuk zëvendëson dot detyrimin elektoral dhe kushtetues për ta bërë këtë në sallën e parlamentit”, theksoi Vasili.
Deputeti i LSI-së u shpreh se buxheti për 2015-n, është i orientuar drejt objektivave, me punë që fillohen dhe mbarohen dhe që realizojnë standarde të reja.

Ky Vasili eshte nje bythlepires, por ajo qe e dallon me shume nga te tjeret, eshte sherbetor me merita te medha ndaj Kryetarit Mao.(Meta)