Siç kishte paralajmëruar, Preç Zogaj njoftoi mbrëmë se i kishte komunikuar Edi Ramës përmes një letre largimin nga koalicioni i ri i PS-së.
“Në vjeshtën e vitit 2009”, i shkruan Zogajt kryesocialistit Rama, “rrugët tona politike u takuan në shqetësimin e mospërmbushjes së standardeve zgjedhore në zgjedhjet e atij viti. Aty mori jetë lëvizja ndërpartiake për transparencën e zgjedhjeve dhe, më tej, një opozitë gjithnjë e më e bashkuar, që kishte për qëllim të qëndronte fort përballë qeverisë së tavolinës Berisha-Meta dhe të përgatiste alternativën e fitores në përballjen elektorale me të.
Kemi ecur së bashku në udhëtimin që kanë parë gjithë shqiptarët. Në ditët e saj më të mira Opozita e Bashkuar ka qenë për vendin fuqia dhe shpresa. Falë saj vëmendja dhe ndjeshmëria ndërkombëtare për zgjedhjet u ngritën në nivelet më të larta; mori jetë një alternativë fitimtare, e aftë për të mundur qeverinë Berisha-Meta me frymë, me program, me etikë, me moral, me numra.
Përkrah jush dhe kolegëve të tjerë të nderuar opozitarë kam dhënë edhe unë kontributin tim në aulat e opozitarizmit dhe në media për këto qëllime. Kjo ka qenë dhe mbetet një periudhë e vyer për angazhimet e mia politiko-qytetare. Unë ju falenderoj nga zemra për respektin që keni treguar ndaj meje, edhe pse kam pasur statusin e një individi të lirë në këtë tryezë.
Kam qenë i bindur se duke ruajtur kohezionin e brendshëm të partive përbërëse dhe duke u zgjeruar me forca të reja opozitare, që kanë spikatur ndërkohë në skenën politike, Opozita e Bashkuar i kishte të gjitha letrat dhe numrat për të fituar zgjedhjet e vitit 2013, pa qenë nevoja t’i zgjaste paraprakisht dorën një partie qeveritare. Unë e kam zhvilluar e mbrojtur gjatë këtë pikëpamje pranë jush, tashmë pa sukses. Fitorja e zgjedhjeve si opozitë pushoi së qëni bindja juaj. Me argumentin e bashkimit për fitoren, ju i keni drejtuar sot një ftesë për koalicion parazgjedhor LSI-së. Personalisht, duke përshëndetur largimin e LSI-së nga qeveria, do të kisha preferuar votimin veç e veç të kësaj force politike dhe të Opozitës së Bashkuar. Publikut nuk i duhet hequr mundësia të gjykojë me votë, drejtpërsëdrejti, histori politike të rralla si kjo e LSI-së gjatë këtyre katër viteve. Është e drejta juaj të mendoni ndryshe. Është e drejta juaj të ndërtoni koalicionet që i mendoni me të efektshme në funksion të marrjes së pushtetit.
Por ftesa që i keni drejtuar një partie qeveritare në fund te mandatit qeverisës prodhon në rrafshin politik efekte të tjera, që nuk mund të mos mbahen shënim.
Me koalicionin PS-LSI bie koncepti i Opozitës së Bashkuar ashtu siç e kemi konceptuar e siç ka funksionuar deri tani; bie në pjesë të tëra të strukturës së saj Rilindja si emri i alternativës së PS-së; bie opsioni i aleancës antiregjim, bie opsioni i tejkalimit të Berishës si mendësi qeverisëse, bie kuptimi i garës elektorale si një përballje midis opozitës dhe qeverisë. Fushata dhe termat e saj mbeten për t’u përcaktuar nga e para. E vetmja gjë logjike në këtë zhvillim është bashkimi pragmatist i dy të majtave.
Në këto kushte, me historinë politike që kam dhe për shkak të qëndrimeve publike që kam mbajtur për shumë ngjarje të këtyre katër viteve, e konsideroj të përfunduar angazhimin tim në koalicionin tuaj të derisotëm dhe të parinovueshëm vazhdimin në koalicionin tuaj të ri.
Ju uroj punë të mbarë dhe suksese”, përfundon letra e Zogajt.

Cila eshte partia e radhes per Precin ? ????????
Iku Preçi-iku Preçi,
moj e shkreta opozitë,
iku Preçi po kush mbeti,
se si Preçi s’ka “të ditë”
Iku Preçi-iku Preçi,
o moj opozitë e mjerë,
iku Preçi-kryeneçi,
që ka ikur disa herë!
Iku Preçi-iku Preçi,
si i thonë, në mot të lik,
iku Preçi kryeneçi,
akrobati politik!
Iku Preçi-iku Preçi,
mëshironani o Zota!
iku Preçi kryeneçi,
dhe na dogji nja tri vota
Iku Preçi-iku Preçi,
vajti tek hale e vet,
iku Preçi kryeneçi,
Eh, i dhënt’ Zoti shëndet!
Iku Preçi-iku Preçi,
qënka lajm i parë në Lajme,
iku Preçi kryeneçi,
se nuk lidhet dot me gjalme!
Iku Preçi-iku Preçi,
në bunacë e në furtunë,
iku Preçi kryeneçi,
Eh mor Preç, ç’na prishe pun’
Iku Preçi shpirt njeriu,
që e mbanim në zinxhirë,
u rikthye tek Saliu,
të bënet “njeri i lirë”
Iku Preçi me të tjerët,
që janë ndezur e janë fikur,
nuk i numëroj dot herët,
që ka ardhur e ka ikur!
Iku Preçi-iku Preçi,
se tek Sala ka kuleç,
iku Preçi kryeneçi,
Pu ç‘na bëre more Preç
Iku Preçi-iku Preçi,
se s’i erdhën pas oreksit,
u rikthye tek Berisha,
fali gjakun e Aleksit!
Iku Preçi-iku Preçi,
po aspak s’u tundën malet,
iku Preçi kryeneçi..
Dhe kjo Preçit nuk i falet!
Je bere monoton plako
Z. Zogaj, keni bere ate veprim qe do te bente dhe do t’a beje cdo Shiptar i ndershem dhe patriot. Fatkeqesia me e rende eshte, qe ne krye te kesaj force politike me e madhja ne Shqiperi, eshte i paqendrueshmi mendor Edi Rama. Kete peshqesh PS e ka nga Fatos Nano,qe i ra si trofe kur luante bixhoz ne Paris. Ilir Meten e merr ne koalicion per ta lare nga kriminaliteti dhe hajduteria, por po ben pis dhe po ndyn te gjithe PS. Percarja dhe permbytja e PS eshte sa e TITANIKUT, fundi eshte i qarte Fundosja e PS. TE NXITOJNE TE LARGOHEN TE GJITHE QYTETARET E NDERSHEM. Edi eshte hedhur ne pus, kush eshte i marre e nuk kupton le t’ shkoje pas. Shprese kemi alternativa te tjera, nje prej tyre eshte ALEANCA KUQ E ZI.
Edi eshte gati te bashkepunoje dhe me Ilir hajdutin vetem te kapi qeverine do me thene PARET.
Dhe eshte shume me i uritur se Sala.
Gjinushi dhe Ngjela duhet te largohen gjithashtu nga koalicioni me PS.Berisha dhe Meta nuk kane shume ndryshim nga njeri tjetri. Te jesh ne koalicion me Meten behesh bashkepunetor i krimeve te tij.
ok, thoni si te doni, kjo eshte fisnikri e nje intelektuali. Ai’ i gjati nuk ndryshon as pak nga fashisti berisha vec eshte me frikacak, mobilizohuni popull dhe jepni nje mesim ketyre qe per karrige shesin prindrit e jo ATDHEUN, e dhimshme per kete popull, por prap ka nje shpres votoni A K eshte e vtmeja me e pastra parti ne gare me te shkuaren e te tashmen.
Niku i AK ka qene nje nga djemte me te mire te Shallvares, e njohim qe femije.
Po, Preç Zogaj beri ate qe duhej te bente.
Jo se ka ndonje parim ne kete mes, por se mendon qe Meta iken nga PD duke marre me vete edhe imazhin e krijuar per partine “pa parime”, ose sic duan ta lehtesojne “pragmatiste”!
Berisha, ka kusuret e veta, por keto te Metes ishin thel mbi bisht…21 Janari ishte kryesisht pasoje e neglizhimit te Videos se Tij.
Berisha e mbajti Meten aq sa i duhej, e leshoi vetem kur nuk i prish dot me pune. Preci e kupton kete loje. Edi paralajmerohet per ulje kreditesh…
Nje gje eshte e qarte: Berisha dhe Rama, me Ilir Meten ne mes, nuk jane me armiq. Ata luajne per raporte pjesesh, ko per fitoren, as per humbjen.
Nuk e kuptoj se c’lloj aleance kishte Preci me Partine Socialiste? Preci eshte nje person i dyshimte ne qendrimet politike dhe qytetare, informator i sigurimit, ish-anetar i PD dhe tani nje person pa asnje percaktim politik dhe force politike paska aleance me nje parti… Keto gjera vetem ne Shqiperi mund t’i degjosh. Preci eshte nje bime zvarritese qe perpiqet te kapet kudo. Pavaresisht lojes se ndyre politike shqiptare, deklaratat e Precit vetem na bejne per te qeshur pak ne kete situate te zymte qe s’premton asgje .
Minjte e ndienj te paret termetin , dalin te paret nga kanale e ndertesa . Kur ndertesa e vjeter ,sistemi aktual , rrezikon te shembet, minjte do dalin sheshit e munde te perhapin dhe semundje . Por me seleksion natyral me te dobetit do infektohen e te shendeteshmit do prosperojne .
Besniku i AK ka qene nje nga djemte me te mire te Shallvares, e njohim qe femije. Me mire po votoj ate tani kur pashe qe Rama e Meta nuk paskan piken e dinjitetit si burra. I gjati hodhi mish per top bijte e nenave kundra Metes per videon, dy muaj me pas ben marreveshje si k……