Precedent pas precedenti!

Ornela

Mbrëmë e ndoqa Ilir Metën,
tek Eni-fshatarja ime,
dhe të themi të vërtetën,
s’la vend për hamendësime!

Po gjë s’do kuptoja fare,
sikur të isha një toç,
se shumica shqiptare,
i do gjërat fare troç!

Meta është elekuent,
nuk i hyjmë dot në hak,
edhe ka goxha talent,
të flasë shumë e të thotë pak!

Para dy javësh kur shkrova,
fiks këtu-tek kjo gazetë,
saktësisht parashikova,
se nuk do kishim dekret!

Për shokun e idealit,
e spjegova dhe pengimin,
se yjet e gjeneralit,
binin ndesh me dekretimin!

Që Meta të mos e digjte,
i thashë Lleshit direkt,
nëse yjet do t’i hiqte,
bëhej ministër direkt!

Mbasi Meta refuzoi,
nuk hodhi firmën në letër,
asnjeri nuk e mendoi,
dhe ripropozimin tjetër!

Tash që shkruaj është mëngjes,
e Premtja sa ka filluar,
si të tjerët dhe unë pres,
një Sandër të dekretuar!

Unë dhe mijëra shqiptarë,
po shohim këtu çuditë,
se pas precedentit t’parë,
kemi precedent të dytë!

Që të dyja i prodhoi,
më e larta zyrë shteti,
që dikush e pagëzoi,
si mungesë serioziteti!

Edhe pa dekret të tija,

Lleshaj drejton normalisht,
Bota thotë se Ministria,
nuk funksionon plotësisht!

Po Meta mendon krejt ndryshe,
dhe pa hezitim e thotë,
gjersa është Ardi Veliu,
funksionimi është i plotë!

Plotësisht na funksionon,
sipas ligjit të “magjishëm”,
se policinë e drejton,
veç Drejtori i Përgjithshëm!

E tha Meta mbrëmë tek Eni,
dhe nuk qe aspak skeptik,
s’ka shumë rëndësi ministri,
me rolin e tij politik!

Këtu përsëri dyshova,
se s’do kishim prapë dekret,
po diku-sërish mendova,
ka dhënë fjalën Zoti Metë!

Tash jemi këtu ku jemi,
dhe Meta e mbylli luftën,
po përgjigje prapë nuk kemi:
“A ka shkelur Kushtetutën?!”

Arben Duka 

Share This Article
4 Comments
  • Mos u habit i9 nderuari Arben Duka,se e gjitha ishte nje KOMEDI GROTESKE me regji dhe skenar te Ilir Metes!
    Filloi me karagjozllik dhe mbaroi po keshtu!
    Thone se shume trupa qeveritare teatrore e kane kerkuar ta blejne skenarin e kesaj komedie se ia ka kaluar edhe satires dhe humorit te Servantesit dhge Jarosllav Hashekut!
    Thone se mbreme kane pare ne rruget e Tiranes duke shetitur edhe SHVEJKUN cek i klonuar ne kerkim te salles treatrore ku jepej kjo shfaqje!

  • Haha, bejtexhiut i eshte mbushur mendja qe po perdori fjale si precedent, biles dy here, bejtet mund edhe te quhen poezi leshi.

  • Keshtu eshte Arben Duka, kur ,per interesa te egos se pushtetit tend ,ve ne krye te shtetit nje hajdut me damke, kur nuk lufton per popullin tend te varfer, por per te pasur. E kam inatin me Edi Ramen. Mallkuar qofte kjo klase politike qe kemi.

  • Ne shoqerine e eni vasilit,na u cfaq edhe nje here nje katundar i vockel, djallezor,por i zene keq kaps me shume se kurre,nga vrima e siperme,qe i kuterbon me shume se vera e poshtme.
    Dhe faji nuk eshte i kesaj karikature te peshtire fshatareske anadollake-komuniste,qe ngroh cuditerisht mullaqet,ne karrigen e presidentit(O Zot,nga neveria te bie te fiket)por kryesisht i joni,i turmes sone amorfe,ku orienti mesjetar dhe komunistet,dale nga vrimat, veshur allafrenga vazhdojne ti marrin frymen,ta plackisin ta poshterojne,ta percudnojne dhe ta kthejne thelle ne erresirat e te kaluares.
    Dhe poeti i coroditur,qe mbahet per moral ´´cuditerisht´´ vazhdon te rrije qafe per qafe,ne llogoren e dhjerosur dhe te shurosur,me kete vemje historike bashkekatundare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *