PRECEDENTI ‘BODE’

redaktor

Ka disa ditë që ish-ministri i financave Bode, pas një kallzimi penal ndaj tij, është bërë një ndër temat e medias së shkruar. Por edhe e politikës, e cila, sipas “traditës” reagoi në dy mënyrat e saj të pritura: mazhoranca kërkoi vazhdimin e hetimit, ndërsa opozita, ku Bode është një ndër krerët e shpallur të saj, pas gjithë kësaj nuk shikon asgjë tjetër veçse një sulm të ri të politikës qeverisëse kundër saj.

Emri i Ridvan Bodes është i njohur për të gjithë dhe, megjithëse është një nga prurjet e ngadalshme të PD-së, ai ka qenë gjithnjë afër kupolës, e cila, në më shumë se 12 vite, vitet e arta të pushtetit të tyre, e ka bërë atë njëri ndër zërat e heshtur politikë, por tejet i angazhuar në botën e financave. Rrallë herë ka ndodhur që një figurë politike dhe financiare, pas një dështimi spektakolar në vitin 1997 të rikthehet edhe një herë prej ku e dëbuan, edhe më i fuqishëm, më arrogant dhe i fshehtë. Kjo ndodh vetëm atëherë kur gjërat janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe prej së cilave mund të nxirret vetëm ajo e keqe që mund të rëndojë mbi jetën e njerëzve.

Sidoqoftë ai nuk ka qenë përherë edhe aq enigmatik. Nëse në fillimet e rikthimit të tij në pushtet të dukej se kishte mësuar diçka nga e shkuara e zbimit, në vitet e fundit të pushtetit të tij financiar, ai u rikthye edhe një herë tek figura tipike e militantit të lartë politik shqupas, të veshur me pushtet të lartë dhe të mbështetur nga familja berishiste. Nga kjo ai nuk përbën asnjë veçanti, ai është veçse shembulli më i dukshëm i sotëm në këtë botë politike, në të cilën krimi është i ruajtur nga bota e financës dhe ku bota e financës është e mbështetur nga krimi. Një dualiziëm i pashoq pushteti dhe marëdhënie e përbashkët, si pasojë e së cilës erdhi pasurimi i shpejtë i botës së politikës, humnera financiare që lanë pasë dhe një tufë të strmadhe aferash, të cilat e kanë vështirë të zbardhen ndonjëherë, sidomos me këtë sistem gjyqëasor që kemi aktualisht.

Nëse cituam “precedenti Bode” kjo nuk do të thotë se ai është rasti i veçantë apo përjashtim nga rregulli. Në tetë vitet e fundit të qeverisjes familjare dhe kreptokrate Berisha, ai, Bode, është vetëm njëri nga të shumtët, njëri nga shtresa e lartë e politikës zyrtare, por jo më përfaqësuesi.

Ai mbetet njeriu hije, i cili, megjithëse mund të ketë “shansin” të krijojë precendentin e ndëshkushmërisë serioze, përsëri rri i qetë, nuk e ndjen asnjë lloj droje nga ajo që është shkruar në një kallzim penal, dhe, jam i bindur, se buzëqesh me atë që mund të ketë gjetur rastësisht një Institucion, i cili duhej t’i kishte nxjerrë ujët korrupsionit që sundon shtetin, partitë, politikën dhe ekonominë.

Kur u bë i njohur rasti Bode askush nuk u çudit në Shqipëri dhe as nuk bëri ” oh”. Për shumë kënd kjo ishte një gjë e njohur, e ditur, e shfaqur jo vetëm në një rast dhe, e përgëzuar njëkohësisht. Nuk u çudit askush, sepse të gjithë e dinë krejt mirë se të qenurit në pushtet do të ketë shpërblimin e vet; ishte e njohur, sepse më parë se të fliste Institucioni i verifikimit të pasurive, kishin folur pallatet në të cilat jetonte ai dhe familja e tij; dhe jo një por disa vila dhe banesa të shtrenjta, megjithëse të ” blera” lirë. Ishte e përgëzuar, sepse, mjerisht, ka ardhur një kohë që pushtetar i mënçur, i aftë dhe i zoti është ai që bën më shumë alleshverishe, që ngrit me forcën e pushtetit, duke vënë nën këmbë shtetin, perandorinë e tij financiare.

Askush deri më sot nuk u largua nga pushteti më i varfër se sa ishte kur e nisi shkallaren pushtetore. Askush nuk u largua me një pasuri paksa më të rritur, se sa ajo që ishte në fillimet e lojës ministrore. Askush nuk u quajt i mënçur dhe i ndershëm sepse nuk abuzoi me paratë e shtetit, duke qëndruar mbi shpinën e popullit gjithë natën e natës dhe duke i qarë hallin atij gjithë ditën e ditës. Në fakt Bode nuk është i vetmi, ai u bë për pak ditë qendër e një vemendje, me të cilën zgërdhihet dhe e di krejt mirë se pas tij qëndrojnë dy detashmente: detashmenti i tij politik shqupas dhe tjetri, detashmenti i sivllezrve të tij pushtetorë, të cilët, nëse do të ndjejnë të vërtetën se ky rast, ky precedent, rastësisht me emrin Bode dhe normalisht me emërin e çdo zyrtari të lartë ministror shqupas, do të ketë një rrjedhojë, ajo mund të përplaset edhe ndaj tyre.

Shtetarët që i qajnë hallin Popullit jetojnë në vila luksoze, të cilat, ose u janë bërë dhuratë nga biznesmenët, ose u janë ” shitur ” me çmime dhurate. Edhe kur janë brë kontratat e shitjeve të lira, përsëri, shpesh herë, çmimi jo vetëm që nuk është paguar, por kanë marrë edhe dhuratën e duhur, si ndjenjë falenderimi që e pranuan një vilë të stërmadhe falas.

Nëse do të kemi një precedent Bode do të fillojë edhe zgjidhja e nyjes gordiane në politikën shqiptare. Nëse precedenti Bode do të mbyllet si të tjerat, atëherë do të kemi thyerjen e pushtetit të gjithkahshëm ndaj krimit. Rrugë tjetër nuk ka e nuk mund të ketë.

Disa herë e kemi shkruar se shteti ligjor e ka të vështirë sot të gjejë fijet e pezhishkës së hekurt të korrupsionit përmes shikimit e rishikimit të akteve ligjore e nënligjore. E ka të vështirë, sepse ndryshe nga viti 1992, kur kjo klasë politike erdhi në pushtet përmes turrit dhe ende e paditur, në vitin 2005 ajo ishte ” e stërvitur” për të mos u kapur gafil, pra të mos ishte e zbuluar.

Por ka një shkarje, pa të cilën ato nuk mund të jetonin. Pasuria e dukshme, ajo që shihet me sy, preket me dorë. Ajo është kudo e pranishme.

“Pasunarët” e pushtetit mund të thonë me dhjetra herë se e kemi blerë me çmimin e kohës, që në fakt nuk ishte çmim. Në të gjithë botën ekziston një profesion, i cili në Gjermani quhet Gutachter, njeriu që bën vlerësimin e çdo pune. Bota jonë e financës duhet të ketë njerëz të tillë, të aftë, të ndershëm dhe ligjërisht të besuar. Nëse “bodet” do të thonë se ekemi blerë vilën 750 mijë euroshëe për vetëm 100 të tilla, ky Njeri, përmes profesionit të tij ligjor, bën pikërisht verifikimin, saktëson të vërtetën dhe pas tij, bota e ligjshme e finacës, kërkon të vërtetën.

Mendoni se çfarë stuhie do të kishte ndodhur në botën e krimit nëse do të kishim një precedent të tillë. Të dyfishtë: edhe në botën e politikës, edhe në botën e biznesit. Sepse mund të deklarojë shtetari se e bleva lirë, por faji është i përbashkët edhe i atij që i bëri rrugë krimit ekonomik.

Mendoni se çfarë do të kishte ndodhur me rishikimin e vlerës së vilave pushtetore të ngritura kudo ku syri të rrokë bukurinë e këtij vendi. Pushtetarët nuk kanë tashmë vetëm një vilë të zakonshme, ata kanë vargun e vilave; në qytet, në fshatrat turistike malore, buzë detit, në qytetet e mëdha, në periferi, kudo. Përballë tyre, bllokmenët e djeshëm duken si ca fëmijë jetimë, të paditur dhe naivë.

Shqipërisë i duhet një precedent ndëshkueshmërie. Nuk e di nëse do të ketë emrin e ndonjërit nga qeveritarët e sotëm, apo të djeshëm. Sinqerisht nuk më intereson edhe aq.

Ajo që i duhet vendit, për të dalë nga zgafella e krimit dhe e botës së nënshtruar, është një precedent, i cili të jetë i ligjshëm, serioz, apolitik, në dobi të të gjithë atyre që duan një Shqipëri ndryshe.

Nëse nuk do të ketë, mos u habisni nëse një dite do të mbetin vetëm ata që nuk do të mund të ikin. Shpresa vritet e para, por ajo vret gjithë të tjerat që vijnë pas saj.

 

 

 

 

Share This Article
57 Comments
  • Nuk mar vesh shumë nga ekonomia por një gjë e di me siguri : në ka pasur pykë ekonomike në shqipëri,pykë e nxjerë nga ashklat e trungjeve te shpellës saliste,kjo pykë ka vetëm një emër,- ritvan rakicka (bode) ! I dalë nga universiteti ekonomik ” Adem Rrenga”. Mjafton të mësoni emrin e universitetit që të kuptoni “pykën ekonomike” të shtetit!?

    • Ridvani ka mbaru fakultetin ekonomi agrare ne ’83.Ka qene student i mire dhe sekretar rinie.Gjithmone ka qene servil dhe gjeje mba sekretarit te partise o rektorit qe ka qene antar e komitetit qendror p.p.sh njefare Lufter Xhuveli ndersa Sherefedini ka mbaru po te njejtin fakultet 3-4 vjet para Ridvanit dhe nga qe ishte familje komuniste nga fshatrat e Peshkopise dhe kane sjelle pedagog .Mbaj mend se Shero ishte me i veçanti nga pedagoget,nuk fliste kurre,nuk qeshte kurre,shkonte gjithmone vetem dhe flinte ne nje dhome tek konviktet.Vishej me kostum alla komuniste,pantallonat ne fund 18 cm dhe ishte objekt barcaletesh pe ne studentet.Ne ate kohe ne i jepnim titullin koqe kandari.
      Une jam habite kur e kam zv/minster.

      • Keta te dy jane shembujt tipike se kush eci dhe beri karriere ne Shqiperine e trazicionit. Une Sheron e njoh personalisht dhe te garantoj se ka nje intelekt nen mesatarin dhe nga ana e profesioni eshte komplet koqe kandari.

      • Sokoli Milano, je shume i sakte ne permbledhjen qe u bere ketyre dy fshatareve, qe deri ne vitin 92, kishin zene dhomat e studenteve.
        Keta te dy ishin tamam tipat e fshatarit te lumtur ne Shqiperine e republikes popullore.

    • O Pellumb .Per Saliun nuk kishte rendesi se cfare shkolle kishin derrat qe i viheshin ne dispozicjon .Ata kishin vetem nje misjon :Ti sherbenin Familjes Berisha,te mbushnin xhepat me para e te shkateronin Shqiperine .Saliu duke mbledhur rreth vehtes ,vllehe ,shule,serb te konvertuar shqiptare,cam si Mediu e te ashtuquajturit vorioepirjot te tipit Ksera vriste ,priste e shkaterronte cdo dite te ardhmen tone .
      Ne bejme mire qe i risjellin ne kujtes bemat e tyre por me duket se po lodhemi kot.Kane kaluar me shume se 1 vit e gjysem e sebashku me qeverine e re bejme gam -gam. Bode me derrat e tjerre trashen cdo dite dhe ne kerkojme te ndryshojne gjerat kur denoncojme .Fal dhe nje populli te shkelqyer Debil vazhdojme te pranojme qe hajdutet dhe shkatrimtaret e ekonomis te livadhisin si derra te kenaqur .
      Sa per shkollimin e tije pyesni ata te fakultetit te bujqesise agrare Kamez .Sa per shqiptare pyesni Korcaret .Sa per tradhetar e i shitur pyesni Saliun .Sa per para verifikoni Pallatet qe ka ndertuar e nderton ne pikat me te bukura te Shqiperise .
      I nderuar Pellumb.Jo se jam lodhur duke degjuar te tilla histori makabre per popullin tim por dua qe te largohem menderishte nga anet me te keqija qe egzistojne aktualishte ne vendin tim qe po me del nga shpirti .Nuk ka kuptim qe te denoncojme ne nje vend qe e ka marr fera uraten .

    • Z. Pellumb

      Po ju shpjegoje disa gjera nga ekonomia.

      Te gjithe flasin Saliu ka vjedhur tendera ka bere kete minister ka favorizuar kete tjetrin etj.
      Vjedhja e madhe eshte ketu te borxhi, leke te mara borxh qe ne do ti paguajme 20 vjetet e ardhshme, juve, une dhe femijet tane.

      Qe ta them sa me thjeshte shikoni sa ishte borxhi i shqiperise nga viti 2000 deri ne 2005, dhe sa eshte ritur ne vitet qe Saliu ishte ne pushtet.
      Po ta them qe eshte dyfishuar dhe me nje ritje ekonomike vjetore 3-4%.
      Zoteri ky ka bere krimin me te madh qe vetem ata qe jane atje ne qeveri e dine, po s guxojne ta thone. Nuk e thone se do demtonte akoma me shume ekonomine shqiptare dhe Sala e di kete.

      Dhe me keqja eshte se ne do e kuptojme kur ky mos te jete me.

      pershendetje

    • Pellumb :

      Ekonomia eshte shume e thjeshte per tA
      Kuptuar ,
      por shume e veshtire ta Besosh .

      Kane thene ::

      Shyqyr qe populli nuk kupton
      nga sistemi Bankar ,
      se po te kuptonin Neser ne ,
      mengjez do te plaste Revolucioni .

      Duhet te kuptosh :

      Leku eshte nje cope Leter ,
      [[ Ose metri , qe mat punen tende ]]

      Taksat jane rregullatori i Inflacionit .

      Borxhi i shtetit nuk eshte Borxhi i popullit .
      [ por e perdorin per nenshtrimin e popujve ]]

      Borxhi i shtetit eshte Pasuria e Qytetarit [[ popullit ]]

      Kjo vlen kur ke Monedhen tende SOVRANE .

      JAPOnia
      DHE AMERIKA , kane Borxhe shume te medhaja ,
      por i Ushqejne popujt e tyre 30 here me shume se te tjeret .

      Shqiperia me Monedhen e Saj Sovrane ,
      Me miliardat e derguara nga Emigrantet ,
      Dhe me borxhet qe ka marre ,
      e pakta duhej te behej 3 Here zvicera .

      Kur nje shtet Hedhe ne treg 100 leke ,
      dhe takson 100 ,
      Kjo quhet barazim bilanci .
      pra 100 – 100 = o [ ne funde te muajt ne xhepat e tu ,
      o pekllumb nuk kane ngelur leke as per nje Kafe ]]

      Kur shteti prodhon 100 leke ,
      dhe Takson 120 ,
      Ky lloje shteti te ka Hedhur litarin ne qafe .

      Kur shteti prodhon 100 leke ,
      dhe te takson 80 leke ,
      ne funde te muajt te kane ngelur 20 leke ,
      pra je i pasur ,
      Dhe kjo qeveri po punon mire .

      A kane pasur mundesi ta bejne kete ?

      Po ,
      por nuk u intereson mireqenia ,
      Sepse sa me shume mireqenie ,
      aq me shume demokraci , te drejta .. etj etj …………..

  • Dhjeraniku qe i shpetonte shurra para SRB, spaskan turp fare….e djathta duhet te riorganizohet dhe keta hajdute te zhduken nga faqja e dheut.

  • mos i nxito
    ,mos u gabo
    po,prit,sa te ta jape faturen
    konpanija e huaj o
    qe ti nuk e do
    ,se ty nuk mendja
    nuk te mbushet o
    megjithese e gatove veteo
    bashke me udheheqesi o
    e ju pret ligji o
    e do ju sekuestroje pasurite oji
    oji oji oji oi oiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
    marre nga festivali ……………….rumpalla shtet

  • Ky Bodja eshte ai qe tha para ca javesh qe rritja e borxhit do jet 1 miliard e kusur
    Si e llogarite rritjen e borxhit me nje miliard dollare ne fund te ketij viti,o bode katunari???????
    Kaq te sigurt qenkeni per humnerin qe keni lene,,,,saqe rreni veten se mund t’ja hudhni si ne 1997-en???????Atehere e dogjet Shqiperine dhe kurveruat pushtetin me nano-kurvat,shto edhe garancine e 9 marsit 1997-e,me te cilen amnistuat te gjithe veten.
    Jemi ne 2013-en,o bode katunari,e kemi shkallmuar malinjitetin tuaj kriminal “made in nano-berisha”,qe e quajtet tranzicion,dhe po u bejme hazer per tek “shtate penxheret”.
    Natyrisht ,kjo pasi te sekuestroheni ,sipas ligjit,ju morracake qe nuk ju qyteteruan as kostumet me te shtrenjta qe dizejnohen ne bote.Shko e pirdhu bode katunari me dr.mortjen dhe tere nahijen tende dhjeramane.

    • Lora,

      Eshte e sigurte mos te them beni kujdes. Keta dyfishuan borxhin e shqiperise brenda pak viteve, dhe vodhen gjithe leket.
      E di ai se borxhi qe ai kame me interesa te larta dhe pa procedura tani fillon te paguhet.

      Keta jane monstra, duhen pushkatuar te gjithe

  • Borxhi mund te rritet se kur e le shtetin ne falimentim, keshtu do te ndodhe, por mos u zhgenje qe ate borxh ta paguajme me sekuestrimet e bandave ku ti ben pjese.
    Jeni ne dileme se gjithe policia e shtetit ka kaluar ne nje reforme, qe behet per te vetmen arsyeqe tju degdise ju pisa te PD-se, ne hapsane dhe kjo shume shpejt do te ndodhe, nuk do te kete me rast kur nje polici urdherohet te arrestoje dike dhe mos ta zbatoje ursic ndodhi me gardistet vrases, kete rradhe sa te marre policia urdherin per arrestimin tend, je i mbaruar.

  • Fatkeqesi qe ky ka qene minister i financave
    Ne fund te vitit 2012 borxhi 61% of GDP ndersa ne vitin 2013 do shkoje 1 miliad
    sipas ti jqeveria e re eshte pergjegjese per 8 mujorin (ka shifra per 8 mujorin ky idiot) apo zgjedhjet duhet te behen me 31 dhjetor dhe qeverite nderrohen me 1 Janar qe te kemi ndarje te sakte sipas Ministrit BOLE. shpesojme qe DELOITTE AND TOUCHE te tejapi pergjigje
    Ke te drejte ti ishe per te mbajtur llogarine e FAMILJES BERISHA DHE JO PER FINNACAT E TAXAPAGUESVE

  • Cfar anti shqiptare te terbuar!E futen vendin ne borxh te brendeshem e te jashtem deri ne fyt sa qe do duhet te punojne breza per t`i shlyer.Iken nga pushteti duke vjedhur e abuzuar deri ne qindarken e fundit;ngriten rroga e pensione diten e fundit,lane pas toke yte djegur,dhe……..Te gjitha keto,me qellimin e vetem prej hipokriti cinik(si anti kombetare qe jane)e me shprese per t`u rikthyer ne pushtet edhe me te uritur e te babezitur,per t`ua veshtiresuar pasardhesve qeverisjen,per te shtuar varferine dhe hamulline ne popull.Kriminele te vertete qe duhen vene ne litar

  • Zoti Bode! Rama dhe ministrat e ti do bejne vendin tone nje vend normal dhe anetar te merituar te BE. Kjo do ndodhi pavaresisht se ju nuk e deshironi dhe shume me shpejt se sa ju dhe ne e imagjinojme!

  • Ridvan Bolja eshte i papergjegjshem dhe nuk po kupton ne cfare kolapsi e ka futur ekonomine shqiptare, ky eshte per burg dhe per sekuestro te pasurive, del dhe na thote brockulla, si dikur kur ishte llogaritar ne Kooperative Bujqesore, idiot i lindur ne Rakiske. FMN organizmi i dyte financiar me i madh ne bote, po thote qe borxhi eshte ne kufijte e 73%, ky mashtrues thote 61% i PBB. Po mire more shoku Idiot Vani, ti qe do te vije ne jete Taksen e Kazanit te Rakise, nuk e quan asnje gje te madhe, qe u ke kampanive per pune te kryera si mos me keq se ishin te rrethit te miqesise se PD dhe te kompanise se Fahri Balliut, qe ju u a keni miratuar 250 milon euro detyrim te pa likujduar.Ti zotrote mire e ke, se borxh quan vetem ate qe merr kesh ne dore leke dhe euro te thata, po keto ne cilin ze te bilancit te kooperatives ti fusi qeveria Rama, pra na del qe gropa e zeze financiare eshte akoma me e madhe, ore fshatar me floke te lepire me Mega Gel dhe bythelepiresi i te rrjedhurit Bisha Sali.

  • Ti je per burg mor hajdut, mashtrues! Te shohim a do perfundojne ne burg Bode, Ruli e soji tyre plere. Keta shkeljet i kane me oke, a do ti denoncojne? A do vihet drejtesi mbi keta kriminela?

  • Bode,bode! Ke hesape për të dhënë! Bode,bode! Si budalla rakicke që je as në fshatin tënd nuk e mblodhe dot taksën e kazanit. Fshataret e tu ta vunë drunë të parët dhe tregonin vilat e tua dë rakickë. Bode,bode! Bën shejtan budallane e saliut por do të të pihen dhëmbët nga kumbullat e egra te vicidolit. Pse kujtòn ti se saliu nuk e dinte sa budalla je? E dinte që çke me te por ti i duheshe? E di pse? Që kur të dalin vjedhjet përbindeshe të ta lërë kopilin në derë si trap që je! Pale që s’ke vënë mënd hiç megjithëse u bëre dhëndër pér herë të dytë! Kaq për sot. Budallait hapi rrugë thonë andej nga rakicka!?

  • Mor komentues! Aman mor më tregoni sekretin sesi nga llogaritar kooperative bëhesh llogaritar shteti? Me thone ca se duhet të pish qumesht dhije viçidoli,po ku shitet ky lloj mor aman?

    • Po ta jap une nje pergjigje.
      Dikur plasi demokracia. Kjo do te thote se ne emrin e demokracise nenkuptohen te gjitha. Psh. dikush komunist me tesere partie (doktor me diplome) tha se jam demokrat. Me pare voziste ne nje varke me “kalamajte” e Enverit dikur, por u be demokrat me nje llaf goje. Shpejt e kuptoi se i ndriti ylli i jetes. Pushteti u afrua shume, pastaj nje dite me ndihmen e shume shqiptareve (edhe timen per fat te keq), hypi ne fron. Qe nga ajo kohe nuk don te zbrese. I lejoi vetes te gjitha prapesite, rrahu ke mundi, te aftet i largoi (njelloj si Enveri) dhe afroi langonjte injorante. Edhe une (ne 1991) si shume intelektuale te tjere u larguam nga Shqiperia. Pas ca vitesh me habi pame se ne Shqiperi kishte hipur katunaria ne pushtet. Skishte faj Saliu se ata i mbeten, apo me sakte ata i duheshin.Keshtu or mik Saliu eci ne gjurmet e nje maskarai si Enver Hoxha, qe per te nenshtruar populline e vet nuk e linte te shihte ku po shkonte bota se do ti rreshqiste tabani nen kembe. Saliu ja kaloi pak Enverit, i hapi porten e arratisjes jashte shtetit(shiko psh. njefare E. Selami) miletit, qe mos i kishte havale, sidomos intelektualet, ata te punonin jashte, te dergonin parate ne Shqiperi, kurse Saliu ti rripte (piramidat). Keshtu mbeten sahanlepiresat dhe ca figura qe ishin kail “te lepinin” mbrapsht ato qe kishin thene (A. Imami, G. Ruli e ku e di une). Pra or mik Saliu nuk pranonte afer intelektualet e vertete qe perbenin rrezik per pushtetitn e tij, por mblodhi katunaret, e nder ta edhe kete ekonomistin e kooperatives si dhe nje turme gangsteresh “te forte” qe pasi i perdori ose i zhduku, ose i perndoqi kur pa se perbenin bezdi. Kaq eshte historia.

    • Aman mor zoti “xxxl”,po si vete bodja ne beograd ta blejë? Unë thashë se ka kétu more? Nuk e pi qumështin e beogradit unë!? Pa, pa, pa! Dua qumësht shqiptar ore zotni? Po pse ore qumësht beogradi paska pirë ky? E mora vesh! Prandaj na qënka minister ky…. !? Ua, ua, ua,ç’më the mor tre iks dhe nje ” l “!!!! 0re djale? Po si je bërê kaq masë e madhe more?

  • Bode. Ruaj keto argumenta kur te dali fatura e sakte se ku kane shkuar parat .Te dish dhe nje gje o derezi .Po the se kam zbatuar urdherat qe ma ka dhene Salushi do ta hash me shume. Thuaj te verteten te shpetosh disa dite te kendshme.

  • PAVARESISHT BODE-PIRAMIDES EDI RAMA DUHET TE JETE ME I SINQERTE.

    Ne situaten tragjike financiare ku ndodhet Shqypnia faji i te KEQES ne ekonomine shqyptare i ka rrenjet ne vitet 1946, kur Enver Hoxha mbolli MURTAJEN bolshevike ne trojet shqyptare dhe e transformoi Shqypnine tone nga nje LULE mali te biznesit privat, pra e beri me dhune dhe terror ne nje CIFLIK komunist te familjes se tij duke i transformuar shqyptaret ne skllever ne vendin e vet. Prandaj Bode-Piramida nuk ka se cfare te flase per ekonomine e Sali Komunistit dhe sekretarit te Partise se Punes qe sa per sy e faqe kishte hedhur persiper lekuren e DELES demokratike kur ishte nje UJK i vjeter enverist per te vazhduar kauzen e Partise per te vjedhur, vrare dhe mashtruar popullaten njesoj si me pare Enveri. Viti fatal 1997 e vertetoi me se miri kete. Remzi Hoxha, Kosta Trebicka, Gerdeci, 21 janari qe jane REZILI i Shqypnise ne syte e Botes e perfocojne me se miri kete. Prandaj edhe shfaqja e Bode-Piramides ne media eshte nje cirk i degraduar totalisht dhe i degjeneruar moralisht dhe nuk ma merr mendja qe te kete spektatore qe kane du pare tru ne koke.

    Nga ana tjeter nastradini mendon se Edi Rama nuk ka pse te kaloje ne mbrotje kur politikane te degjeneruar si Bode-Piramida e sulmojne me guxim ngaqe Drejtesia ne vendin tone gjendet ne duart e Mafies dhe zbaton urdherat e Saliut. Edi Rama ka ardhur ne pushtet me votat e Sovranit qe tregoi se nuk ja ka deleguar pushtetin as Saliut dhe as LOLOS se tij Bujari Nishanit. Kete gje duhet ta kuptoje me ne fund Edi Rama dhe te heqe dore nga roli qe ka marre kohet e fundit si Krishti Meshirues dhe t’i bjere me dore te forte tavolines ne Kryeministri qe t’i dridhet bytha Nishanit ne Presidence. Nuk do te beje keq te lexoje pak histori qe te mesoje nga Presidenti me i votuar ne SHBA Franklin Roosevelt si veproi ai me Gjykaten Kushtetuese dhe me administraten qe trashegoi nga Presidenti BUDALLA Hoover.

    Ne kete sens Edi Rama duhet te heqi dore nga llogjet me RILINDJEN e tij imagjinare dhe taksat pasuese budallaqe PROGRESIVE dhe te dale ballehapur para shqyptareve dhe t’i drejtohet me nje program te ri “New Deal” si Presidenti Ruzvelt ne vitin 1933 me fjalet:

    DUHET TE SHTRENGOJME RRYPAT QE TE PERBALLOJME TE KEQEN!

    Po te flasi me sinqeritet shqyptaret do ta kuptojne dhe do ta perkrahin. Po te flasi per suksese dhe arritje madheshtore kur kurba e GDP-se per fryme ka mbetur ne vend numero, sic duket edhe nga sajti me poshte ne krahasim me Boten:

    http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.PCAP.CD/countries/AL-US-EU?display=graph

    atehere Edi Rama do te behet njesoj si Saliu dhe Bode-Piramida dhe po te degjojme deklaratat mburravece te ministrit te tij mendjelehte dhe budalla Ahmetaj per ulje taksash dhe cimesh te energjise elektrike dhe rritje pagash per policet ne nje kohe qe qeveria po merr borxh nga FMN-ja do te thonin me siguri qe:

    ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE TROJET SHQYPTARE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT.

    Prandaj edhe nastradini i rekomandon Edi Rames qe te dale nga Brima e Miut ku eshte futur dhe menjehere te filloje te mendoje si te rimekembe PRODHIMIN Made in Albania me TVSH te larte, jo fasone, jo Lazarat, jo kontrabande armesh, jo LHL te Asadit, por PRODHIM te mirefillte nga Vatani, ashtu sic e filluan prinderit tane dikur, por qe u prene ne bese nga ANTIKRISHTI Enver Hoxha.

    • Tanino … eshte periudhe e mire per fryrje bythe… nuk kane te mbaruar
      hajvanlleqet e shqiptareve…. me ralle te gjith do te akuzohemi se kemi
      abuzuar me parate e taksa paguseve leckamane ,qe rrojne kot ne kete bot.
      Dita me dite varet nga nje ne litar per abuzime ,vjedhje,tradheti.. be gallat se
      je me i sakti ne koment.

  • Pritet nga dita ne dite arrestimi i kapobandes se mafias shqiptare ! Populli vetem per te
    futur ne hapsane kete katil ju dha nje milion vota ! Te tjerat jane brrockulla, perralla dhe
    rrahje uje ne havan ne parlamenet ! Act Now !

  • Nuk ka se si t’i kemi mire punet gjersa “kokat” tona jane kalbur si kercuret.Ne vend qe te perzinim tiranine dhe te dilnim prej drithmes, vume ne krye gjithe shpellarine dhe llogaritarin e kooperatives.Vume ne krye enveristet,aventurieret genjeshtare, shpifesit, hipokritet, qe benin lufte kunder imperializmit e revizionizmit, te mbeshtetur nga vulehumburit qe ishin ulur ne preherin e fashizmit dhe merrnin ofiqet e rrogat e pushtuesit ne emer te patriotizmit.Kjo eshte sera e ketyre kokesapllakeve, e ketyre barbareve,qe don te shkoje ne Evrope duke nderruar brekushet e anadollakve, me kostum e kollare, por pasi te beje xhihadin tek ura e tabakeve. Keta e dine mire se Fondi Monetar Nderkombetar ben marreveshje te fshehta, qe ne te vertete jane publike, legale, kunder ketyre rrumpalleve,qe kishin bere sistemin me te mire ekonomik te botes se zululandeve, duke ua kaluar francezeve,anglezeve, italianeve e gjermaneve.Keta jane shpellaret qe i bien tupanit duke brohoritur per sulltan Salariun e Salistanit dhe “laureshat” cicerojne me ze te dridhur para mikrofonit fjalet e mençura te tij qe i ruajne poshte frustanit.

  • RIDVAN BODE ISHTE “SHEFI” I FULLANIT DHE “ARKETARI” I SALIUT

    Ridvan Bode eshte njekohesisht ideatori i Piramidave Financiare qe vodhen LEKAT e shqyptareve me nje pabesi komunistesh grabiqare.

    Prandaj edhe ky lajm na gezon te gjitheve qe nuk jane perlyer me pushtetin mafioz te Sali Berishes dhe tregon nga ana tjeter qe Edi Rama nuk ka mend te vazhdoje kuserine komuniste te pushtetit qe la pas Enver Hoxha me DEMONET dhe VAMPIRET e tij te Partise se Punes dhe e ka marre ndeshkimin e pushtetit mafioz enverist me seriozitet njesoj si ne vendet demokratike evropiane. Le te presim si do te zhvillohen ngjarjet, ndryshe nje drte e vaket eshte ndezur ne tunelin e gjate te Shqypnise drejt Botes se Civilizuar Perendimore

  • Vete Full-hani ka dale nga Kooperativa e Mulletit ku ka qene revizor dhe kontrollonte thaset bosh plastike te plehrave kimike per bujqesine,mbasi beri stazhin e Partise u pranua komunist dhe i ati e dergoi ne BSH, pra fórmula per te kapur poste eshte e thjeshte komunist, bythelepires i cdo lloj sume qe te del perpara e palare, si Ridvanka, Full-hajni, Sheeeeffeeredini me poture leshi dhe me komca posht qe akoma nuk i ka ikur era e percit te bagetive kur flinte me to. Perse jepet qe vjedhja eshte 60 milion euro, me kete vjedhje Baca Adolf Berisha dhe Skerdheni do t’u kishin prere koken me kohe. Lerjani ne dore Kosit+Uje (Llalla) t’i cbiroje keto grabitje, jo vetem burg per ta, por t’u konfiskohet te gjitha pasurite dhe depozitimet bankare jashte Shqiperise, se ketu na dalin qe kane marre kredi bankare e hane vetem nje hete ne dite plehrat.

  • Nje nga hajdutet kryesore(bashke me Kryetaret e komunave dhe nje firme private ndertimi ) , lihet te tallet me fondet publike>Hetoni po deshet te gjitha punimet e kryera ne devoll 3-4 vitet e fundit Skandaloze dhe te basarduara nga ana cilesore. E vetmja gje cilesore eshte shtepia e Ridanit ne Rakicke > Per te bere dallimin , vizitoini te dyja edhe rruget edhe vilen shumemilionshe . Vetem ateher mund te me besoni

  • I nderuar Gazetar! Sa te jene keto dy parti ne pushtet,kushdo qe ti udheheqe neve do te vrasim njeri tjetrin,do te jemi fukarenj,do te jemi deleja e zeze ne Europe,do te jemi fondementaliste islamike e ku di une.Te dy keto parti kane te njejtin misjon.E votuam Ramen se do te fuste ne burg hajdutet me ne krye kryehajdutin e tradhetarin e ketij kombi,Sali Berishen,tani Ai eshte bere pale me ta dhe filluan te njejten loje ne parlament dhe ne shtyp,si me pare.Po ky popull e meriton kete kaste politike ndaj le tja q….nenen mbare e mbrapa.

  • po z.Edi merru me energjine elektrike fute ne burg popullin qe te gezojne hajdutet,je votu me i rras mrena te gjithe te korruptumit dhe me kthy ne arke paret e vjedhura,nese se ben ti je nje me keta dhe ik largoju e mos merr pare borxh se kushdo e mban qeverin duke marr pare borxh ene taksat i ke ngrejt ne qiell me te lartat ne ballkan.

  • hajt me kembe te zvarre dhe marrc te tjere se boll i pite gjakun ketij populli. Se vetem keshtu edhe keta ne pushtet, edhe nese kane ndonje mendje te keqe per te abuzuar, do maten 100 here se do e kuptojne qe asgje nuk harrohet

  • Bode nuke eshte i vetmi por dhet filluar .Pikpyetja eshte kush do ta filloje presidenti plasteline,dhalla i shitur dhe i blere me gjithe rroba apo Gjin Gjonet e perlyer ?

    • O PO SHKURT R.BOLJA.S.SERBI.LULUSHE BYTHACJA,XHOZI QEFLIJA,ILIR KOK MADH MUTI ETJ.ETJ.JANE KRIMINELET ME TE EGER QE NJOFT HISTORIA E ATIJ POPULLI.PA PERJASHTIM TE GJITH DUN KOQEN E PLUMBIT.

  • Bode eshte kapitalist, Ne jemi ne rendin ekonomik shoqeror kapitalist. Asgje nuk e gjen kapitalistin ne formacionin ekonomik shoqeror kapitalist. Rendi kapitalit mbron me zjarr dhe hekur klasen e kapitalisteve, prandaj askush te mos shohe enderra ne diell sikur kapitalistet do te futen ne burg. Kaq!

  • Jame dakort me te gjithe komentuesit per portetin e Boles…po a me thuani se per 24 vjet sa kesi soj bolesh po njohim…ata bejne gallat dhe pasurohen ne i shajme e i urrejme gjykata prokuroria i mbron…ky eshte trazicini Made in Albania.

  • shume thjeshte ti sekuestrohet pasuria e jashteligjshme Z.Bode por dhe te gjithe te tjerve qe kane vjedhur .Kjo eshte detyra e prokurorise dhe gjykatave jo te beje sehir me padront e krimit dhe vjedhjes ,te mos tallet me parat e popullit .

  • Zgjidhja? Shume e thjeshte. Skanim i pasurive, dhe ne se nuk justifikohen me pagen, tu sekuestrohet menjehere, dhe keta kusare me kollare tu jepen organeve te drejtesise! Ne qoftese pretendojme te bejme shtet e te vendosim drejtesi, kjo eshte rruga e vetme. A jeni te zote ta beni? Ngelet per tu pare, por deri tani jemi totalisht te zhgenjyer!

  • BODE BODE, DUHET TE VIDHJE ME SHUME TE BEHESHE KRYETAR PARLAMENTI.

    BODE BODE

    U VODH BANKA E SHTETIT NGA “RILINDASIT”

    BODE BODE

    MERR BORXHE KETA SOT dhe E KISHIN FAJIN ATA PARA 20 VJETEVE

    BODE BODE,

    RILINDASIT VJEDHIN ME STIL.

  • Kanop , kanop ! Duhet kanop me kilometra ! Te gjithe fshataresia te punoje per te bo kanop me fije liri ! Nje tender i madhe pritet te zhvillohet per blerje kanopi ! Vetem kanopi iu bo dermon ketyne plehrave ! Duke fillua qi nga Saleh Berishoviçi , ekstradimi i Nanos , Janullatosi e duke maru tek hajduti dhe krimineli i fundit !

    Ta rregollojme i çik ekosistemin e shoqnise shqiptare !

  • Shfryni dufin këtu me komente se buz ligavecit të Shuecit as ka për ti hyrë gjemb në këmbë e jo të arrestohet apo ti konfirmohet pasuria.Ato që lëshoi Rama gjatë fushatës ishin vetëm shishja që hodhi kur një popull ishte i sëmurë rëndë nga korrupsioni e vjedhjet e bëra nga klima vrastare e Sales dhe e Metës .Ska për tu dënuar asnjë së fëlliqëdita është në krye të kuvendit dhe frikacak në krye të ekzekutivit kurse drejtësia në dorë të krimit e mafies.Shkruani të lehtësoni dhimbjet së tjetër ndryshonin gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *