Precedenti Gjika, si po lirohen të burgosurit e sëmurë!

Bledar Lumani

Të gjithë e mbajnë mend, kur disa muaj më parë, Shpëtim Gjika i shpëtoi qelisë, me arsyetimin se vuante nga problemet me zemrën.

Disa orë pasi polici i kishte vënë prangat, Gjika pësoi një parainfarkt, ndërsa me shpejtësi ai u transportua në Spitalin e Vlorës.

Më pas, duke përdorur policinë dhe policinë e burgjeve, Gjika u transferua në Tiranë, në një spital privat, ku qëndroi për disa ditë, derisa gjykata vendosi masën e arrestit detyrim paraqitjeje.

Prokuroria u ankua se policia dhe burgjet nuk e kishin pyetur, ndërsa filloi një hetim, por që ende nuk ka ndonjë përgjigje.

Disa javë pas këtyre procedurave të dyshimta, deputeti Mark Frroku ka “kopjuar” rastin e Gjikës, duke u transferuar nga paraburgimi 302 në Tiranë drejt Spitalit të Burgut.

Më pas, ka kryer disa vizita në QSUT në Tiranë dhe më vonë përfundoi në spitalin privat, ku po qëndron prej disa ditësh. Edhe në këtë rast, problemi ishte te zemra, pasi zyrtarët e lartë janë shumë të ndjeshëm.

Burime nga akuza qendrore thanë për Shqip se edhe në këtë rast, nuk janë pyetur. Madje, ka pasur vetëm një komunikim verbal me një punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Prokuroria thotë se është në pritje për të mësuar të gjithë procedurën e ndjekur nga deputeti Mark Frroku, kartelat mjekësore te 302, te Spitali i Burgut, në QSUT ose në spitalin privat. Burimet thonë se do të ketë një verifikim të rastit, që mund të jetë edhe në formën e një procedimi penal.

Ndërkohë, rastet e lirimeve nga burgu të personave të dënuar, kanë filluar të jenë më të shpeshta.

Shqip thotë se janë disa raste të tilla.

Share This Article
6 Comments
  • Po keshtu eshte katandisur ky vend …..ca rrin burgjeve pa faj ..e ca fajtor dalin te pafajshem ….Po nje ,vetem nje eshte gjylkatsei i vertete ne kete bote ///Zoti ///dhe drejtesis setij nuk i shpeton asnje ..qofsh ,,prokuror ,gjykates .kryetar bashkie ..a dreqi me te birin …do te vij ora…asnje nuk do iki nga kjo bote pa ..dhen llogari para zotit ….Eshte ecale thote populli dhe vjen ngadale ….

  • Politiko-gazetaria eshte qark i mbyllur. Po ashtu edhe gjyqesori eshte qark i mbyllur me vete.
    Te dyja keto qarqe nuk perplasen kurre me njeri-tjetrin, bilé ecin mbi nje aks te perbashket – aksin e korupsionit. Mjere Shqiperia qe vuan

  • Shpetim Gjika – u mbars mali dhe polli nje mi….
    Kush ka miliona,nuk ben burg ne Shqiperi.
    Mafia, shoke,mafia….

  • Po te arrestohet Sali Berisha ,
    mendoje se do te Shtrohet ne spital ,
    per Semundjen e Prostates .

    Shpresojme qe doktori ta Kete Gishtin e madh ,
    Ashtu si e pati Saliu kur ja Futi ketij Populli .

    Populli dele i djathte u Kenaq me gishtin qe Saliu
    u futi …….

    Kurse delet Rilindase Shfrynin nga dhimbja ,
    duke deklaruar se Saliu kishte perdorur Gishtin e Madh ,
    per te Majtet .

    Nejse :
    Si Saliu ,
    Ashtu edhe Rilindasi i Gjate qe kerkon tu
    Hipotekoje shtepite Me arsyen qe nuk keni Paguar ,
    Dritat ,
    Kerkojne te vene Shtetin Ligjor per
    Masat dhe Turmat e Varfera ,
    Qe nuk e kuptojne Demokracine .

    Po sikur Edi Ramen Ta pushojme nga puna ?
    Populli e punesoje RILINDASIN Barbon te frances Edi ramen ,
    Kurse Edi Rama nuk e punes
    on Popullin .

    Kush ka leke ne Kapitalizem Blene ::
    Lirine
    shendetsine ,
    dinjitetin ,
    pra gjithçka .

    Kurse populli qe nuk ka Leke ,
    duhet vetem te duartrokase dhe te beje tifozllik ,
    Per partite Politike .

  • Shteti yne kujdeset vetem per ata qe jua shohin te mirat.
    Gjika ja ka pa te mirat ketij shteti sa zemra po I plas nga betonet ne te cilen e varrosi Vloren e vjeter, kujtoni pallatin perballe stadiumit ingritur mbi germadhat e Aulones se vjeter, dhe Vloren e re, qe mire eshte ti nderrohet emri ne Vore, sipas kontributit me “zemeri ne dore” te Gjikes..dhe me lugen ne pjate.
    Luge e madhe kjo e Gjikes, garuzhde I themi ne..
    E ka mbushur sa si mbajne me venat dhe arteriet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *