Avokati Saimir Vishaj ka komentuar vrasjen e Everest Çakës duke analizuar dhe tipologjinë e autorëve. Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Vishaj tha se vrasja është bërë nga profesionistë duke shkuar edhe më tej, duke i cilësuar si Forca Speciale.
Më tej, ai shton se vrasjet janë këmbana alarmi për sigurinë në vend.
“Mund të nxjerrim shkaqe, por precizioni duhet të na ulë me këmbë në tokë. E kanë vetëm Forcat Speciale. Është shumë e rëndë. Mënyra si po realizohen këto vrasje me precizion të saktë, këtu situata është alarmante sepse kemi një mënyrë ekzekutimi. Flas me gjuhën e penalisti…janë këmbana. Policinë po e lodhin për kapjen e personave pa patentë…”
n.s. / dita

Sakte!