Predhat luftarake janë aktive në zonën e banuar liqenore të Pogradecit

Dita

Në liqenin e Ohrit ka një numër të madh predhash dhe minash luftarake të hedhura gjatë luftrave boterore.

Prezenca e tyre në ujërat liqenore përgjate vijës së banuar Lin-Tushemisht vë në rrezik sigurinë e banorëve, por edhe të turistëve që zgjedhin Pogradecin për të pushuar.

Një grup eksploruesish shqiptaro-maqedonas kanë marrë përsipër gjetjen e mbetjeve luftarake që mendohet të jenë ende aktive, të hedhura nga avionë gjatë luftës së dytë botërore.

Për eksploruesin maqedonas, predhat duhen hequr me patjetër, pasi gjenden në sipërfaqe jo të thellë të liqenit, cka rrit mundësinë e kontaktit me pushuesit.

Projekti ka filluar që në portin e Ohrit, dhe është zhvendosur në Pogradec, raporton Ora News.

Është një sipërfaqe prej rreth 80 km katrorë ku mendohet se janë të hedhura predhat, dhe minat luftarake në liqen. Thellësia ku ato gjenden vijon nga 5-15 metra, dhe janë aktive. Fillimisht do pastrohet Pogradeci, që mund të dojë rreth një muaj kohë, më pas, pastrimi do shtrihet në Shën Naum.

Share This Article
3 Comments
  • Kur ishim të vegjel e kemi parë një aviobombë të zbuluar nga dallgët në bregliqen në zonën ku derdhet “lumi i Vërdovës”. Kemi qënë bashkë me Pandin, Laden dhe Laqin e Kopit. Tung!

  • Ka edhe nje B52 dhe nje nendetse aty te Guri i Lonkes, 15 nga bregu e 4 metra thelle, si dhe nje thesar te Justinianit ne mes te vijes se drejte qe bashkon shkembin e Linit me ate te Piskupatit. Po i gjetet 10 % me takojne mua.

    • Dakord poradecar, 10 përqind ty, 90 përqind ne! Por ajo dhjeçka jote ka taksa! Taksën e zbulimit nga klanet tona! Ai pëllumbi le ti marë për vehte ato bombat që ka zbulue me çunat e Kopit? Mimi s’don gja,ka ajo kanaçet e plazheve qi ka pastrue!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *