Raketat ruse të hënën kanë goditur një autobus elektrik në Kiev, ndërsa raportohet se një 59-vjeçar ka ndërruar jetë.
“Forcat ruse sapo goditën me një raketë autobusin rus, brenda qytetit të Kievit, është shkatërruar çdo gjë. Rusët kanë filluar të godasin objektivat civile. Krateri është shumë i madh”, tregon gazetari i TCH.
Nga pamjet e publikuara shihen njolla gjaku, ndërsa deri më tani është raportuar vetëm për një viktimë.
Edhe këtë të hënë forcat ushtarake ruse sulmuan me raketa kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Në shënjestër, fillimisht u vu uzina aeronautike Antonov, ku sipas burimeve ukrainase të paktën dy persona vdiqën.
j.l./ dita
