Prefekti i Shkodrës i drejtohet Presidentit, e vë në dijeni për…

Bora Basholli

Një javë pasi Valdrin Pjetri dha dorëheqjen si kryetar i zgjedhur i bashkisë së Shkodrës, Prefekti i Qarkut, Çesk Millja, ka informuar kreun e Shtetit Ilir Meta përmes një shkrese zyrtare.

Në letër, Millja vë në dijeni Metën për konstituimin e Këshillit Bashkiak dhe për mbledhjen e parë të tij që u zhvillua në ambientet e Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” me 19 gusht mes tensioneve të shumta, ku nuk munguan përplasjet e protestuesve të opozitës me forcat e policisë.

Prefekti i qarkut të Shkodrës sqaron mes të tjerash Presidentin për zgjedhjen e kryetares së këshillit dhe për vendin vakant të kryetarit, pasi Valdrin Pjetri dha dorëheqjen pas publikimeve të dokumenteve sipas të cilave rezulton i dënuar për trafik droge në Itali, dënim të cilin nuk e ka deklaruar sipas ligjit për dekriminalizimin.

Në letrën dërguar Metës, prefekti thotë se dorëheqja e Pjetrit është paraqitur në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak në Shkodër dhe zyrtarisht tregon se posti i kryetarit të bashkisë Shkodër është vakant.

b.b/dita

 

Share This Article
6 Comments
  • O Zot, s’dijme nga t’ja mbajme.
    Nje analize e thjeshte tregon :
    1. Ligjet 107/2016 dhe 139/2015 nuk e ngarkojne Prefektin te informoje Presidentin e Republikes per konstituimin e keshillit bashkiak apo kush zgjidhet kryetar keshilli bashkiak
    2. Ne baze te nenit 61 te ligjit 139/2015 Valdrin Pjetri nuk mund te paraqese doreheqjen pasi nuk ka bere betimin dhe ne kete rast duhet te zbatohet ligji 138/2015 (dekriminalizimi), neni 10, pra KQZ duhet te shpalle me vendim pavlefshmërinë e zgjedhjeve pasi fituesi i shpallur tashme nuk ploteson kushtet as per kandidim.
    3. Vendimi i Rrethit Gjygjesor Shkoder – shprehet Prefekti ,ne vend te shprehet : Vendimi i Gjykates se Rrethit Gjygjesor Shkoder
    4. Prefekti “”shpall” vendin vakant te Kryetarit te bashkise pa patur asnje tager ligjor.
    5. Prefekti i drejtohet Presidentit ne vend ti drejtohet Keshillit te Ministrave (neni 61, pika 3 e ligjit 139/2015
    6. Gallate me nr. e protokollit te shkreses 4/62 (dihet kur perdoren nr e fraksionit ne nje shkrese. Pra del sikur ne praktiken shkresore ka edhe61 shkresa derguar Presidentit nga Prefekti per Valdrinin.
    7.Ne mbeshtetje te nenit 61, pika 1, germa a dhe b thote Prefekti u paraqit doreheqja e Valdrinit, sikur ky nen e detyron ate te jape doreheqjen (neni eshte per përfundimin para kohe te mandatit të kryetarit të bashkisë), ne nje kohe qe ate e “kap” ligji 138/2015 (dekriminalizimi), neni 10
    8. Shkresa eshte foto nga origjinali, bilez e nxjerre nga zarfi pasi dallohet palosja
    NIVEL BRIGADE KOOPERATIVASH BUJQESORE

  • Xumja, flm per keto sqarime qe gazetaret do te duaje me i pas ba ne shkrimin e tij!
    Gjithmone informohesh ma mire nga forumistet e Dites!

  • O shoke a e kuptoni qe keta nuk dine as abc-ne e funksionimit te nje shteti???
    Keta dine vec te percjellin e te zbatojne urdhera e te perfitojne ndonje leke per vete dhe kaq! Ky prefekti edhe emrin e paska gallate fare. Po ku i kane gjetur more aman!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *