Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, mblodhi këtë të martë Komitetin Rajonal Antitrafik, ku u diskutua situata e krijuar kohët e fundit lidhur me ikjen masive të shqiptarëve, me shpresën e një azili në vendet e Bashkimit Europian.
Megjithëse Tirana nuk kategorizohet si qark problematik, prefekti Vorpsi tha se, “situata na detyron të marrim masa për të parandaluar shfrytëzimin dhe trafikimin e qënieve njerëzore nga një grup përfituesish, që luajnë me shpresat e njerëzve”.
Sipas tij, puna e Komitetit Rajonal Antitrafik është përqendruar kryesisht tek shtresat në nevojë, me probleme sociale dhe ekonomike, shtresa që janë më të ekspozuara ndaj këtij fenomeni.
“Roli i njësive të qeverisjes vendore në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet dhe organizatat aktive, do të sjellë rezultate pozitive duke parandaluar përhapjen e këtij fenomeni dhe njëkohësisht duke ofruar siguri dhe mbështetje ligjore ndaj personave që ndihen të rrezikuar nga ky fenomen”, theksoi Vorpsi.
Komiteti, shtoi prefekti i Tiranës, synon afrimin gjithmonë e më shumë ndaj familjeve në nevojë, grupeve apo personave dhe në çdo kohë praninë mbrojtëse dhe sigururese, si dhe informacionin se cila prej strukturave shtetërore është në dispozicion të tyre, për t’u garantuar dinjitetin, paprekshmërinë dhe barazinë njerëzore.
Komiteti ka hartuar një plan pune, ku parashikohet bashkërendimi i të gjitha veprimeve antitrafik, që kjo luftë të mos mbetet vetëm në kornizën e antarëve të këtij Komiteti, por të përfshijë brenda saj të gjitha strukturat e organeve të qeverisjes vendore, siç janë bashkitë, komunat dhe njësitë bashkiake.
Prefekti Vorpsi shprehu gatishmërinë e institucionit që drejton për t’u angazhuar në vazhdimësi dhe për të ruajtur bashkëpunimin mes institucioneve dhe komunitetit.

Zotrinj te gazetes Dita, reklama me muzik qe ju keni ne gazeten tuaj me emrin “Vodafone City” eshte shume shqetesuese per leximin e lajmeve ne gazeten tuaj. Cdo 30 seconda ajo cfaq muzik dhe ze qe eshte shume e besdiseshme. Nuk arrijme te lexojme lajmet ne kete gazet.
EDHE TI KISHE MBETUR PA BROCKOLLITUR, O BYRAZER.
IK SE NA HAPE BARKUN.
Problemi i largimit te njerezve nuk ishte se lindi befasisht.Jo ai eshte pergatitur gjate me nje sekret te madh e nje bashkepunim te madsh mes agjenturash te fqinjve tane me agjentet e tyre ne Shqiperi,Kosove e Maqedoni.Keto te tre shtete kane Sherbimin e Fshehte Informativ,qe te pakten njeri ta kishte kapur para kete veprim dhe nuk do ndodhte kjo.Po sic duket pervec ShISh-it tone edhe dy te tjeret jane ne sherbim te agjenturave te huaja dhe kunder popullit te vet.Nese dikush ma rrezon kete do t,i isha mirenjohes.Visho trimi,nuk ka patur kohe per keto pune se duhej te vezhgonte pushtetaret aktuale dhe kundershtaret e shefit te tij te padiskutueshem,Berishes e nepermjet tij Sherbimit Serb.Urgjente eshte nevoja e pastrimit te ketij sherbimi nga pislleqet e Berishes,qe pikerisht ne kete situate eshte hedhur ne sulm ndaj Fatos Klosit,si ish kreu i ShISh.Berisha asgje se ka te rastesishme dhe asgje te pa drejtuar nga shefat e vet.Qeveria aktuale ose te beje reformen ne SHISH,Drejtesi etj.ose le t,ia lere prap Saliut te vazhdoje deri ne fund misionin e shkaterrimit te kombit.Them te kombit se deri aty i ka shtrire rrenjet agjentura qe drejtohet nga ai.Votimet erdhen ,por punet e majta s,i ka ne terezi,sepse edhe ngjarjet ne fjale rendojne mbi te jo si shkak por si pasoje e moskryerjes se reformes ne SHISH.Te gjithe e shohin dhe e ndjejne presionin e gjithanshem qe ushtrohet ndaj kombit shqiptar si nga politikat antishqiptare,nga rryma fetare e etj.
Me kujtohen fjalet e Julius Fucikut para pushkatimit”Popuj,ju kam dashur,jini vigjilente!”