Prej 100 vitesh jemi më të varfërit?! Atëherë?

anazapta

Pashë në një kronikë televizive që në vitin 1910, sipas revistës prestigjioze “The Economist”, të ardhurat për frymë në Shqipëri, ishin sipas standardit të fuqisë blerëse, sa 25.1 përqind e mesatares së Bashkimit Europian, edhe pse ky organizëm nuk ishte krijuar ende. Në fund të vitit 2011, shifra ishte 31 përqind. 100 vjet histori varfërie, që i lë shqiptarët sot po aq të varfër ndaj europianëve sa ishin një shekull më parë, kur Shqipëria shpallte pavarësinë. Të dhënat e fundit zyrtare të Institutit Europian të Statistikës tregojnë se fatkeqësisht historia ka përsëritur vetveten.  Në vitin 1910 Shqipëria ishte vendi më i varfër në Europë, ndërsa sot është e parafundit duke lënë pas vetëm Bosnjen e përfshirë nga konfliktet pafund etnike. Të gjitha ekonomitë e tjera, përfshirë dhe ato të rajonit, kanë një nivel dukshëm më të lartë mirëqenie.

 

Atëherë me çfarë krahasohen qeveritarët e sotëm dhe për çfarë flasin? Për asfaltin në rrugë që e bëjnë me pesëfishin e çmimit dhe u preishet brenda vitit??

 

Email nga adresa: [email protected]

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *