Prej 2017­-ës fillojnë fluturimet “low­cost” nga “Nënë Tereza”

Dita

Prej datës 10 maj të vitit të ardhshëm, një udhëtim vajtje-­ardhje nga Tirana në Amsterdam do të kushtojë jo më shumë se 80 euro.

Transavia, kompani holandeze Low­cost degë e kompanisë franceze KLM, ndër më të famshmet në kontinent për fluturimet low­cost, do të përfshijë në destinacionet e saj edhe Tiranën. Lajmi bëhet i ditur nga vetë kompania. Kështu, prej pranverës së vitit të ardhshëm, dy destinacione si Amsterdami dhe Parisi do të jenë të arritshme nëpërmjet operatorit të ri të fluturimeve.

Nga aeroporti Schipoli Amsterdamit do të shtohen kështu destinacione të reja veç Tiranës, si: Beogradi, Sofia, Lubiana, Helsinki, Mynih, Barcelonë, Stockholm, Helsinki, Malta, etj. Siç shihet qartë edhe nga njoftimet e vetë kompanisë, një fluturim nga Tirana në Amsterdam do të kushtojë jo më shumë se 39 euro, vetëm vajtje.

Kjo është hera e parë që nga aeroporti Nënë Tereza do të ketë fluturime që i afrohen realisht tarifave low­cost dhe ndoshta ky është hapi i parë drejt afrimit të kompanive të tjera që ofrojnë tarifa të ulëta.

Share This Article
3 Comments
  • uau!!
    kjo është një e papritur e kënaqshme!!
    me atë mori shqiptarësh që jetojnë në hollandë!?
    sa janë 2 apo tre milionë??
    lejoni,ofrojuni mundëi fluturimi vëndeve ku ka shumë shqiptarë dhe jo atje ku numrohen me gishta!!

  • E vertete bileta 39 €
    Por skane llogaritur qe kemi taksat aeroportuale me te shtrejtat ne europe qe e cojne bileten jo me pak se 100 €

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *