Prekëse, doktori qan për humbjen e gruas në sallën e lindjes

Gazeta Dita

Një shkrim i postuar në rrjete sociale ka pushtuar rrjetin.

Faqja që mban emrin Doctor Kiki në Facebook ka publikuar një shkrim të një mjeku, i cili është tronditur nga një grua që humbi jetën pasi po lindte foshnjen. Ai shfaqet në një fotografi duke qarë pasi është prekur shumë nga ngjarja dhe nuk ka arritur të përmbajë lotët.

“Sot është dita më e keqe e jetës time. Si doktor, jam bërë pjesë e shumë shtatzënive dhe jam lutur gjithnjë për nënat kur futen në dhomë.

Sot qava sepse humba një grua, ne nuk lutemi që gjëra të tilla të ndodhin por ndonjëherë zoti mund të ketë plane të tjera. Pse çështja e kësaj gruaje është kaq e trishtë? Ajo po përpiqej që të lindte prej 14 vite! Ajo dhe bashkëshorti i saj kanë kaluar shumë metoda për të bërë diçka të tillë të mundur.

Fatmirësisht zoti e bekoi, përtej shkencës dhe diturisë njerëzore. Pas 9 muajsh, ishte koha që të sillte në jetë foshnjën. Ajo u mundua për 7 orë derisa vendosëm që më në fund të lindte. Ne e humbën gruan, por foshnja është gjallë. Para vdekjes, ajo mbajti fëmijën në krahë dhe buzëqeshi duke thënë ‘Zoti është i madh’ dhe më pas u largua.

Unë isha i shkatërruar dhe i trishtuar shkova ti jepja lajmin bashkëshortit të saj. Pasi kuptoi gjithçka ai u lëndua shumë pasi dita e tyre e lumtur u shkatërrua. Kemi humbur një jetë për të sjellë një tjetër jetë sot.

Ju lutem respektoni femrat sepse ato kalojnë shumë vuajtje për të sjellë dikë në jetë. Respektoni gruan tuaj! Të mbash një fëmijë për 9 muaj nuk është lojë dhe të mundohesh disa orë për ta sjellë në jetë është sakrificë e madhe,”– shkruajti ai në Facebook.

Postimi i tij ka marrë mijëra pëlqime ndërsa i kërkon të gjithëve që ta shpërndajnë sepse është e rëndësishme që të kuptojnë rëndësinë e femrës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *