Një pilot zemërgjerë vendosi të bëjë një kthesë në minutën e fundit në pistë, në mënyrë që një çift të moshuarish të shihnin edhe njëherë nipin e tyre që ishte në shtratin e vdekjes.
Avioni po nisej nga Mançesteri i Anglisë për në Australi, kur çifti i gjyshërve mori një mesazh, ku thuhej se nipi i tyre ishte shtruar në reanimacion.
Për fat ata arritën të tërheqin vëmendjen e ekuipazhit, që e anuloi fluturimin në minutën e fundit.
Pasi u kthyen tek porta, çifti mori bagazhet dhe u nis për tek nipi.
