Një grua e ciila ka ardhur në jetë nga një histori dashurie që përkon me një lidhje jashtëmartesore ka arritur të takohet me nënën e saj biologjike, pas 81 vitesh.
Eileen Macken ka rrëfyer historinë e saj prekëse dhe deklaron se kurrë nuk ka qënë kaq e lumtur sesa tani që njohu nënën e saj biologjike, me emrin Elisabeth Elisabeth e cila sot mbush plot 104 vjeç.
Elieen për shumë vite ishte në kërkim të nënës së saj dhe më në fund e gjeti në Skoci, me ndihmën e një gjeneologjisti.
Rrëfimi i Elieen:
“Më morrri në telefon dhe më tha: Të kam gjetur nënën. U emocionova shumë…nuk kishte gjë që më mbante vrullin të vrapoja drejt saj. Shkova dhe e pashë më sytë e mi. Mu duk zonja më e bukur që më kishin parë sytë…Ajo po lexonte një gazetë. Edhe stafi i institucionit ku ajo qëndronte (një shtëpi të moshuarish) më pritën pafund mirë, ishin edhe ata të emocionuar po aq sa ne. U ula pranë nënës sime dhe biseduam. I thashë që jam nga Irlanda dhe ajo më tha: Edhe unë jam nga Irlanda… Isha shumë e emocionuar dhe ajo nuk më lëshonte dorën, unë nuk shkëputesha dot nga aroma e saj. Ah aromë nëne…”
Elieen në fakt nuk jeton në Skoci por kur morri vesh lajmin u zhvendos me familjen e saj atje. Madje ajo zbuloi se kishte edhe dy vëllezër të tjerë nga nëna.

e.t./dita
