Prekja e pensioneve dhe pagave të administratës, Rama hap sondazh

Leda Hysa

Qeveria shqiptare kërkon mendimin e shqiptarëve në lidhje me masat e marra kundër koronavirusit.

Ndërsa vendi po shkon drejt hapjes, një email i dërguar nga platforma e qeverisjes synon të bëjë një sondazh online për të kuptuar më qartësisht se çfarë mendojnë qytetarët.

Sondazhi pyet nëse kryeministri Edi Rama ka marrë vendimet e duhura për përballimin e krizës së shkaktuar nga COVID19 apo vlerësimi për vendimin e qeverisë për të mos prekur pagat e administratës dhe pensionet.

Teksti hyrës i sondazhit:

Shqipëria ia ka dalë mbanë me faqe të bardhë deri këtu, në përballjen me një nga fatkeqësitë më të mëdha të kohërave moderne, pandeminë e COVID19.

Kjo fazë e luftës kundër pandemisë nuk do mund të fitohej pa masat e forta të marra shpejt dhe pa mbështetjen e madhe të qytetarëve në zbatimin e tyre deri në mbylljen me sukses të Fazës 1.

Vendosmëria jonë e përbashkët, shmangu një tragjedi të ngjashme me Italinë mike dhe fqinje, e me vende të tjera shumë më të fuqishme se Shqipëria. Por lufta vazhdon dhe që ta fitojmë edhe Fazën 2, siç fituam Fazën 1, ne duhet të vazhdojmë të jemi të bashkuar.

Marrja e opinionit tuaj sot mbi çfarë kemi bërë së bashku deri këtu, ka një vlerë të çmuar për të formësuar vendimet e vështira që duhen marrë më tej dhe për të ndihmuar sa më mirë njëri-tjetrin.

Mirënjohje,

Platforma e Bashkëqeverisjes kundër COVID19

Nëntë pyetjet e sondazhit:

  1. A jeni dakord që mbrojtja e shëndetit duhet të ketë përparësi mbi shqetësimet ekonomike në muajt në vijim?
  2. A jeni dakord që vendimi i mbylljes së kufijve dhe mbyllja e plotë në fillim të marsit, ishin baza e rezultatit deri tani të shkëlqyer kundër COVID19?
  3. A jeni dakord me masat shtrënguese që u përdorën gjatë Fazës 1 në të gjithë vendin?
  4. A jeni dakord me 2 paketat ekonomike të qeverisë për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset gjatë Fazës 1?
  5. A jeni dakord me ndihmën me bluza të bardha që kryeministri Edi Rama i dërgoi Italisë?
  6. A jeni dakord me vendimin e qeverisë për të mos prekur pagat e administratës dhe pensionet suplementare pavarësisht situatës së jashtëzakonshme ekonomike që krijoi pandemia?
  7. A jeni dakord me opinionin se puna e sistemit shëndetësor kundër COVID19, i ka kaluar pozitivisht të gjitha pritshmëritë deri tani?
  8. A jeni përgjithësisht dakord me menaxhimin që qeveria i ka bërë deri tani krizës së shkaktuar nga COVID19?
  9. A jeni përgjithësisht dakord që kryeministri Edi Rama ka marrë vendimet e duhura për përballimin e krizës së shkaktuar nga COVID19?

l.h/ dita

Share This Article
27 Comments
  • Jam dakort të ulësh pagat e pensionet deputetve ,qeveritarve ,djetat e luksit ,pagat e deputetve ,shkurtimine administratës qeveritare etj.Parlamenti të ketë 80 deputet.të zgjidhen nga populli .
    Duam orgjent të nxiret minimumi jetik për qytetarin 30 mijë lek reja në muaj .çdo shqipëtar,orgjent.dhe shtimi i shërbimit mjeksor falas.Sekuestro pasuritë e vjedhura të VIPA ,që kan ngritur vila mbi truall të grabitur përgjat bregdetit e në gjirin e lalëtzit.Fut në Burg Saliun se për këtë i more votat,po nuk e bëre liro krahun.

    • Nje studiues britanik vitin e kaluar nxorri te dhenat e nje studimi te tij se sa duhet te ishin pagat ne Shqiperi,qe njerezit te mos largoheshin nga vendi!
      Dhe shifra e tij ishte kjo:
      -Pages se sotme qe marrin te punesuarit ne shtet e privat duhet t’i shtohej edhe plus 524 euro ne muaj,pra paga minimale te jete jo me e vogel se 800 euro ne muaj!
      Te tjerat qw thite Rama jane mashtrime boshe!

  • Jam dakort me te gjitha pikat. Qeveria veproi shpejt dhe sakt. Kete e flet fakti qe shendetesia jo vetem qe s’pati kolaps si Italia,por nuk u zune as 50% e shteterve.

  • Zoti kryeminister!
    Ne se do doje te ishje i sinqerte me popullin tend,te gjitha keto pyetje duhet t’i kishe bere para se te fillonte izolimi i popullsie dhe marrja e masave per perballimin e pandemise!
    Te pakten per keto pyetje dhe te tjera duhet te kishe marre mendimin e eksperteve te shendetesise,kryesisht atyre qe jane ne pension,te sociologeve,psikologeve,financiereve etj,,per te mos dale ti si luvgat ne cdo ore e dite si tellall duke njoftuar edhe oraret e ndalimit te levizjeve!
    Por te gjitha keto nuk i ke bere,sepse zotrote nuk je njeriu qe i pelqen dialogu i sinqerte me njerezit e thjeshte,as me opoziten,se ti me cdo bashkebisedues nuk ke qellimin e sinqerte te perfitosh nga arsyetimet dhe llogjika e tyre,por vetem t’a mundesh,ta poshterosh,ta burgosesh etj bashkebiseduesin!
    Se, ne se do ishe ne nivelin e burrit te shtetit,keto pyetje dhe te tjera si keto duhet t’ia beje vetes dhe keshilltareve te tu,para se te shperdoroje milionat e eurove te shtetit ne favor te tenderave,koncesioneve dhe PPP-ve korruptive,duke u caktuar kosto katastrofike antiekonomike,krejtesisht te panevojshme,duke mos patur ne asnje sektor te ekonomise se kush jane prioritetet e zhvillimit te tyre!
    Se te japesh me koncesion te gjitha sherbimet shteterore,vecanerisht ne shendetesi,duke filluar nga furnizimi me ushqim,barna,pastrimi i mjediseve te brendeshme dhe te jashteme,larja e teshave,ruajtja e objekteve,sterilizimi i seteve kirurgjikale,Chek up etj,etj eshte jo vetem jashte cdo llogjike feminore,por edhe shperdorim i pafalshem i lekeve te popullit!
    Se pergjigjet e ketij sondazhi mund ta nxjerresh vete sic ta do qejfi,se ata qe mbledhin te dhenat jane njerezit e paguar nga ty!
    Je mjeshter i mashtrimeve mediatike dhe kete sindazh per kete qellim e ben!
    Ne se do ishte ndryshe,ne shtetin e sotem qe ti e sundon duhet te hapje te gjitha “dyert” e “dritaret” ku te vinin te gjitha ankesat e qytetareve per cdo problem e jo tani qe te erdhi veza!
    Mallkuar qofsh o Edi Rama!
    Se te gjithe ju pushtetaret jeni mjeshter te vjedhjes se votave ,e jo me te sondazheve qe beni vete!

    Je ne konflikt interesi,zoti kryeminister me kete sondazh,qe pa e filluar ate!
    E dime qe tani se konkluzionet e tij do t’i nxjerresh ne favorin tend ndryshe nuk do t’i shpallje pyetjet e sondazhit!

  • Une dhe bashkeshortja ime jemi dakord me te gjitha masat e marra nga qeveria per te luftuar Coronavirusin dhe jemi te mendimit qe edhe me tej duhet mbeshtetur qeveria , deri ne largimin e plote te kesaj kolere .

  • Z.kryeminister!
    Pse ke patur FRIKE,qe te vendosesh nje pike te sondazhit tend edhe izoplimin e 700 mije pensionisteve duke mos u dhene asnje mundesi per te marre sherbimet shendetesore tek mjeku i familjes,te berjes se analizave per semundje te ndryshme qe kemi,por ke heshtur?
    Edhe ne kasmpet e pertqendrimit nazist si Aushvic toberit e luftes kishin mjek,ndonese pas ca ditesh do t’i fusnin ne kremastoriume,ndersa zotrote na mbylle brenda duke na kercenuar me gjioba dhe nuk fole asnje fjale se si do te vizitohemi per shqetesimet e shumnta qe kemi si te moshuar!
    Ne se prap nuk pergjigjesh, atehere kjo verteton se ne na ke izoluar per te na vdekur!

  • SHum pensione suplementare i kane mare me mik,me partishmeri pa trasparence prandaj mendoj qe te ulen.Pensionet e deputeteve te ulen se nje deputet me nje legjislature mer me shume se nje mjekqe punon.Numri i deputeteve te ulet deri 80 deputete dhe shume jane

  • Cfare VKM keni nxjerre ju,qe te mos preken pagat dhe pensionet suplementare,se nuk paskemi degjuar gje?
    Si mund te nxirret nje VKM,qe te mos preken pagat edhe pensionet,kur kjo gje behet vetem kur behen ndryshime?
    Mos valle na e quan shperblim kete mbrockullen e Beqajt,qe e keni kurdisur vete per t’u hequr si bamires?
    Qe ta kuptojne edhe ata qe nuk e dine se cfare jane pensionet suplementare qe perfitojne nje pjese e pensionisteve ,pervec deputeteve,ministrave etj po e sqaroj:
    -Me ligj, nje kategori e caktuar punonjesish te administrates publike,kane derdhur kontribute per sigurimet shoqerore me teper se masa e caktuar per te gjithe edhe plus 4% me shume cdo muaj!
    Dhe nga ky 4% me shume e derdhur,per te dalluar nga pensioni qe marrin te tjeret qe nuk kane paguar me shume,quhet pension suplementar!
    Pra NUK ESHTE SHPERBLIM qe ua jep qeveria,por nje pjese e kontributit qe ata kane derdhur gjate jetes!
    Dhe kete te drejten e perfitimit te pensionit suplementar e kane fituar ligjerisht qe ne kohen e daljes ne pension pleqerie dhe nuk mund ta preke asnje qeveri,sepse perben shkelje te Kushtetutes dhe eshte ne kundershtim me Parimin e Sigurise Juridike!
    Provokimi qe ben Rama, eshte perbuzje dhe tallje ndaj popullit!

  • K/ministri e vlerëson të shkëlqyer punën e tij dhe , se mendon kështu , na vë para sondazhit , i bindur se do vlerësohet me superlativa .
    Për t’a zbritur në tokë k/ministrin tonë që fluturon lart , mbi kokat tona , sondazhit të tij po i shtoj disa pyetje për të cilat k/m është shurdh .
    Si e vlerësoni o popull që :
    1. Ilir Meta u zgjodh president dhe k/ministri e quajti presidentin më të mirë të të gjitha kohërave.Kështu është ?
    2.Mit’hat Frashëri u varros me nderime nga shteti në panteonin e heronjve dhe veteranët e Luftës u urdhëruan nga k/m të mbyllin gojën dhe të ulin kokën. Pse?
    3. Ngrihet përkujtimore në Tiranë për turqit e vrarë në një konflikt midis presidentit aktual turk dhe kundërshtarëve të tij . Pse ?
    4. Visho Gazidede , personi N2 i SHIK- gestapos, dekorohet fshehurazi nga k/m dhe dërgohet ambasador . Pse ?
    5. Stadiumit iu hoq emri Q. Stafa. Pse ?
    6. Boden e Piramidave k/m e dërgon në Bankë . Pse ?
    7. Vrasësin në Bulevard , të shpërblyer nga Berisha me disa rroga , për këto vrasje, k/m e bën kryetar bashkie. Pse?
    8. Sistemi zgjedhor me lista të mbyllura.Pse nuk ndryshohet , a duhet ndryshuar ?
    Ka edhe shumë pyetje të tjera , por , po lë radhë edhe për të tjerët .

  • Jam plotesisht dakort me te gjitha masat qe ka marre qeveria nen drejtimin e z. Edi Rama, ne lidhje me menyren e manaxhimit te situates te pademis se COVID19.
    Njekohisisht edhe me 9 – te pikat te parashtruara ne Plteformen e Bashkeqweverisjes kunder COVID19.
    Duke perfituar nga rasti,
    do ti lutem z. Rama, te me ndjej duke i kerkuar edhe falje neqoftese e lendoj per ket cfar une do e theme
    ne lidhje me dy aspekte.
    Sigurisht me besimin qe me eshte krijuar mua ne manaxhimin e dy situatave shume te veshtira te realizura nga z. Rama me shume suks, gje per te cilat une kam nje admirim dhe respekt shume te vecant.
    Rasti par,
    ne rikthimin e jetes se djalit te tij ( Grigo ) ne jeten normale, ( i kerkoj ndjese z,Rama per kete te kaluar) por nuk mundem pa ja then se vetem ai dhe askush tjeter vec tij nuk ka ndikuar aq thelle ne shpirtit e djalit te tij, ndoshta z,Rama mund te jete i pa vetedijshem per menyren se si ka vepruar, por kjo quhet “psikoterapi” e cila ka ndikuar fuqishen ne rikthimin e jetes normale dhe sherim te plte te djalit te tij, per kete une jame me se i bindur:
    Se pari,
    nisur nga interivsta e Grigos qe kam degjuar ne fushaten e z.Rama te zgjedhjeve ne vitin 2013 ne Vlore i cili ka spjeguaer ne menyre te hollsishme se si eshte trajtuar nga z:Rama,pervecse si nje prind shume i kujdeseshem por edhi si nje Pastor shume i zelleshem duke then e zgedhur ato fjale qe depertuan deri ne thellesi te shpirtit te Grigos, sic jane psh: ti do te sherohesh se djali im e tjera e tjera, apo duke u sjelle edhe si nje mjek psikiater dhe te gjtha keto e plot te tejra ne menyer te permbledhur quhet psikoterapi.
    Se dyti,
    i bindur per kete menyre kurimi e them me bindje te plote, sepse nje semundje te atiile e kam kaluar edhe vete.
    Ne vitin 1979 jame operuar ne Shqiperi, ne vitin 1981 kam shkuar ne Hungari dhe mjeket atje me hoqen shpresat per te jetuar, ne vitin 1982 kam shkuar ne Itali,
    mbas nje analize mjeket me thane ju jeni sheruar duke perdorur kuren e psikoterapis.
    Per sa them eshte e pa besueshme, por e vertet
    Dokumentat jane ne Ministrin e shendetesis.
    Sot gezoj shendet te plote , sigurisht ne pensin i martuar dhe me dy femije.
    Per sa kam spjeguar i kerkoj ndjse z.Rama dhe i uroj shendet te plote z.Grigo dhe fate ne Jet
    Rasti i dyte,
    z,Rama ne moshen me te re pa asnje lloje eksperince njekohsisht ne perballje me dy kundershtarb politik si z,Berisha dhe z, Nano, ka arritur te drejtoj e manaxhoj Bashkine e Tiranes ne menyren me te shkelqyeshme te mundshme, nga nje qytet i shkatarruar ne menyre me mizerabel nga mizerabelit me qeleshe ne koke, ne nje qytet Evropjan me plot drit e qytetrim.
    Per ket pune te mire rakorduar dhe manaxhuar, z,Rame eshte vlersur nje nga 4 ter bashkiket me te sukseshem ne bote..
    Bazuar ne kete dy aspkte te larte permendur qe jane nje simbol per mua , gjithashtu dhe drejtimi i vendit nga kryemintri z,Edi Rame nga ana ime gezojne admirim dhe Respekt te vecant.
    Prandaj une jame dakort per te gjithe programin me 9 pikat.
    Njekoheshit i beje thirje te gjthe shqipetarve kudo qe jane te mbeshtesin simbolin e qyterimit shqipetar qe
    eshte, apo i cili quhet z; Edi Rama

  • Kryeministri dha 1 milion euro per vetem nje gol qe beri kombetarja jone,….nuk ja u dha pensionisteve por lojtareve q miliardere ,qe s’fituan asnje ndeshje.

  • Ne gjithe boten e qytetruar ai qe largohet nga puna nuk paguhet,po nuk ka te ardhura trajtohet me ndihme sociale ndersa deputetet qe qe braktisin parlamentin paguhen duke e ngarkuar popullin dyfish per te paguar shkerdhatat qe ikin dhe gomeret qe vijn.Bejeni nje sondazh ose referendum a duhet te paguhen apo jo dhe shihni rezultatin.

  • Higo !
    …ja përse është e domosdoshme të mësojnë shkurtimisht fiste besnike blektorale të viçidolit -Saliut dhe Ilir Skrapalliut dhe Kolë cukalit se kush ka qenë perendia që na dha Edi Ramën heroin kryesor i shpëtimit e ,menagjimit të krizës së tërmetit dhe të pandemisë Covid-19 ,që goditi shqiptarët.e Botën . .

    Harrojnë këta “fise” blektorale që sulmojnë Edi Ramën se kush solli skllavrimin ,politik , ekonomik e shoqëror të popullit shqipëtar. Sali Berisha ka bashkëpunuar me ballistë ,zogistë me çifligarët.me matrapazët kapitalistë me Hjdut si Ilir Metën .
    Me emrin SALI BERISHA e -ILIR META ,jan të lidhura pazare të pista ,shohë padije ,errësirë ,pranga e kërbaq ,zjarr e turma amorfe ,si në 1996-97.Këta jan PËRBINDËSHAT AKTUAL TË PA NDËSHKUAR/

  • Si te mos paguhen o Iso! Te duket pak ty qe deputetet (per aq kohe sa kan ndenjur ne parlament )kane bere gjith ate sakrifice per “popullin ” duke ndejt ulur per disa ore ne karige dhe jo divan apo te pakten ne ndonje kolltuk te mire.Per mendimin tim ,jam dakort qe ne qofte se keta rrine deputete qofte dhe nje vit (s psh opozita e re )te dalin menjehere ne pension e te paguhen mire per sakrificen qe kan bere.

  • Rama duhet te bej nje sondazh vetem me dy pyetje te thjeshta.

    A besoni se Covid-19 eshte i vertete, apo eshte nje mashtrim nderkombetar.

    Ai e di te verteten, sepse eshte pjese e felliqesirave dhe tradhetareve te shitur ne qeveriseje, te cilet jane pjesetare te vllazerise sekrete Masone nderkombetare e dirgjuar nga Iluminati, per kontrollin dhe tjetersimin e njerezimit.

  • sondoje BOS sondoje!!
    deri dje the se nuk merresh me ato që thonë persona privatë,sot SONDON!!
    eh sa i lexushëm ke mor LIDER MASIMO,sikur të ishe i biri i feçorr shehut dhe jo nip i anhmet zogut!!
    njerëz,po mohoi gjë ky ndyrësira!?
    dijeni se atë ka në mëndje!!
    foli gjiknuri për pensionet!?
    e mohoi ky!?
    po e bën sot!!

  • na u bë dhe “GALLUP”,palloshi i burgajetit!!
    po zaloshnjen ku PS do ta çosh mor dobiç??

  • Ja na erdhi prape behari
    U rrit bari!
    Blegerijne delet ne stane
    Do ta hame
    Sa te jete gjalle cobani
    Gaz e bar do te mbushet stani
    Dp kerceje ne. Vije te pare
    Lrye dashi kokepalare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *