Klubet e Premier League kanë rënë dakord, edhe pse jo unanimisht, që merkaton e verës të mbyllet para fillimit të sezonit të ri duke filluar nga 2018-a. Sipas “BBC”, në vend të 31 gushtit, merkaton do të mbyllet në orën 17:00 (me orën angleze) të enjten e javës kur do të fillojë kampionati anglez.
Vendimi ka ardhur pas ankesave të shumë trajnerëve të Premier League, puna e të cilët e konsiderojnë mbajtjen hapur të merkaton deri në 31 gusht një pengesë për punën e tyre.
Tani do të duhet të vlerësohet ndikimi që do të ketë kjo mbyllje e parakohshme në lidhje me kampionatet e tjerë të Europës, të cilët mund të bëjnë merkaton deri më 31 gusht. Gjithmonë sipas “BBC”, edhe merkato e shitjeve do të mbyllet në të njëjtën ditë.
