Premier League shpenzon 1.4 miliardë euro

Elton Tafaruci

Pas mbylljes së dritares së transferimeve, Premier League rezulton kampionati i cili ka shpenzuar më shumë për të marrë shërbimet e lojtarëve më cilësorë në botë.

Skuadrat në kampionatin anglez në total kanë shpenzuar 1.4 miliardë euro e cila është një rekord absolut për sa i përket vlerës monetare, shkruan ‘Goal’, raporton Syri.net.

Në vendin e dytë pa dyshim renditet Serie A e cila ka shpenzuar plot 705 milionë euro, ku Juventusi, Interi dhe Napoli kanë shpenzuar qindra miliona euro.

Një tjetër risi është që Championsip (Liga e dytë e Anglisë) ka shpenzuar 210 milionë euro, 20 milionë më shumë sesa Ligue 1 e Francës.

Ky sezon veror ka rezultuar me shpenzime të çmendura financiare ku vlen të përmendim që Paul Pogab hyri në histori si lojtari që u transferua më shtrenjt duke kaluar 100 milionë euro.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *