Dërguar me Email
në adresën e redaksisë
Fushata elektorale tashmë po shkon drejt finalizimit. Mendoj se shumica e qytetarëve shqiptarë e kanë ndarë mendjen se kujt duhet t’ia besojnë timonin e drejtimit për 4 vjetët në vazhdim. Pushteti lokal është pa pikë dyshimi partneri më i afërt i qytetarëve, prandaj këto zgjedhje janë ndofta edhe më të rëndësishme se ato parlamentare. Rruga e nisur dhe e votëbesuar nga më shumë se 60 për qind e shqiptarëve këtu e dy vite më parë detyrimisht duhet vazhduar, sigurisht me mbështetje akoma më masive nga qytetarët. Elektorati i djathte është i ndërgjegjshëm se PD-ja është akoma në shtratin e lëngatës, madje gati-gati në gjendje shoku. S’ka as arsye dhe as pretendimin më të vogël të synojë rikthimin në pushtet. Akoma kjo forcë politike s’ka bërë rigjenerimin dhe detyrën e saj si opozitë. Akoma i shmanget përgjegjësisë absolute për pasojat fatale që i solli vendit përgjatë gjithë kohës së qeverisjes së saj. Ndaj akoma pa bërë lavazhe totale nuk e gëzon të drejtën morale të votëbesohet. Po për rrënimet, vjedhjet, vrasjet dhe krimet që u kryen nën hundën e pushtetit të tyre, kur dhe kush do të përgjigjet?! Pas rehabilitimit ndofta mundet të ndizet drita jeshile për PD-në. Preng Pjetri, Lezhë.
