Premtimi i “madh” i PD-së: Do të s’pastrojmë aksidentet nëpër rrugë!

Saimir Lleshi

Duke marrë shkasë nga shifrat e INSTAT për rritjen e numrit të aksidenteve rrugore, Partia Demokratike thotë se Shqipëria bëhet përditë më e pasigurt!

Enkelejd Alibeaj, shefi i Departamentit të Sigurisë Publike në PD, tha se aksidentet u rritën me 15.8 %, ndërsa numri i të aksidentuarve u rrit me 17.2%. Ai e ka një përgjigje për situatën.

“’Reforma’ e burgosjes së shqiptarëve dhe e zhvatjes së parave të tyre me gjoba të larta dështoi. Qeveria Rama-Meta njeh vetëm 1 mënyrë për qeverisje: ndëshkimin e shqiptarëve. Kjo është pasoja e aksidentit më të madh politik, që iu ka ndodhur shqiptarëve”, theksoi ai.

Alibeaj tha se opozita dhe shqiptarët janë të vendosur për të spastruar rrugën e tyre nga aksidentet. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *