Premtimi i ri/ Bonus 100 mijë lekë për të çuar fëmijët në çerdhe private

Rovena Cerka

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka prezantuar ditën e sotme bonusin e çerdhes, që do ta përfitojnë të gjithë çiftet e reja.

Nga njësia numër katër në Tiranë, Ahmetaj u shpreh se qeveria do të japë 100 mijë lekë të vjetëra në muaj për çiftet e reja për dërguar fëmijët në çerdhe private.

Sipas Ahmetajt, Bashkia e Tiranës ka ndërtuar shumë çerdhe për fëmijet por nëse kjo nuk mjafton, atëherë qeveria do të bëjë të mundur që çiftet e reja të dërgojnë fëmijët edhe në çerdhe private me anë të parave të buxhetit të shtetit.

“Më thoni në çfarë vendi të botës ka ndodhur, që në shpatullat e një qeverie dhe të një kryeministri të bien dy fatkeqësi të mëdha si tërmeti dhe pandemia. A do të donit qeveri që ka bërë 21 janarin, që nuk iu dha bukën e gojës invalidëve. Ne iu dhamë shtëpi falas dhe ne merremi me politikë që të ndihmojmë njerëzit e prandaj duhet të votojmë Edi Ramën, PS-në, numrin 12.

Ne jemi qeveri shumë e përgjegjshme që mendojmë për qytetarin. Ata bënë 1997, kur këtu ishte si ata filmat horror, me zjarr e me të vdekur. Ne bëmë të mundur që librat nga klasa e parë në të nëntë të jenë falas. Bonusi i bebes u bë realitet nga ne. Ne do të japim 10 mijë lekë në muaj çifteve të reja për të çuar fëmijët në çerdhe private. Ky quhet bonusi i çerdhes. Kjo sepse ne mendojmë për qytetarët e këtij vendi. Taksa progresive është e drejtë dhe taksa e sheshtë është shkatërruese për qytetarët”, u shpreh Ahmetaj.

 

m.m/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Ne turqiJaponi,Indonezi etj kane rene disa termete dhe pandemia dhe qeverite i kzne perballuar.Jepu nga 100 mije lek grave ne fshatrat ku nuk ka cerdhe se i mbajne femijet ne shtepi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *