Premtimi kryesor

Dita

Rama mirë i ka thënë opozitës se janë të paaftë për të qenë alternativë, por e ka lënë shumë të mangët fjalën e tij, pasi për veten e tij duhet të thoshte se nuk ka mbajtur zotimin kryesor të tij në prag të zgjedhjeve të 2013-ës para se të vinte në qeverisje.

Gjëja e parë që do bënte ishte dënimi i të gjithë atyre kriminelëve që në kohën e qeverisjes së demokratëve vodhën, grabitën si në ditën për diell pasuritë kombëtare, duke e zhvatur si drejtpërdrejtë apo dhe nëpërmjet shitjeve koncesionare.

Jo vetëm që këtë zotim nuk e ka bërë realitet, por përkundrazi rrugën e koncesioneve ndaj të huajve jo vetëm që po e ruan, por po e bën dhe praktikën më të përditësuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *