Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka dënuar ish-prokurorin e Pukës, Pëllumb Prençi.
Prençi, i cili akuzohej për korrupsion, pranoi fajësinë dhe gjykimin e shkurtuar.
Ai u dënua me 3 vite heqje lirie, por iu ul 1/3-ta e dënimit për të vuajtur kështu vetëm dy të tilla.
Gjithçka nisi në protestën e 19 prillit 2013 në Fushë-Arrëz nga banorët kundër firmës “Ber-Alb” të kromit për shpronësimet dhe ndotjen.
Policia ndaloi rreth 20 persona, mes tyre edhe familjen Ndoka. Në proces e sipër, babë e bir mbetën në qeli. Pal Ndoka denoncoi se kishte paguar vetë 4 milionë lekë për t’u liruar dhe 5 milionë të tjera për djalin.
Emisioni investigativ “Fiks-Fare” ndoqi çështjen dhe transmetoi tre pjesë për skandalin me pamje.
Sekseri e lidhi Ndokën me oficerin gjyqësor, ku përmenden emrat e prokurorit të Pukës, kryegjyqtarit dhe më tej kancelares, sekretares, që ndajnë paratë, juristit të Burgut të Shënkollit, avokatëve dhe një tjetër sekseri që përmend edhe kreun e Gjykatës së Lartë.
Denoncuesi shpjegoi se përgjatë 6 muajve zvarritje harxhoi mbi 40 milionë lekë për lirimin e familjarëve.
Pas publikimit të skandalit Ministria e Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm shkarkuan vartësit, KLD liroi gjyqtarin dhe iu hap rruga arrestimit të 7 të dyshuarve.
Veç prokurorit të Pukës, Pëllumb Prençi, u arrestua edhe kreu i Gjykatës së Pukës, Shtjefën Lleshi, kancelarja e Gjykatës së Pukës, Meliha Kuka, avokati Fariz Xhurxhi, sekretarja e gjykatës, Liljana Shkjau, avokati Fran Dashi, sekseri Dëfrim Prençi.

Nuk behet ky vend more jo jo jo se jane shume ose me mire te thuash shumica.Ka 25 vjet qe vjedhin te majtet dhe te djathtet me gjithe sorollop.Nuk futet gjithe populli hajdut ne burg se ska vend per ta.I madh e i vogel sa dalin nga shpija diskutojne vetem si te vjedhin.
Jo mor jo e kuptojne te gjith ceshte burgu qe nga jashte biles,,Problemi eshte se ato 25 vjet qe thua zotrote i hoqi ligjet fare Sali Satrap Qoftelargu,,prandaj u korruptuan te gjith nga sistemi ,,e jo nga qejfi ashtu vete. E pra ja pse duhet reforma ne drejtesi. Pa reforme ska Shqiperi..Ajo reforme do ti reformoje te gjithe brenda javes se pare.
Po ligjet i ke mo shoku sado te keqija te jene por blihen me para dhe nuk vlejne reformat se mund te besh reformen me te forte ne bote kush do ta zbatoje?dalin shqiptaret neper klube duke gjetur mikun per kete ose ate problem.Dhe ne shqiptaret jemi”zemergjere”dhe japim fjalen e therim djalen,sigurisht ne kurriz te ligjeve te shtetit.Na mungon kultura politike ne o halit gerneta sepse neqoftese ngrihet njeri dhe raporton dicka te padrejte e quajne spiun.Po te tregoj nje histori te vertete o halit:nje gjerman koleg i punes sime vjen ne mengjes ne pune dhe me krenari na tregon se fqinjin e tij e ka “dermuar.Pse e pyesim ne?Ka blere shtepi te vjeter perballe nesh dhe une lajmerova policine se ky i poshter dmth fqinji gjate shkaterrimit te shtepise se vjeter nuk e ndan asbestin dhe pjeset e vjetra te shtepise por i perzien te gjitha per te mos paguar per neutralizimin e ketyre helmeve.Sigurisht policia gjermane erdhi dhe i bene padi ku ai tani do perballet me gjykaten gjermane (jo albaneze).Ishte teper i kenaqur me ate qe kishre bere kurse une si shqiptar dhe nje rus tjeter shtremberuam turinjte duke e quajtur maskara qe raporton dhe i ben “dem”tjetrit.Ai na u pergjigj se fqinji ka shkelur ligjin dhe e meriton kete,dhe ne te njejten kohe na kthehet mua dhe rusit duke na thene:sigurisht qe per ju te dy nuk vlen kjo qe kam bere se vini nga vende ku ligjet shkelen me kembe.Kaluan disa jave dhe nje dite ky kolegu gjerman na thote ne se sot do marre pushim se do festoje inagurimin e shtepise se fqinjit qe natyrisht e kishte ftuar edhe “paditesin”te festoje.Pyetjes sone se cfare te tha fqinji per padine qe i bereai u pergjigj:Gerold ti kishe te drejte une kam shkelur ligjet e shtetit.Pershendetje halit gerneta me nuk kam cte them.
Tashti per ta cue drejtesine ne vend mece filloj,i duhet ministrit te drejtesise t’ia kthejne paret e grabituna deri ne centim nga skifteret te denuarit.I denuari te gjykohet per te plotesue kohen e denimit te mbetur.Ketu mbaron edhe procesi i drejtesise te gjithe te barabarte para ligjit.