Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prenci ka dhënë informacion për situatën nga reshjet dhe masat e ndërmarra. Në një lidhje telefonike me televizionin New24.
Ai ka thënë se pritet një përkeqësim i situatës në juglindje dhe verilindje duke e krahasuar situatën të ngjashme me atë të vitit 2015. Ai kërkoi nga qytetarët që janë preku nga përmbytjet në vitin 2015 të lënë banesat ose të strehohen në katet e dyta të banesave.
“Në të gjithë territorin e vendit ka pasur reshje, dhe situata ka qene më problematike në Tiranë dhe në aksin rrugor Vorë-Tiranë dhe në aksin Vorë-Thumanë. Ka pasur prezencë uji edhe në aksin Gjirokastër-Thumanë. Ka pasur probleme në aksin rrugor Vorë-Thumanë, pasi kishte prezencë uji deri në dy metra në disa biznese. Strukturat kanë qenë në ndihme të qytetarëve. Një pjesë e qytetareve nuk kanë respektuar edhe thirrjen për të evituar lëvizjet. Pritet të përkeqësohet situata në rajonin juglindor dhe verilindor dhe mund të kemi përmbytje si në vitin 2015. Banorët që janë kërcënuar nga përmbytjet në vitin 2015 duhet të lënë banesat ose të strehoen në katet e dyta. Do ketë edhe evakuime me forcë nëse nuk zbatohen rregullat. Aksi rrugor i Thumanës duhet të evitohet. Bizneset duhet të ndërpresin aktivitetin në akset rrugore që mos bëhen pengesë”, tha Shemsi Prenci.

HAHAHHAHAHAHAH,
PRAPE NE DO TJUA NDERTOJME ME PARATE TONA
NJESOJ SI NE 2015????!!!!!
SA DO VAZHDOJE KY MUHABET KESHTU??!!