Në mënyrë krejt të papritur, deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Armando Prenga, me hap të shpejtë, gati dhe me vapim e me celular në dorë, ka hyrë në Kuvendin e Shqipërisë për të shënuar pjesëmarrjen e tij dhe votuar nenet.
Pasi ka dalë pas 5 minutash nga Parlamenti, Prenga ka thënë se do të presë vendimin e gjykatës për të vendosur të ardhmen e tij në politikë, edhe pse një ditë më parë njoftoi vetëpezullimin nga seancat parlamentare.
“Praninë nuk ma ndalon as ligji dhe as kushtetuta. Nuk do vij më në Parlament deri sa të ketë një vendim nga gjykata. Ardhja ime këtu? Ishte një vendim personal për dekretet e presidentit. Unë u vetëpezullova dhe kjo do të thotë se sa të ketë një vendim të formës së prerë të gjykatës, mandati im nuk do të digjet, – tha Armando Prenga. – Nëse gjykata do të shprehet negativisht, s’do të jem më pjesë e politikës, nëse gjykata do të shprehet pozitivisht, do të shohim të ardhmen time”.

Kjo tregon se sa i vetlarguar eshte Prenga kur vjen dhe largohet nga parlamrnti sa here te doje(gje qe e deklaron vete) dhe kur te doje sepse nuk ja ndalon ligji.Per kete vetlargim po mburren rilindasit dhe akuzojne opoziten perse kerkon ta largoje me ligj.