Prenga pranon plagosjen me armë të vëllezërve Cali, kërkon gjykim të shkurtuar

Saimir Lleshi
Deputeti Armando Prenga, duke folur gjate mbledhjes se Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Ne perfundim te kesaj mbledhje eshte vendosur ti propozohet Parlamentit qe te votoje per heqjen e mandatit te deputetit, Prenga. /r/n/r/nLawmaker Armando Prenga, speaks during the meeting of the Committee for the Mandates and Immunity. At the end of this meeting it was decided to propose to Parliament to vote for the revocation of the deputy's mandate, Prenga.

Deri më tani i kishte mohuar akuzat, por deputeti i Partisë Socialiste, Armando Prenga ka ndryshuar mendim. Ai ka pranuar plagosjen me armë të vëllezërve Cali, duke kërkuar gjykim të shkurtuar.

Nëse kërkesa pranohet, atëherë Prenga do të përfitojë uljen me 1/3-n të masës së dënimit.

Konflikti nisi për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut në Lezhë.

Familja Cala e shfrytëzonte Lagunën për peshkim prej vitesh, por familja Prenga nëpërmjet një tenderi synoi të merrte administrimin për t’ua rishitur sërish atyre.

Pas konfliktit, Prenga qëlloi me armë në drejtim të tyre brenda komisariatit të policisë, çka përfundoi më pas në pranga.

Pasi qëndroi disa javë në qeli, ndaj Prengës u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Tashmë, Gjykata e Lartë pritet të vendosë më 9 shkurt për kërkesën.

Tre janë akuzat e ngritura ndaj ish-deputetit; kanosje, plagosje e lehtë me dashje dhe armëmbajtje pa leje. /Dita/

Share This Article
2 Comments
  • Cfare krimineli ka lene gjykata e larte jashte. Prokuroria dhe gjykata te kthejne shpresen per shqipetaret dhe te burgosin perjete kriminelet qe po e shkaterrojne Shqiperine dhe shpresen e cdo Shqipetari per jete te lire dhe te Ndershme.
    Ky kerkon gjykim te shkurtuar dhe don te marre pafajesine. Por gjykata dhe Prokuroria nuk uhet te bine ne kurthin as te ketij dhe as te avokatit por ta ndershkojne sic e meriton nga ligji.

  • Pika mu ne deputete. Pranga dhe burg per te gjithe kriminelet, e Ho vetem per kete po edhe per Lulashin e 21 Janarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *