Prerja e pyjeve tashmë vlerësohet vepër penale, krijohet Agjencia Kombëtare e Pyjeve

J L

Ngrihet Agjencia Kombëtare e Pyjeve, një hallkë kjo e munguar në konsolidimin e sistemit të menaxhimit dhe administrimit të pijeve në vend. Krijimi i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, përkon me ndryshimin e legjislacionit për pyjet, duke sjellë një menaxhim të ri dhe administrim sipas politikave të reja për pyjet. Tashmë pyjet kombëtare janë nën administrim të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, ndërsa ato lokale nën adminsitrimin e Bashkive, por kërkohet një koordinimm dhe politika të përbashkëta për adminsitrimin e tyre, duke nxjerrë të nevojshme krijimin e kësaj agjencie.

“Ndamë, në mënyrë të hartuar qartë në ligj përgjegjësitë që ka pushteti vendor dhe pushteti qëndror, ndamë përgjegjësitë përsa i përket kontrollit të pyjeve dhe tashmë prerja e pyjeve është një përgjegjësi dhe kontrolli të drejtpërdrejt të atyre që kontrollojnë zbatimin e ligjit në Shqipëri, forcave tona të rendit, policisë së shtetit e cila siç duhet të penalizojë një njeri që thyen një dyqan, apo përpiqet të bëjë një vepër penale të çfarë do lloj, po ashtu vepër penale kemi bërë dhe prerjen duke kërkuar që sidomos në zonat e mbrojtura dëmtimi i pyjeve të mos jetë më një vepër administrative, por të jetë një vepër penale. Por realisht a ja kemi dalë që me këto që kemi bërë të përmirësojmë situatën në terren? Unë mendoj që jemi shumë larg asaj çfarë duhet të realizojmë të gjithë mënyrës se si menaxhohen pyjet në Shqipëri. Por ama i takon këtij institucioni, që tashmë nuk është më që menaxhon pasurinë pyjore në realitet në terren, por ama që duhet të ndjekë çdo ditë politikat e pijeve”, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Ndërkohë me projektin e Bankës Botërore është përfunduar databaza e parë e pyjeve, hipotekimi i të gjithë pyjeve pasuri të pushtetit lokal dhe si një zë kadastral, si një pasuri e cila realisht edhe me hipotekë i  jepet  bashkive, do të kërkohet nëpërmjet këtij institucioni të qartësohen politikat për mbrojtjen e pyjeve dhe politikat që kanë të bëjnë me shkencën e pyjeve.

Ndërkohë moratorium 10 vjeçar i pyjeve, ka bërë që pyjet të mos shfrytëzohen më për industri, duke i dhënë mundësi pyjeve të rigjenerohen. Sipas Klosit, Ministria ka ndërmarrë këto vite dhe nismën për mbjelljen e 20 milion pemëve, “Clean Green 2020” dhe kjo nismë do të vazhdohet si me pyllëzime dhe me mbjelljen e druve frutorë, duke ndihmuar ekonominë e familjeve.

Share This Article
1 Comment
  • Mos se e fiket ,dhe e late pa gje Taulant Ballen kokpallapeten ,se deri tani ka bere namin ne pyjet e Librzhdit , i ka me ze e me figure .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *