Prerje në qafë e konflikte me familjarët e ish-bashkëshortit, mister vdekja e 47-vjeçares në Shkodër

Ornela

Një 47-vjeçare është gjendur pa shenja jete në banesën e saj në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe. Viktima është Violeta Gurraj e cila prej kohësh kishte probleme me depresionin dhe merrte edhe mjekim.

E ndjera ishte në konflikt me familjarët e ish-bashkëshortit, por nuk dihet nëse i ka dhënë fund jetës apo bëhet fjalë për rrethana të tjera.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Ka qenë djali i viktimës që ka njoftuar policinë pasi prej tre ditësh nuk kishte komunikuar me nënën që nuk i hapte telefonin. Denoncimi në polici është bërë mbrëmë rreth orës 12 e 30. Sot paradite policia ka thyer portën e banesës së 47-vjeçares dhe e ka gjetur pa shenja jete.

Për rastin, pritet ekspertiza mjeko-ligjore. Policia dyshon se 47-vjeçarja i ka dhënë fund jetës, ndërsa viktima ka shenja prerjeje në qafe.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *