Presheva, urgjentisht në bisedimet Prishtinë-Beograd

anazapta

Në konferencën e përbashkët për media përfaqësuesit e partive politike Luginës së Preshevës konstatuan gjendjen e rëndë politike dhe atë të sigurisë në Luginë pas heqjes së lapidarit, duke bërë apel tek qytetarët për qetësi dhe qëndrim në shtëpitë e tyre.

Në konferencë u kërkua që çështja e Luginës së Preshevës urgjentisht të trajtohet edhe në Bruksel në bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka kërkuar që liderët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të përfshihen në bisedimet Kosovë – Serbi, që po zhvillohen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ai ka kërkuar që faktori ndërkombëtar të përfshihet në qetësimin e gjendjes në këtë pjesë dhe njëherësh ka ftuar qytetarët që të hënën të dalin në protesta gjithë popullore.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës, pa asnjë dyshim, edhe më tutje do të jenë gjakftohtë dhe me forma paqedashëse dhe me forma absolutisht demokratike do të veprojnë dhe në këtë drejtim, parimisht e kemi fituar edhe mbështetjen e parezervë të bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Mustafa.

Kurse, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, është shprehur se “Qëndrim i përbashkët i të gjithë liderëve politikë është që të qëndrojmë në realizimin e të drejtave legjitime individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”. / Gazeta Express

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *