Presheva, qytet me popullsi shqiptare, nga më të varfërat dhe me papunësinë më të madhe në Serbi, sjell një rast nepotizmi sa qesharak edhe të dhimbëshm, për faktin se askush, nuk e denoncon, duke e trajtuar këtë anomalitet, si normalitet.
Burimet e dritare.net, në Preshevë, raportojnë se Kryetari i Komunës, Ragmi Mustafa, ka punësuar jo pak, por pesë të afërm të tij në Komunën që drejton prej vitit 2003 -2016, me vetëm dy vite shkëputje. Nipi, dy kushërinjtë e parë , dhëndri dhe babai i dhëndrit, punojnë në Komunë, ndërsa vëllai i tij është i përfshirëe në cdo punë publike të Komunës.
Naser Kamberi, ndihmës i Kryetarit të Komunës, është djali i xhaxhait të kryetarit. Fatlum Mustafa, shef i kabinetit, është djali i vëllait, Besim Mustafa, shofer i Kryetarit është edhe djali i xhaxhait të tij. Ardian Aliu, zyrtar në Zyren për Zhvillim Lokal, është dhëndër i Kryetarit, ndërsa Rexhep Aliu, udhëheqës i Drejtorisë për Inspeksion është babai i dhëndrit, pra krushku i Kryetarit.
Dhe në fund, Selami Mustafa, inxhinier elektrik, i kudogjendur në punët e Komunës, si rikostruksione rrjetesh elektrike, ndricim publik etj, është vëllai i kryetarit të Preshevës, Ragmi Mustafës.
Njihet kujdesi i madh i shqiptarëve për të punësuar familjen dhe gjithë të afërmit, kur janë në pushtet, por rasti i Kryetarit të Preshevës është nga më flagrantët dhe nuk ka të krahasuar më asnjë në trojet shqiptare, në trajtimin e Komunës që drejton si biznes privat.

Tamam si Mond Stojku te Drejtoria e Higjenes ne Tirane!
Nuk eshte problem fare. Ne Shqiperi ka kohe qe punesohen vetem familjaret e PS e LSI( perfshi edhe Qent e shtepise se tyre ) , nipat ,mbesat, krushku e krushka e gjithe sojllinjte e tyre. Dhe Edi Rama thot : Mos shikoni se kush eshte punesuardhe doni te punesoheni edhe ju. PS-ja ka probleme te medha per te zgjidhur. Ne mendojme per 20 vitet e ardhshme ( kur te rriten moshateret e Zahos qe te marrin qeverine ne dore. Me mire per Z Mustafa thoni qe i ka marre programin e punesimit Rames dhe e zbaton aty ku eshte. Ku eshte problemi ketu ? Pa me thoni ?
Tamam si Kapri, ne Pogradec. Ka punesuar edhe gjyshen, si shefe kuadri ne policine bashkiake.