Presidenca dhe Bashkia e Tiranës janë kthyer në strehët kryesorë të ish-drejtuesve pas largimit të PD-së nga drejtimi i qeverisë.
Përveç disa rasteve që tashmë dihen, raste të emërimeve të tilla janë shtuar për këtë institucion, raporton “Shqip”.
Një emërim që është bërë së fundmi në kabinetin e Presidencës, është pikërisht dhe ai i djalit të Preç Zogajt, ish-aleati i PS-së, Besian Zogaj
Ai është caktuar këshilltar për diplomacinë e kreut të shtetit, Bujar Nishani.
Së fundmi, një tjetër emër që ka zënë një vend pune në Presidencë, është ai i ish-ambasadorit Flamur Gashi, i cili është shkarkuar si ambasador i Shqipërisë në Bosnjë-Hercegovinë.
Ndërkohë që në Presidencë, si ndihmëse ligjore, është edhe ish-avokatja e shtetit gjatë qeverisjes së djathtë, Ledina Mandia.
Një tjetër emër i ish-qeverisë së djathtë është dhe ajo e bashkëshortes së ish-ministrit të Jashtëm, Aldo Bumçi, Ilda Zhulali.
Pjesë e kabinetit të Presidencës në postin e këshilltarit, është edhe djali i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, Olsi Kristo, i cili mban postin e këshilltarit ligjor të presidentit.
Edhe këshilltari për trashëgiminë kulturore, Olsi Lafe, vjen nga radhët e posteve të larta drejtuese që ka mbajtur gjatë qeverisë së djathtë.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Bashkia e Tiranës, që ka punësuar dhjetra zyrtarë të mbetur pa punë pas ardhjes në pushtet të së majtës.

Azil i denje per azilante !?
Shikoni KLD-ne dhe bashkine e Kasharit dhe do te gjeni gjithe minjte e miushet-me xhepat plot nenkuptohet- qe u larguan nga anija qe u mbyt ne qershor te 2013.
ivini nje kapuc pre … dhe do njaj si ata teballit
Keto jane shtepizat e sali felliqesires!Mazhoranca ka faj se po zvarrit ndryshimet kushtetuse ne sistemin e drejtesise(hajduterise).N.q.s nuk shkojne perpara drejesise disa plehra ky vend nuk gjen qetesi.Rama te mbaje fjalen si gjithmone per hapjen e DOSJEVE.
Tè gjithe tè punèsuarit nè presidence duhet tè zgjidhen nga parlamenti,nuk duhet tè jetè azile si nè kètè rast i pd-es turpi i kombit.Edhe nè disa institucione tè tjera duhet ti zgjiedh parlamenti.Kur do tè bèhet njè ligj i tillè.?
Po Ylli Asllanin ,keshilltar i Berishes,e harruat?
Ndersa Edi Rama , me gjithe respektin , i ka lene socialistet ne meshire te zotit, rrugeve e
te papune ose muhaxhir ne dhera te huaja ! ”Neser” duhet te kerkoje mbeshtetjen e demo-
sit por s’ka per ta gjetur ! It’s time , t’i kthesh syte nga socialistet, megjithese prioriteti krye-
sor qe Ju vete keni premtuar eshte ANTIDREJTESIA per ta shndrruar ne DREJTESI ! Pyetja
eshte shume e thjeshte : Valle do te jeni ju ne gjendje ta beni kete ? Me sa duket deri tani
kemi te bejme vetem me ”shkume” , por ”shkuma ” nuk do te thote te rregullosh ”bunk-art-in”,
as edhe te rregullosh bibloteken e K/ministrise , as ishte momenti t’i vije buldozieret kioskave.
Te gjitha keto kishin kohe per t’u bere , por ajo qe eshte urgjente dhe populli yne dhe bota e
kerkon me kembengulje eshte ANTIDREJTESIA , qe Ju objektivisht apo subjektivisht e keni
lene pas dore , gje qe nuk ju lejohet juve si K/minister i SHPRESES …! Quo Vadis ….???
Doemosdo partia mëmë doti strehojë kelyshet e sajë jo per humanizen jo por se neser doti ndersej kunder qeverisë. Kjo është taktika e PD së.