Nishani: Nuk kam qenë semurë, as në spital. Jam në krye të detyrës

redaktor

Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka përgënjeshtruar të premten vonë në mbrëmje me anë të një konference në media lajmin se ka qenë i sëmurë. Burime të papërgjegjshme, sipas tij kanë dezinformuar mediat. Kreu i shtetit në këtë komunikim me mediat theksoi se jo vetëm që nuk ka qenë sëmurë, por gjatë ditës së sotme ka kryer me përpikmëri disa detyra si President i vendit.

“Ju falënderoj që erdhët në këtë orë të vonë të natës pas një dite të lodhshme për ju. Arsyeja e këtij komunikimi ishte për të përcjellë tek dashamirësit e mi, një mesazh qetësie. Sepse para disa çastesh, disa burime të papërgjegjshme kanë dërguar në media të ndryshme një lajm të vërtetë ku pretendohej për një gjendje të rënduar time. Dua të shpreh keqardhje për shqetësimin që u ka ardhur, sepse bëhet fjalë për Presidentin e Republikës për kreun e shtetit. Duke përfituar nga ky rast dua të garantoj se presidenti është në krye të detyrës dhe do përmbushë me sukses të gjitha detyrat”, tha Nishani.

“Axhenda ime gjatë ditës së sotme ka qenë, në drekë jam kthyer pas një vizite të sukseshme në Izrael, mblodha në KLD dhe më pas iu drejtova banesës në Durrës për t’u bashkuar me familjen, nga ku dhe mësova lajmin e rremë mbi gjendjen time shëndetësore”.

I pyetur mbi zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 23 Qershor, Nishani tha se ditën e heshtjes zgjedhore, të shtunën do drejtojë një mesazh si kryetar shteti.
“Pas zgjedhjeve do keni qëndrimin e Presidentit të Republikës mbi këtë proces zgjedhor, por nesër do i drejtohem popullit dhe klasës politike me një mesazh si Presidentit i Republikës”.

Lajmi ne media
“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z Bujar Nishani është dërguar në gjendje jo të mirë shëndetësore në spital pas mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë”. Keshtu cituan burime për mediat qe konfirmonin se kreu i shtetit iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor në QSUT, konkretisht ekzaminimi elekromiografi për funksionimin e muskujve.

Sipas burimeve, Presidenti u largua rreth orës 20:50 minuta nga QSUT.

Share This Article
14 Comments
    • Ms vdesi i gjori kapter p[ara zgjedhjeve se na mori lumi, per mua eka helmuar salohu pse jozefina, gjynah se ka kohe qe si punon asgje, ish spiunit tw sigurimit

    • Ky duhet te jape doreheqjen vete nqs ka pak tru dhe ndonje pike dinjitet. E ka shkuar jeten duke qene palaco i te tjereve.

  • Eshte ne gadishmeri te plote JOZEFINA TOPALLI ! Kushtetuta ja jep kete te drejte !
    Qofshin te shkuara dhe sherim te shpejte Presidentit Nishani !

  • me keqardhje morra ket lajme dhe deshiroje rehabilitim e sherim te shpejte. duhete ivestigacine medikale gjeneral nga HEMATOLOGJIA KOMLET.nje elekrokardiogram + ekokardiografi + tensioni arteriel dhe ritmin kardiak.pastaje duhet kerkim se munde te jete nje INTOXIKACIN USHQIMORE si SALMONELA TYPI ndryshe then FIEVRE TYPOID ose SREPTOKOKET,STAFILOKOKET ne shume raste mirret CKOSTRIDIUM PERFRIGEN ku ka edhe shume infektime tjera qe mirren me ushqim mos ti them te gjtha.ne raste SALMONELE tretmani duhet ciprofloxacin a une kisha shtuar edhe + aoxicillin se jane 2 atake antibiotishte qe sulmojne bakterin,por une kisha preferuar tretmente I.V intravenoz CEFTRIAXONE + AMOXICILLIN e ne raste rezistimi te bakteris duhet edhe tretmanin CHRORANFENIKOL por eshte shume toxik dhe rezervohet vetem ne raste te veqanta.a te STAFILOKOKU duhet tretman gjthashtu KLOXACILLIN + GENTAMICIN e ne raste rezistence bakterien IV VANGOCIN + ACID FUSIDIK oral .te KLOSTRIDUMI PERFRINGENS PENICILLIN-G + MERONIDAZOL e eshte shume EFIKAS.sherim te shpejte per presidentin nga vllau kosovar.

  • Ha ha ha.Po kur ka qene ndonjehere ne krye te detyres ky rrumpalla.E shumta qe mund te kete arritur ka qene bytha e detyres.

  • hajde terheqsh kemben zvare shoku bujar mbas teje salija,zhelefina,lul shalengjituri,lilo kokelopa,ne hale te gomareve shkofshi te tere,u shofshi me soj e sorollop,asnje lloj keqardhje per ju maskarenj qe i nxoret uje te zi atij vendi

  • Bijte e komunisteve te PS=PPSH jane aq gjakatare sa prinderit e tyre, dhe tani ne demokraci i urojne vdekjen tjetrit. U shofte fara e kuqe.

  • Normale ishte e pritshme nje lajm i tille nga gazetat e opozites per te heq mendjen nga mitingu madheshtor……

  • Imagjinoni ku ka arrite Edi Rama ku te gjithe shtypi i tije ne te njejten ore e sekonde vendosen lajmin online se Nishani eshte i semure.Kjo te kujton kohen e Kurvit(Enverit)
    Si ushtare besnike te Partise gazetat qe kontrollohen nga Rama mashtruen.Keshtu as nuk fitohet as nuk behet kryeminister Rama.Vaj medet ku eshte katandise Rama e shtypi i tije
    O TEMPORA O MORES

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *